Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Maqedonia e Veriut miraton 3 vendime për ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Maqedonia e Veriut miraton 3 vendime për ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës

Maqedonia e Veriut i ka dhuruar Ukrainës tanke dhe pajisje të tjera ushtarake, prej kur kjo e fundit përballet me agresionin rus. Megjithatë, ende nuk janë konfirmuar burimet qeveritare që Maqedonia e Veriut i ka dërguar Ukrainës edhe katër aeroplanë, Su-25 dhe helikopterë luftarakë, Mi-24.

Ministrja maqedonase e Mbrojtjes, Sllanjanka Petrovska, ka thënë të hënën se Qeveria ka miratuar tri vendime për ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës, porse vendimet janë të klasifikuara, andaj edhe nuk mund të publikohen.

Ajo është deklaruar vetëm për tanket, të cilat janë parë duke u transportuar në Ukrainë. Autoritetet maqedonase i kanë blerë këto tanke pikërisht në Ukrainë më 2001, gjatë konfliktit të armatosur me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Me kalimin e kohës disa prej këtyre pajisjeve nuk janë përdorur për shkak të nevojës për servisim.

“Deri tani kemi miratuar tri vendime për donacione ushtarake dhe për momentin këto vendime janë të klasifikuara për shkaqe sigurie. Ajo që dukej ishte transporti i tankeve. Tani nuk do të bëjmë të ditur se për çfarë sasie apo për sa tanke bëhet fjalë, por është e qartë se pjesë e donacioneve janë edhe tanket. Ato tashmë nuk janë pjesë e ushtrisë sonë, nuk janë të nevojshme. Dhe më duhet të them se të gjitha vendimet janë marrë në konsultim me shtabin e përgjithshëm të ushtrisë, pasi ai është përgjegjës për sigurinë e shtetit. Me këtë i hedhim poshtë të gjitha spekulimet se me këto donacione kemi dobësuar gatishmërinë luftarake të ushtrisë tonë”, ka deklaruar ministrja Petrovska.

Zyrtarët ukrainas, në disa raste, kanë falënderuar Maqedoninë e Veriut për donacionet.

Mykhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një postim në rrjetet sociale në gjuhën ukrainase, kishte falënderuar vendimin e Shkupit për tanket dhe fluturaket e dhuruara, pa specifikuar nëse ishin avionë apo helikopterë.

Vendimi i Qeverisë maqedonase është kritikuar nga Moska si “gabim i madh” në mbështetje të “aktiviteteve kriminale të regjimit në Kiev”.

Por, ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska ka thënë se bëhet fjalë për “vendime të pavarura të një shteti sovran, në ndihmë të një shteti tjetër sovran të pushtuar”.

“Janë vendime të një shteti sovran dhe të pavarur. Pa marrë parasysh se jemi anëtare e NATO-s, dhe pjesë e sistemit kolektiv të mbrojtjes, Qeveria ka vlerësuar se kur sulmohet një shtet tjetër i pavarur, sovran dhe demokratik, siç është rasti me Ukrainën, duhet t’i ndihmohet duke u nisur nga parimet e pavarësisë. Të motivuar nga këto parime, morëm edhe vendimin për të ndihmuar këtë vend me pajisje ushtarake. Ukraina është shteti që ishte sulmuar dhe që po mbrohet nga agresioni”, ka deklaruar Petrovska.

Që në ditët e para të agresionit rus, Maqedonia e Veriut i ka dhënë mbështetje Qeverisë në Kiev, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërsa ka mbështetur të gjitha vendimet për sanksione ndaj Rusisë.

Ndërkohë, Rusia e ka vendosur Maqedoninë e Veriut në “grupin e shteteve jomiqësore”. Zyrtarët maqedonas në disa raste kanë akuzuar Moskën për ndërhyrje në punët e brendshme dhe për veprimtari spiunazhi, andaj në dy vjetët e fundit ka dëbuar 11 diplomatë rusë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. /evropaelire

Tags: Maqedonia e veriutUkraina

TË LIDHURA

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair
Rajoni

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

10:29 | 10/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra
Rajoni

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025
Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit
Rajoni

Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit

14:49 | 07/07/2025
Next Post
Kufizimet e energjisë/Ministria e Ekonomisë në Kosovë jep detajet

Kufizimet e energjisë/Ministria e Ekonomisë në Kosovë jep detajet

Cicërimat e përgënjeshtrimeve pa kufij

Tirana, qyteti nga duhet ikur

Historia e panjohur e aviatorit/Piloti i parë shqiptar që theu rekord në garat sportive në Jugosllavi

Historia e panjohur e aviatorit/Piloti i parë shqiptar që theu rekord në garat sportive në Jugosllavi

JU REKOMANDOJMË

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Serbia do të sulmonte Kosovën?/ Osmani trondit me deklaratën: Trump ndërhyri në momentin e fundit
Kosovo

Serbia do të sulmonte Kosovën?/ Osmani trondit me deklaratën: Trump ndërhyri në momentin e fundit

by mirseda
19:43 | 10/07/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka...

Ngjarje e pazakontë në Marikaj! U vetëplagos, 40-vjeçari inskenoi atentat

E rëndë në Korçë! 40-vjeçari vetëhidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike

19:28 | 10/07/2025
Zjarr i madh në Zvërnec! Flakët në pyjet me pisha dalin jashtë kontrolli, rrezikohen dy hotele

Zjarr i madh në Zvërnec! Flakët në pyjet me pisha dalin jashtë kontrolli, rrezikohen dy hotele

19:25 | 10/07/2025
Theo lë Milanin, nënshkruan me Al Hilal

Theo lë Milanin, nënshkruan me Al Hilal

18:55 | 10/07/2025
“Ndërtimet pa leje në Theth, Ulsi Manja kërkon masë për prokuroren Elsa Gjeli”

“Ndërtimet pa leje në Theth, Ulsi Manja kërkon masë për prokuroren Elsa Gjeli”

18:40 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com