Familja e një vajze 11-vjeçare që i mbijetoi masakrës në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, të martën, thotë se nxënësja e klasës së 4-të u shtir si vdekur pasi personi i armatosur hyri në klasën e saj.
Tezja dhe kumbara e Miah Cerrillo-s thanë se nxënësja e klasës së 4-të po “lufton” për t’ia dalë, ndërsa u ka treguar atyre se çfarë ka parë gjatë të shtënave.
“Rreth mesnate më thirri kunata ime dhe ajo vetëm qante. “Unë mendoj se sapo goditi Miah. Mendoj se gjithçka u bë realitet tani'”, tha Blanca Rivera.
Rivera tha se mësuesja e Miah, Irma Garcia, ishte një nga dy mësuesit e vrarë. Në shënjestër ishin edhe miqtë dhe shokët e saj të klasës.
“Miah mori pak gjak dhe e vuri mbi veten që të mund të pretendonte se kishte vdekur”, tha Rivera. “Ajo pa shoqen e saj plot gjak, dhe mori gjakun dhe e vuri mbi vete”.
Rivera, një nënë e tre fëmijëve, tha se familja po mblidhet rreth Miah për ta ndihmuar atë të rikuperohet fizikisht, emocionalisht dhe shpirtërisht.
“Në këtë pikë, ne vetëm duhet të lutemi dhe t’i kërkojmë Zotit të na ndihmojë të ecim përpara përmes kësaj situate, e di që është traumatizuese”.
Burimi i lajmit: nbcdfw. Përshtatur nga Tirana Today