Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

UEFA me tone të ashpra FSHF-së: Jeni të paaftë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
UEFA me tone të ashpra FSHF-së: Jeni të paaftë

UEFA duket se nuk është ndalur me dënimin e Skënderbeut sa i përket hetimeve për futbollin në Shqipëri. Vetëm pak ditë më parë ata kanë dënuar edhe ekipin e Tiranës ku nuk kanë dhënë “ok” që klubi bardheblu të marrë shpërblimin përkatës për pjesëmarrjen turet e kompeticioneve europiane. Kjo për arsye se klubi nuk kishte dokumentacion të rregullt, pra ishte paraqitur me dokumente të falsifikuara pasi kishte borxhe ndaj palëve të treta.

Por si i siguroi Tirana këto dokumente? FSHF ka abuzuar sistematikisht me licencat që u ka dhënë klubeve për pjesëmarrjen në kompeticionet ndërkombëtare, duke lejuar skuadra si në rastin e Tiranës që të kualifikohen për pjesëmarrjen në turne edhe kur kanë borxhe të shumta ndaj palëve të treta. Kontrollet janë shtuar veçanërisht në dy sezonet e fundit, kur UEFA enkas për Komisionin e Licencimit të federatave ka vendosur në dispozicion një shumë prej 160 mijë eurosh, në mënyrë që FSHF dhe homologët e saj të kryejnë sa më mirë procesin e licencimit të klubeve që marrin pjesë në Kupat e Europës.

AsamblejaKësisoj, institucionit të futbollit shqiptar i është hequr e drejta e licencimit të klubeve për një edicion. Nga ana tjetër, “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta se UEFA njëkohësisht i ka ndalur FSHF-së dhënien e 160 mijë eurove, të cilat shërbenin si fond për Komisionin e Licencimit. Në raportin e saj rreth punës që kanë kryer organet e kontrollit ekonomik, UEFA ka sqaruar se në sezonin 2016- 2017, grupi hetimor ka audituar Shqipërinë dhe ka zbuluar shkelje të rënda.

SHKELJET

https://tiranatoday.com/pas-skenderbeut-uefa-pervishet-fshf-se-ja-abuzimi-qe-eshte-bere/

Ja si e argumenton UEFA problematikën me FSHF-në. “Licencuesit iu bë e ditur nga organi hetimor se procedurat e tij të vlerësimit nuk ishin plotësisht në linjë me rregulloret e Licencimit të Klubeve dhe ‘Fair Play Financiar’. Licencuesit iu kërkua që të ndërmerrte masa korrektuese për të përmirësuar dokumentacionin e kërkuar të licencimit në mënyrë që të jepte licencat e nevojshme për të marrë pjesë në kompeticionet e UEFA-s për edicionin 2017-2018. Në mënyrë më specifike, licencuesit iu kërkua që të implementonte një listë me veprime specifike korrektuese në lidhje me vlerësimin e detyrimeve të vonuara ndaj klubeve të tjera, punonjësve dhe autoriteteve taksuese. Për më tepër, licencuesit iu kërkua të jepte udhë- zime në lidhje me përgatitjen e bilanceve financiare, në mënyrë që të ndihmonte klubet anëtare që të përshtateshin me kërkesat më minimale”, citohej ndër të tjera në raportin e organit hetimor që kishte kontrolluar Komisionin e Licencimit në FSHF gjatë vitit të kaluar.NDËSHKIMI

UEFA përmes auditimit të Federatave nga një organi të pavarur (SGS), ka vlerësuar me nota negative punën e administratës së FSHF-së. Në këto kushte, UEFA i ka hequr të drejtën FSHF-së që për një vit të licencojë klubet shqiptare në Kupat e Europës, duke ia kaluar dokumentacionin ekspertëve të një federate tjetër. Kjo masë ndëshkimore, në raportin e UEFA-s, ka këtë shpjegim: “Certifikimi nuk iu dha licencuesve për një nga dy sezonet e audituara si rezultat i mospërputhjes me Standardet e Cilësisë së Licencimit të Klubeve, sidomos në lidhje me pavarësinë, përbërjen dhe procedurat e organeve vendimmarrëse”, shkruante audituesi i pavarur i cilësisë për FSHF-në. Ndërkohë, UEFA kishte ngelur në klasë edhe Federatën e Bullgarisë dhe Greqisë, që ashtu si FSHF nuk vepronin në bazë të rregulloreve që duhej të ndiqnin në licencimin e klubeve për Kupat e Europës.

Tags: ashpraFSHF-sJenipaaftëtonëuefa

TË LIDHURA

Dita Ndërkombëtare e Aftësive të Kufizuara: FSHF dhe SHRFT zhvillojnë aktivitet futbolli
Sport

Dita Ndërkombëtare e Aftësive të Kufizuara: FSHF dhe SHRFT zhvillojnë aktivitet futbolli

17:57 | 04/12/2025
Shqipëria mban vëmendjen në Washington, çfarë duhet të dini për shortin e botërorit
Sport

Shqipëria mban vëmendjen në Washington, çfarë duhet të dini për shortin e botërorit

16:15 | 04/12/2025
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet
Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

20:57 | 03/12/2025
Next Post
Arbitri “masakron” Atleticon, dy përjashtime në 5’ minuta (Video)

Arbitri “masakron” Atleticon, dy përjashtime në 5’ minuta (Video)

Policia sekuestron skafin 5 metra në Sarandë, do përdorej për trafik droge

Policia sekuestron skafin 5 metra në Sarandë, do përdorej për trafik droge

Skënderbeu nuk e llogarit Apelin: Në KAS marrim pafajësinë

Skënderbeu nuk e llogarit Apelin: Në KAS marrim pafajësinë







JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

19:59 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit
Politikë

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

by mirseda
22:50 | 04/12/2025
0

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha i cili deklaroi sot...

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

22:09 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
AKU kthen 51 ton misër të ardhur nga Serbia, pas analizave të kryera rezultuan me aflatoksinë

AKU kthen 51 ton misër të ardhur nga Serbia, pas analizave të kryera rezultuan me aflatoksinë

20:56 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com