Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ujë në havan

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ujë në havan

Nga: Edmond Tupe

Në “Fjalorin frazeologjik të gjuhës shqipe” (Tiranë, 2010), vepër e prof. dr. Jani Thomait, gjejmë ndër të tjera shprehjen “rreh ujë në havan” në kuptimin “…humb kohën kot duke bërë diçka që nuk jep fryte”, çka ilustrohet me fjalinë “Të kërkoja akoma ndihmën e tyre, do të thoshte të rrihja ujë në havan”. Në këtë vit të mbrapshtë e të pamëshirshëm për ne si popull të goditur rëndë nga pandemia koronavirusiane pas tërmetit shkatërrimtar të nëntorit 2019, por edhe nga pandemia ramavirusiane e këtyre pesë-gjashtë viteve të fundit, shprehja “të rrahësh ujë në havan” më duket e një aktualiteti të veçantë:

1.Të veçantë, sepse pas një morie premtimesh të bujshme e të ujshme në emër të Rilindjes mavi e të mavijosur si pasojë mjerane e shtatzanisësë qeverisë socialiste, premtime të cilave shumëkush u besoi, tani shumë e më shumë shqiptarë e kanë kuptuar se deri më sot ata kanë rrahur ujë në havan. Prandaj nuk mund mëtë vazhdojnë të rrahin ujë në havan të pastrehuarit që banojnë në kontejnerë apo në çadra; po kështu nuk mund të vazhdojnë të rrahin ujë në havan ata që përballen drejtpërsëdrejti me koronavirusin pavarësisht punës vetëmohuese të mjekëve, pa folur nga ana tjetër për shtrenjtimin galopant të jetesës, për viktimat e korrupsionit, e papunësisë, e narkotrafikut, e mërgimit të të rinjve dhe të kuadrove të specializuara, e humbjes së shpresave, të cilat, ndonëse duhej të vdisnin të fundit, po varrosen të parat për së gjalli.

2.Të veçantë, sepse, këto muajt e fundit, ka arritur kulmin e saj mashtrues edhe demagogjia populiste e aparatit propagandistik të një Edi Rame po aq shpërthyes, pra po aq i paparashikueshëm, sa një minë ( fajin për këtë ndoshta e ka vetë fjala kryeMINistër!). Kjo demagogji rrezikon t’i stepë e t’i drogojë ata që ende rrahin ujë duke u gënjyer nga havani (pa “j” pas rrokjes së parë të kësaj fjale) i premtimeve boshe dhe i ëndrra kallpe, i iluzioneve vrastare dhe i topitjes vdekjeprurëse të ndërgjegjeve të shqetësuara e vigjilente.

3.Të veçantë, sepse, në qoftë se më 25 prill të vitit të ardhshëm, shqiptarët e rraskapitur sërish do të votojnë duke rrahur në havanin zgjedhorujin e helmët të Rilindjes së Mynxyrshme Socialiste, Shqipërinë do ta marrë përfundimisht edhe lumi, edhe llumi, edhe ngjyra, edhe zgjyra e një të majte servile, të nënshtruar, mjerane dhe skllave të një Kryetari me parametra diktatori, perandori, despoti,faraoni e tirani.

4.Të veçantë, sepse, sa për kujtesë lexueseve dhe lexuesve të mi të sotëm, meqë sapo përmenda tiranin dhe faraonin, po u bëj të ditur, me ndihmën e pakursyer eobjektive të zotit Internet,çka vijon:

Së pari, fjala “faraon” më kujtoi se një ndër faraonët më të njohur të Egjiptit të lashtë ishte Ramsesi II, i cili paska qenë një luftëtar i pamëshirshëm që u vërsulej armiqve të tij si një luan i tmerrshëm, që ua stivoste kufomat duke i mbytur në gjak për t’i braktisur më tej në luginat nga vinin.

Së dyti, fjala “tiran” më solli në mendje tiranozaurin mbret (tyrannosaurusRex), këtë zvarranik të përbindshëm më të madhin mishngrënës nga dinozaurët, i cili ishte 6 metra i lartë e 15 metra i gjatë dhe ka jetuar 68-66 milionë vite para erës së re në ishullin e quajtur Laramidia që formonte asokohe pjesa perëndimore e Amerikëssë Veriut, ishull që shtrihej nga Alaska deri në Meksikë. Siç vihet re me lehtësi, por edhe me habi, emri Laramidia të kujton mbiemrin e Edi Ramës; nga ana tjetër, filmi “Jurassic Park” i Steven Spielberg-ut nxjerr rrëqethshëm në pah dhunën e babëzinë mishngrënëse të tiranozaurve mbret; së fundi, vetë emri Tiranozaur më kujton detyrimisht edhe emrin e kryeqytetit tonë! Mos vallë kjo është një shenjë e frikshme fort kuptimplote lidhur me të ardhmen e shqiptarëve si popull?

Së treti dhe njëherazi së fundi,iu lutem lexueseve e lexuesve të mi të mendohen mirë para se të votojnëmë 25 prill të vitit të ardhshëm dhe se nga ato e ata varet kryekëput largimi osejo nga pushtetii faraonëve apo i tiranozaurve të racës homo albanicus. /Panorama.al

 

Tags: edmond tupefjaloriUjë në havan

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
U ndoq nga policia, i riu kërcënon familjen me shpërthimin e bombolës së gazit

U ndoq nga policia, i riu kërcënon familjen me shpërthimin e bombolës së gazit

S’do ta besoni sa do paguhet Can Yaman për 1 episod të ‘Sandokan’

S’do ta besoni sa do paguhet Can Yaman për 1 episod të 'Sandokan'

Kërcënoi se do shpërthente bombolën e gazit, FNSH neutralizon të riun në Vlorë

Kërcënoi se do shpërthente bombolën e gazit, FNSH neutralizon të riun në Vlorë







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Pretendoi për shkelje gjatë hetimeve të SPAK/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt
Aktualitet

Pretendoi për shkelje gjatë hetimeve të SPAK/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt

by mirseda
13:08 | 20/02/2026
0

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, Kryebashkiaku...

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
Avokati i Popullit, Endri Shabani pret Koordinatoren e OKB-së, fokus te të drejtat e njeriut

Avokati i Popullit, Endri Shabani pret Koordinatoren e OKB-së, fokus te të drejtat e njeriut

11:24 | 20/02/2026
Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

10:15 | 20/02/2026
SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

10:04 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com