Policia e Tiranës ka arrestuar një person, pasi tentoi që të qëllonte me armë manovër kushuririn e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:32 në zonën e quajtur Valias, Kashar.
I shoqëruari është E.B i cili është konfliktuar me kushëririn e tij Z.B për motive pronësie dhe për pasojë ka qëlluar me pistoletë manovër.
Policia ka sekuestruar armën manovër me të cilën E. B ka kryer qitjen. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.