Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

U shua një artist me “A” të madhe!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
U shua një artist me “A” të madhe!

Nga: Përparim Kabo

Një ditë do vinte, por brenga është e madhe…

Ikja është po aq borxh, sa edhe ardhja…, s’ka ardhje pa ikje dhe nuk ka ikje pa ardhje. Mes tyre është filmi i jetës; fëmijëria, ëndrrat, vështirësitë, lufta për të ndërtuar karrierën dhe bashkë me të, kontributet.

U shua një artist me “ A” të madhe! Kristaq Dhamo e dha sinjalin për motor dhe nisi xhirimi i filmit me titull imagjinar: “ Një artist drejt amëshimit”. Nuk di se si kanë qenë çastet e fundit, por besoj, mes vegimesh gjithçka ka ardhur tek ti si një dritë e fuqishme, ashtu si prozhektorët e sheshit të xhirimit, që ti i ngrite i pari, duke hyrë në historinë e kombit shqiptar, si i pari regjisor filmi, që xhiroi filmin shqiptar me metrazh të gjatë.

Ai titullohej “Tana”. Në qendër, një grua, një vajzë lozonjare, që dashurohej nga dy burra njëkohësisht. Një Tinka Kurti, mes Naim Frashërit dhe Kadri Roshit. Sot mund të duket një romantizëm i tejkaluar, disi fshataresk, por asokohe, ai film tronditi një shoqëri të tërë. Shqipëria hyri në rrugën e kinematografisë. Ishte bash 17 gushti i vitit 1958, plot 64 vite më parë, dita e premierës së filmit…, sot është 14 gusht 2022, e Ju, Profesor me “P” të madhe, jeni në heshtjen sublime…

Kam dhimbje, profesor, por dua të të përcjell me kujtimet më të bukura…!

Ju hytë në historinë e artit dhe të kulturës, sepse ishit vetëm 25 vjeç, kur e xhiruat “ Tanën”. Aso kohe mendoje kë të merrje për rolin e Tanës; zgjodhe Tinkën e cila qe veriore, por që, për arsye familjare, kishte lëvizur në të gjithë Shqipërinë dhe fëmijëria e kishte kapur në Korçë, në Dardhë, ku edhe kishte nisur shkollën në klasën e parë. Ajo ishte një femër e bukur dhe, si më ka treguar Tinka, kur ishit ndeshur në një aktivitet, ju kishit pyetur për të dhe ajo kishte thënë për ju: “ Ky që i ngjan Shubertit”.

Po me ato syze dhe me shtatin jo të lartë, ju ngjanit me Shubertin. Në vendin tonë nisi jetën kinematografia dhe ju jeni regjisor e skenarist ose bashkëskenaristë në shumë filma. Por ju jeni dhe një studiues i thellë i kinematografisë, kritik arti dhe pedagog me sqimë, me filozofi filmike dhe me zemër të gjerë, sepse ju krijuat shkollën e kineastëve të rinj pranë Kinostudios, duke shprehur besimin te gjeneratat e reja dhe duke u dhënë atyre ndihmën që shumë të tjerë e patën të kursyer. Ju nuk kishit frikë apo ndroje nga hapja e tregut të punës regjisuriale, përkundrazi, e shihnit këtë gjë , si një arritje që siguronte, si vazhdimësinë, ashtu edhe shumëllojshmërinë në tipin e filmit dhe mënyrën e trajtimit…

Profesor Kristaqi, unë jam me fat që ju njoha, që jemi takuar dhe biseduar, sepse mësoja shumë nga ju. Takimet tona ishin si ato të pelegrinëve, që niseshin nga drejtime të ndryshme dhe që përfundonin në tempull, atje fillonin të rrëfenin dhe kështu, gjithçka shndërrohej në një klimë frymëzimi dhe humanizmi. Ju ishit një njeri me kulturë, madje të gjerë dhe të thellë, të ndërtuar me investim dijësor. Si një artist i përgatitur në shkollën hungareze të kinematografisë, e cila njihet dhe vlerësohet për traditën e fotografisë dhe kameras, aq sa është fakt, që themeluesit e Hollywood janë artistë hungarezë të kameras, që kishin emigruar në Amerikë; ju zotëronit edhe një kulturë të gjerë historike dhe kulturore për jetën dhe popullin hungarez. Në Shoqatën e Miqësisë Shqipëri- Hungari, ju bëtë punë të mira, serioze dhe me vlerë. Nën kujdesin tuaj, me përkthimet më të mira, erdhi në shqip, në një antologji, poezia e zgjedhur e poetit më të shquar hungarez, Endre Ady, po ashtu, shumë aktivitete në Tiranë, Shkodër e gjetiu u zhvilluan nga shoqata jonë. Gjallëria juaj ishte model, por edhe shpirti kritik, antikonformizmi dhe intuita krijuese. Kurrë nuk ndodhi, që të të pyesnin për një zgjidhje regjisuriale dhe të thoje:”… po ja të shohim, po ja kështu apo ja ashtu..”

