Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ujëvara e Sotirës, magjia e Tomorrit që të fton në një aventurë vjeshte

8 muaj ago
in Aktualitet, Shqipëria

Vetëm pak kilometra larg Gramshit, ujëvara e Sotirës është një nga destinacionet më magjike për adhuruesit e natyrës. Ujëvara arrin rreth 100 metra lartësi dhe buron nga mali i Tomorrit.

Nga më të vegjlit te më të moshuarit, të gjithë mund të përjetojnë një aventurë në natyrë përmes rrugës që nis nga fshati Sotirë dhe të çon drejt ujëvarës që mban të njëjtin emër.

Shtegu, që përshkruhet si i lehtë dhe i përballueshëm, zgjat rreth 4 kilometra. Turistët mund të planifikojnë piknik në lëndinën pranë ujëvarës, duke u shoqëruar nga tingulli i ujit dhe pamja e paprekur nga dora e njeriut.

Gjatë vjeshtës, gjë që e bën këtë vend edhe më magjepsës është ekspozimi i ngjyrave të kuqerremta që të shoqërojnë përgjatë gjithë shtegut. Në rrugë drejt ujëvarës hasen vizitorë vendas dhe të huaj, prindër me fëmijë, madje edhe me foshnje, të cilët shijojnë piknikun pranë ujëvarës, në një atmosferë qetësie dhe magjie natyrore.

Një banore e zonës rrëfen se tashmë po mësojnë më mirë anglisht, pasi numri i turistëve të huaj është në rritje. “Në fundjavë ka shumë vizitorë. Edhe gjatë javës ka, por fundjava është më intensive. Kemi pasur vizitorë nga Italia, Polonia, Franca, Çekia, madje edhe nga SHBA dhe Brazili,” tregon ajo.

“U pëlqen shumë, na kërkojnë që të gatuajmë byrek, ushqime tradicionale, duan të shijojnë kuzhinën vendase,” shton Mimoza, banore që ka hapur një biznes të vogël në zonë.

“Është një eksperiencë shumë e bukur. Ja vlen ta provosh. Do ua këshilloja të gjithëve të vijnë ta shohin,” thotë një vajzë nga Vlora që kaloi fundjavën në Gramsh, ku vizitoi ujëvarën dhe kanionin e Holtës.

Në rrugë, një çift turistësh danez rrëfen: “E pamë këtë destinacion në rrjetet sociale, u mahnitëm dhe vendosëm të vinin ta vizitonin. E gjetëm lehtë dhe është një vend i bukur. U lamë ujëvarë edhe pse është tetor, por nuk ishte ftohtë. Është një vend piktoresk që e rekomandojmë”.

Ata rrëfyen se e nisën udhëtimin me makinë nga qyteti i tyre në Danimarkë, me ndalesa në Shkodër, Lepushë, Theth, dhe më pas drejt Elbasanit e Gramshit, për të vazhduar më tej drejt Beratit, Gjirokastrës, Përmetit dhe Korçës.

“Kemi një javë në Shqipëri. E konceptuam udhëtimin si një maratonë në natyrë. Do të shohim edhe kanionin e Holtës dhe liqenin e Zambakëve. Më pas në Berat, kanioni i Osumit dhe në fund Gjirokastër e Përmet,” shprehet Niklas.

Lehtësia e shtegut bëhet një mundësi e mirë edhe për të moshuarit: “Është një stërvitje e mirë. Vij çdo dy–tre javë. Me familjen bëjmë piknik pranë ujëvarës. Pamja është fantastike, freski dhe qetësi,” rrëfen Fani, 74 vjeç, banor i Gramshit që jeton në Elbasan.

“Kam nostalgji për këto vende. Kam udhëtuar shumë në Shqipëri, sepse kam punuar si ushtarak dhe më kanë dërguar në shërbim nga veriu në jug,” vazhdon më tej.

Gramshi vitet e fundit është bërë një destinacion gjithëvjetor, falë promovimit të bukurive natyrore: nga kanioni i Holtës tek ujëvara e Sotirës, e më pas liqeni i Zi apo ai i Zambakëve.

Vitet e fundit, Bashkia e Gramshit, në bashkëpunim me institucionet qendrore, ka bërë disa investime në rrugë dhe infrastrukturë turistike, po ashtu është investuar dhe tek vendosja e tabelave, sinjalizimeve dhe funksionalizimi i shtigjeve turistike./ATSH

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Zjarr në aeroportin më të madh të Bangladeshit, paralizohet trafiku ajror për tri orë

Dr. Njomza Belegu Halimi përfaqëson Kosovën në “European Summit 2025” me “Sapphire” nga Promoitalia

Socialistët kërkojnë përjashtimin 30-ditor të Bardhit nga Kuvendi për fyerje ndaj Niko Pleshit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com