Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Udhëtimet e shpirtit drejt së bukurës dhe të magjishmes

4 vjet ago
in Të Gjitha
Udhëtimet e shpirtit drejt së bukurës dhe të magjishmes

Namir Lapardhaja

(Shënime për librin me ese “Të mallkuarit me art” të Yzedin Himës)

Qytetet tona shpeshherë nuk prodhojnë asgjë përveç monotonisë, banalitetit dhe bisedave të rëndomta.
Libri “Të mallkuarit me art” i dr. Yzedin Himës është një ngjarje e rëndësishme kulturore që i tejkalon dimensionet lokale.
Titulli duket se është marrë nga një poezi e lirikut Frederik Rreshpja, ku “mallkimi i artit” e shoqëron poetin gjatë gjithë jetës.
Jo më kot, esetë e botuara në këtë libër janë sintezë e një pune të gjatë studimore. Ato i ngjajnë arratisjeve të bukura drejt një bote të magjishme.
Herë në mitologjinë e largët, herë në bashkëkohësi, herë në tejkohësi, herë në realitet, herë në antikitet, herë në rilindje e modernitet, herë në burrgjet e errëta të diktaturës, herë në rrugët e Beratit, herë për gjeni të mëdhenj, herë për shkrimtarë të panjohur, Yzedin Hima ka hedhur dorashkën e sfidës për lexuesin e këtyre veprave dhe autorëve, duke na bërë ftesë dhe duke na hapur një rrugë të re interpretimi.
Eseja si gjini moderne e të shkruarit e ndihmon autorin për të shpëtuar nga kurthi i parashtrimeve teorike apo i citimeve.
Në shkrimet e tij del qartë se kemi të bëjmë me një studiues të kultivuar, të mbrujtur me njohuri të thella teorike dhe estetike, me një lexues të përkorë të letërsisë së madhe, mirëpo që ka aftësinë ta fshehë këtë ajsberg njohurish dhe të na japë vetëm atë që “duhet”, qasjen dhe këndvështrimin e tij, sa utilitar, aq edhe shkencor, sa studimor, aq edhe estetik.

Ky libër mund të lexohet jo vetëm nga studiuesit e letërsisë, por edhe nga lexuesit e thjeshtë të saj; mund t’i vijë në ndihmë studentëve, aq sa mund t’i vijë në ndihmë edhe nxënësve të gjimnazit; mund t’i shërbejë mësuesve të letërsisë, duke u hapur shtigje të reja interpretuese, aq sa mund t’i shërbejë edhe dashamirësve të kulturës.
“Të mallkuarit me art” ka një harmoni ndërtimore stilistike, ku shtatë nënndarjet e tij i ngjajnë udhëtimit shtatëditor të Dantes në përtejbotë, si një përtëritje shpirtërore dhe mendore, ashtu si shtatë “Udhëtimet në letërsi si sfida për t’u përballur me të bukurën”, që është një ndër trajtimet më origjinale të librit në pjesën e parë “Përballë shpirtit të gjenive”.

Kemi të bëjmë me shtatë udhëtimet e mëdha të letërsisë evropiane, duke filluar nga udhëtimi i parë në të cilin fiset e bashkuara helene nisen drejt Trojës, për shkak të Helenës; duke vijuar me udhëtimin e Odiseut drejt Penelopës, me pengesat, tundimet, mundimet, të panjohuat, rreziqet dhe të papriturat e udhëtimit; duke vijuar me Virgjilin dhe heroin e tij Enean, i cili lë pas Trojën dhe niset për udhë me imazhin e saj të shenjtë; për të vijuar me Dantet dhe udhëtimin e tij qiellor në botën e përtejme; Servantesin dhe “Don Kishotin” për udhëtimin drejt një bote të perënduar, me qëllim fisnik dhe mjete qesharake; Hamleti dhe udhëtimi i tij për një botë plot vese që lipset të përsoset me virtyte; e duke përfunduar me udhëtimin e Faustit në shtratin e lumit të dijes, duke ndriçuar mendjen, dhe lënien pas dore të shpirtit.