Përkundrazi, gjithmonë i ndihmove të rinjtë, edhe duke rrezikuar për veten…

Vitet e fundit na u largove, sa në Amerikë e sa në Itali, ku edhe nga sot, je tashmë një ëngjëll… Por komunikimi ynë nuk u ndërpre. Ju lexonit gjithçka timen në faqen e Fb, ju lexonit shkrimet dhe librat e mi, e me një dashuri e korrektesë, më shkruanit aq qartazi, me aq pathos, dashuri dhe respekt… Nuk munde më të vije edhe një herë… Edhe titullin “Nder i Kombit”, që më në fund ta dhanë, nuk ishe i pranishëm në ceremoni që ta merrje… Por kombi të ka dashur e vlerësuar, edhe para titullit zyrtar. Të falësh art, nuk është pak. Ju, në mënyrë të hapur, pranuat edhe kritikat që bëhen në kohën e lirisë për filma të ideologjizuar dhe propagandistikë, por ama, me masë dhe me argumente, dhe në të njëjtën kohë, po ju, parashtruat pse një shoqëri me industri filmi, është një shoqëri që mund të zhvillohet. Ju përkrahët dhe filmat pas 1990-s, edhe si bashkëprodhime. psh: ”Dasma e Sakos”, një bashkëpunim hungarezo- shqiptar, me një lojë brilante të Ndriçim Xhepës, Agim Qirjaqit, Elvira Diamantit, Xhevdet Ferit, Tinka Kurtit etj…me skenarin e Vath Koreshit regjinë e Vladimir Priftit dhe muzikën e Aleksandër Peçit.

Ju e nisët më 1958 ,me “ Tanën” dhe e latë më 1987 , me “ Botë e padukshme”, pra, pothuaj 30 vjet…

I nderuar kineasti ynë, Kristaq Dhamo…, mbaroi filmi i jetës dhe nisi filmi ëngjëllor…, por arti yt nuk humbet…, sepse ne do t’i shohim sërish “ Qortimet e vjeshtës”, “ Mëngjeset e luftës” apo “ Nga mesi i errësirës”… Kujtesa do t’i çajë brazdat, si edhe ju i hapët në lëmenjtë e kulturës sonë kombëtare…

Në heshtjen tënde frymore, ndez një qiri respekti…

Do na mungosh shumë, por komunikimi do vijojë…

Sa keq që e prisje librin tim, “ Antropologjia e Artit”, por më the se, sa të dilje nga spitali dhe të bëheshe më mirë…

Mirënjohje, Profesori i kinematografisë shqiptare…, i paharruari, Kristaq Dhamo…!

Tags: Kristaq DhamoPerparim Kabo

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Javë e nxehtë me temperatura deri në 40°C

Javë e nxehtë me temperatura deri në 40°C

Maqedonia e Veriut miraton 3 vendime për ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës

Maqedonia e Veriut miraton 3 vendime për ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës

Kufizimet e energjisë/Ministria e Ekonomisë në Kosovë jep detajet

Kufizimet e energjisë/Ministria e Ekonomisë në Kosovë jep detajet







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Plani i paqes gati? Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë zbarkojnë në Kiev
Bota

Plani i paqes gati? Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë zbarkojnë në Kiev

by mirseda
15:06 | 20/11/2025
0

Zyrtarë të lartë të Pentagonit kanë mbërritur në Ukrainë për të “diskutuar përpjekjet për t’i dhënë fund...

IGJEO: Priten reshje intensive në Vlorë dhe Gjirokastër

IGJEO: Priten reshje intensive në Vlorë dhe Gjirokastër

15:04 | 20/11/2025
“Nuk doja Italinë dhe Uellsin, ndaj qesha”, Duka për shortin: Polonia ekip i fortë,

“Nuk doja Italinë dhe Uellsin, ndaj qesha”, Duka për shortin: Polonia ekip i fortë,

15:01 | 20/11/2025
Shtypi polak, pas shortit, i kënaqur: “Nuk mund të kishte qenë më mirë!”…

Shtypi polak, pas shortit, i kënaqur: “Nuk mund të kishte qenë më mirë!”…

14:48 | 20/11/2025
Alarm në fluturimin Londër–Tiranë: 5 pasagjerë bien pa ndjenja, avioni  kthehet në Londër

Alarm në fluturimin Londër–Tiranë: 5 pasagjerë bien pa ndjenja, avioni kthehet në Londër

14:44 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com