Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Udhëheqësit e protestave janë po aq të vjetër sa udhëheqësit e politikës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Të mos e ngatërrojmë “hallin” e PD me hallin e demokracisë

Nga: Mero Baze

Ka një debat mbi problemet që shoqërojnë protestat që nisin me vrull nga të ashtuquajtur liderë të shoqërisë civile. Këtë radhë për të prishur syrin e keq që ua ka pas prish protestat, kishin marrë me vete dhe portrete të Lulzim Bashës duke e sharë atë si fajtorë për situatën. Me sa duket e kishin menduar gjatë dhe ja ngarkuan atij gjithë përgjegjësitë për dështimet e derisotme të protestave. Me këtë rast dëshmonin qarte dhe përkatësinë e tyre të “Foltores”.

Por përsëri nuk qullosën gjë. Dhe arsyeja është e njëjte me atë të politikës. Të ashtuquajtur udhëheqës të protestave në Shqipëri janë njerëz që e kanë kthyer në profesion atë punë. Ata jetojnë vetëm me këtë gjë. Jetojnë duke organizuar protesta dhe bëjnë sikur janë pjesë e ndërgjegjes qytetare të këtij vendi. Në fakt janë një grup i gatshëm menaxherësh të protestave, si psh grupi i gatshëm i zjarrfikësve apo i policisë, që sa herë mendojnë se mund të kenë sukses si protestues dalin në shesh.

Dhe janë dy ngjyrësh dhe këta. Deri më 2009 protestuesit e gatshëm që dilnin në rrugë për 5 minuta, ishin të lidhur me “Mjaft”. Ata krijuan një protagonizëm publik në vitin 2003-2004 dhe e vazhduan atë për inerci deri më 2013 kur në fakt u bën thuajse pjesë e Partisë Socialiste. Por duhet te pranojmë se ishin te talentuar. Pas 2013 janë sërish i njëjti grup njerëzish, që duan të imitojnë “Mjaft”-in.

Një që ka qenë i korruptuar i LSI, një tjetër që ka shëtitur disa parti, disa të zhgënjyer nga Erion Veliaj tek Mjaft, gjithsej nja 10 15 vetë, të cilët janë udhëheqës protestash për çdo gjë, për këndin e lojërave tek Liqeni, për heqjen e furgonave 8 plus 1, për rritjen e çmimit të naftës, për prishjen e tetarit, për mbjelljen e pemëve, për mos mbjelljen e pemëve, për ngjyrat e luleve, për batanijet e studentëve, për të drejtat e komunitetit LGBT dhe çfarë tjetër mund të dëgjojnë. Nuk e kanë zgjedhur keq si profesion. Protestat kur nuk janë reale, kur nuk janë shpërthim i zemërimit qytetar, kur nuk kanë një bazament popullor, natyrisht kanë nevojë për aktorë.

Në Labëri, kur ndodhnin vdekje dhe fisi i të vdekurit nuk kishte gra të besueshme për të qarë, shkonin “vajtocat” e gatshme që ishin në fshat për të qarë dhe të ngjethnin mishin po ti dëgjoje. Të dukej sikur kishte vdekur Skënderbeu në një fshat të humbur të Kurveleshit. Pak a shumë kështu i kemi dhe udhëheqësit e protestave që nuk bëjnë përpjet, me ndryshimin që nuk janë të talentuar sa vajtocat.

Ata bëjnë sikur mallkojnë klasën politike të radhës, edhe pse vet janë po aq të vjetër sa ata, akuzojnë për korrupsion edhe pse vet vijën nga histori banale korrupsioni, dhe mbi të gjitha bëjën sikur u qajnë hallin njerëzve ndërkohë që hallet e tyre dhe hallet e njerëzve nuk kanë asnjë pikë të përbashkët. Kjo pastaj u jep shkasë politikanëve ti sulmojnë personalisht, tu hapin letrat dhe ti denigrojnë në publik dhe ata bëjnë sikur viktimizohen, sikur është hera e parë që po përpiqet ti njollos dikush.

Është një gjë e shpifur dhe një film i përsëritur për tre dekada në këtë vend. Të vetmet protesta të mëdha në këtë vend i ka organizuar politika, dhe ato janë protestat që kërkojnë ndryshime politike. Kur përputhet nevoja për ndryshim dhe protestat politike, ato diktojnë ndryshimin. Shoqëria civile e Shqipërisë, e kam fjalën për atë pjesë që punon si menaxhere protestash, është po aq e korruptuar, po aq banale dhe e lodhshme për opinionin publik sa politikanët me ndryshimin se politikanët së paku kanë një duzinë njerëzish e militantësh nga pas, kurse këta kanë vetëm disa politikanë.

Kjo është arsyeja që ata përsërisin veten dhe dështimet e tyre. Mes të tjerash edhe pse nuk janë të talentuar si aktorë dhe janë shumë të lexueshëm si përkatësi politike. Ata i shikojnë protestat si një rast për të vënë shishen e qumështit në radhë për një kandidim nga politika.

Mjafton të pyesësh për pesë minuta për ta dhe të tregojnë si njëri do të kandidoj për bashki, tjetri do të kandidoj për deputetë dhe gjithë beteja është se kush ta mbaj më lart në protestë portretin e tradhtarit Lulzim Basha që ti bjerë në sy “patriotit” Sali Berisha që nuk i del shpirti pa ja nxjerr shpirtin Shqipërisë.

Dështimi i tyre në fakt është dështimi i politikes, e cila është më e vetëdijshme se ata që është bërë bozë me protesta dhe i përdor këta për “vajtoca” që ti qajnë hallin popullit. Por të paktën të ngrihen në nivelin e atyre plakave labe, që të bënin të besoje vërtet se po qanin me shpirt dikë që nuk i dinin as emrin. Këta të bëjnë të qeshësh me shpirt kur bëjnë sikur qajnë.

Tags: bashafoltoremero baze

TË LIDHURA

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
Next Post
Rusia po përgatitet për rrethimin e Kievit

Rusia po përgatitet për rrethimin e Kievit

Kina përballet me valën më të rëndë të pandemisë prej 2020-ës

Kina përballet me valën më të rëndë të pandemisë prej 2020-ës

Ditmir Bushati, ose Ben Blushi i ri në PS

Rreziku rus në Shqipëri përballë ndjenjës proamerikane







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër
Kosovo

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

by mirseda
22:27 | 18/12/2025
0

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses një...

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

21:52 | 18/12/2025
Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

21:06 | 18/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

20:42 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com