Skënderbeu ka zhvilluar miqësoren e parë në Turqi, ku po kryen edhe fazën përgatitore dhe përballë kishte turqit e Bursasporit. Ka rënë në sy fakti që edhe pse “ujqërit e dëborës” kishin një formacion ku mungonte vetëm Orges Shehi, nuk kanë mundur të rezistojnë më shumë se 45’ minuta.
Skuadra që u eliminua për të dytën herë në histori nga faza e grupeve të Europa League, e drejtuar nga Ilir Daja, është mposhtur 3-0, një rezultat që nuk tregon realisht atë që u dha në fushën e lojës. Pasi mbyllën me rrjeta të paprekura 45 minutat e para, Skënderbeu pësoi gol 3 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, për të pësuar dy gola të çuditshëm në dy minutat e fundit të takimit, i treti i Bursasportit i shënuar nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Yusuf, Bakiš dhe Kembo ishin autorët e golave për turqit, ndërsa Daja hodhi në fushën e blertë lojtarë formacioni, me mungesën e vetme portierin Orges Shehi, vendin e të cilit e zuri Teqja. Skënderbeu do të qëndrojë në Antalia, ku do të zhvillojë edhe dy miqësore të tjera.