Nënndarjet “Trokitje në portën e letërsisë së ndaluar”, “Tekste hermetike”, “Tekste të fshehura në kohë”, “Saga e triumfit të dashurisë mbi dhunën”, “Shënime nga Purgatori” rimarrin temat e librit studimor “Letërsia e penguar dhe mitet e saj” si një përpjekje dhe dëshirë e autorit që puna e tij të mos humbasë dhe të ketë vëmendjen e duhur nga lexuesi.

Shkrimet e këtyre pjesëve përqëndrohen tek “letërsia e penguar”, e cila është një letërsi që ka hasur vëshitrësi, nuk ka gjetur për një kohë të gjatë dritën e botimit, por edhe kur është botuar, ka hasur në pengesa, shpeshherë në dënime, internime apo izolime, gjë që kanë ndodhur për arsye jashtë letrare: autorët kanë dalë jashtë skemës së ngurtë të realizmit socialist, duke krijuar një vetëdije të re, të panjohur për kohën.

Tematika e kësaj letërsie është e larmishme: fati i individit përballë dhunës së shtetit, tjetërsimi i njeriut si pasojë e dhunës, matamorfoza si dukuri traumatike në diktaturë, zhveshja e shoqërisë nga humanizmi dhe zëvendësimi me urrejtjen klasore apo dashuria si streha e vetme në diktaturë, janë vetëm një pjesë e këtyre trajtesave.

“Atdheu si subjekt” është nëndarja e fundit e librit. Pas një udhëtimi të magjishëm drejt aventurave të bukura të letërsisë, rikthehemi tek vetja, tek ati dhe dheu.
Yzedin Hima nuk i qaset atdheut në mënyrë romantike, por racionale; nuk kemi adhurim për atdheun fizik, por thirrje për vlerat shpirtërore të tij. Atdheu i tij është larg patetizmave, mburrjeve provinciale apo rrahjeve të gjoksit për krenari boshe, por është një atdhe që e ndërtojmë përditë të gjithë. Së pari, tek vetja, duke u treguar qytetar më të përgjegjshëm dhe pastaj tek tjetri, duke i dhënë shembullin vetjak dhe jo duke e mësuar se ç’duhet të bëjë.

Për ju nxënës dhe kolegë të Yzedinit duhet të jetë kënaqësi dhe fat që keni në mesin tuaj një studiues që jeton dhe punon estetikisht, duke e përsosur mendimin, gjuhën dhe fjalën me përkujdesin e veçantë të poetit.

Për mua ka qenë kënaqësi që kam bashkëndarë bisedat e përditshme në kafetë tona rreth temave dhe çështje të trajtuara në këtë libër, duke iu shmangur banalitetit të kotësisë së të përditshmes dhe duke krijuar oaze kënaqësie tek letërsia dhe arti.
Ashtu siç ishte kënaqësi kjo fjalë që ndava me ju sot, duke pasur durimin dhe vëmendjen tuaj deri në këtë fjali të fundit.

Tags: eseliberYzedin hima

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Rindërtimi pas tërmetit po shkatërron trashëgiminë arkeologjike të Durrësit

Rindërtimi pas tërmetit po shkatërron trashëgiminë arkeologjike të Durrësit

Nostalgji futbolli/ Xhon Terri zbulon trukun e Murinjos për të vonuar lojën

Nostalgji futbolli/ Xhon Terri zbulon trukun e Murinjos për të vonuar lojën

”Do ta presim gjuhën”/ Logu: Përfaqësuesja e PS, ka kërcënuar anëtarin e PD

KAS/ Përfaqësuesi i PD-së flet me emra konkretë për Durrësin

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

by mirseda
22:47 | 19/06/2025
0

Shqipëria pritet të konfirmohet si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në...

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

22:33 | 19/06/2025
Temperatura të nxehta deri në 40 gradë për sot

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

22:30 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com