Kuriozitete

‘Shqiptari’ që vrau shqiptarët… Historia e tmerrshme që fshihet pas fotos


               Publikuar në : 12:35 - 19/01/20 Gentjan Progni

Historiani Arben Llalla para pak kohësh, ka sqaruar historinë e kësaj fotoje e cila u shpërnda në rrjetet sociale duke thënë se është portreti i një fëmijë të pasur shqiptar.

Njeriu në foto është Andreas Zigomala (1890-1914), djali i vetëm i ish-deputetit dhe ish-ministriti grek të arsimit, Andoni Zigomala. Në të vërtetë këta Zigomalat janë me rrënjë shqiptare nga Atikia, ndërsa nëna e Andreas ishte çame ortodokse nga Janina e fisit Balani.

Fati i keq i këtij djaloshi është se luftoj për aneksimin e jugut të Shqipërisë dhe mori pjesë në masakrat greke të vitit 1914, por patritotët shqiptarë i dhanë një plumb ballit në 31 korrik 1914, duke e lënë të vdekur në Nivicë të Sarandës. Është mirë që një foto para se ta shpërndani të verifikoni se për çfarë bëhet fjalë”, -shkruan Llalla.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT