Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Po vjen presidenti!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Agron Gjekmarkaj

Kjo pranverë hyri e po del me ëndrra shumë. Më e spikatura prej tyre është ajo për tu bërë president!

Ai që e kandisi më shumë se kushdo këtë mekanizem kombëtar qe kryeministri.

E nisi me fanfarë e zyrna të madhe, duke u “keshilluar” me popullin.

Një komision ngriti për këtë punë të përbërë nga Elisa Spiropali, Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla. U munduan ata të gjorët!

Bukë, qepë e gjizë moren me vete dhe i ranë Shqiperisë kryq e tërthor duke takuar punëtorë, fshatarë, bujq, blegtorë, veteranë, burra, gra, të rinj e të reja!

Secilit prej tyre i lanë një kartëvizitë dhe numelër telefoni ku ata të llafoseshin kë, qysh e si e donin presidentin?!

Mori dhenë kjo punë, bir o bir.

Një ditë komisioni me kuaj e me mushq si dhe tre gomerë që mbërriten nga Salaria pak më vonë, ngarkuar me emra ja behu tek derë e Kryeministrisë. Doli në dritare vetë ai kureshtar nga zërat e trazovaçeve lidhur nën pisha.

Kur ç’të shihte? Pëllit njëri e pëllit tjetri- u bë zeher. Mallkoi me vete, ju hëngërt mortja ju e ata që ju sollën këtu.

E paskan marrë seriozisht mendoi me vete-nuk me paskan njohur, po këtyre do jua lija unë ta zgjidhnin, medet, medet.

Që të mos fyheshin u tha ti çonin dhjetë identikitet e para siper!

Damo, Tao dhe Elisa i vunë në tabaka e sa hap e mbyll sytë u ngjitën.

Ai menjeherë filloi, “ky e ka hunden e madhe, ketij i mban goja erë, ky tjetri s’ka dhëmbë, ajo është e shendoshë, atij i mbahet goja, ky është katundar, ky është teveqel, tjetri kopuk”, dhe letrat hodhi në mes të sallës.

Një ditë votoi edhe grupi parlamentar!

Nuk u ndie mirë që ata nuk ja lexuan shijet e midesë, përmes votimit. Shakaja kishte dalë nga shishja. Shkrofetinte -“ja ç’të bëjnë po tu lësh gjë në dorë zuzarve”!

Kur deti u bë kos doli e gjëmoi nga foltorja e Kuvendit!

Sikter u tha bëra gallatë, asnjë nga grupi ynë parlamentar nuk do jetë vartësi im i ri.

Ju e dini, qyfyret i kam zanat nënteksti.

Varen ndoca turinjët po ndejën sus.

Në fund nga treshja e komisionit doli vetem një produkt!

Gjiknuri filloi të fliste si Taulanti duke e lidhur çdo fjali tek nocioni “natyrshëm”!

Tao ishte bërë mësues gjuhe për Damon.

Kryeministri pasi u hargalis me të vetet tha, jam që jam, nge kam të argëtohem pak edhe me opoziten.

E duam opoziten në proçes, jemi të gatshëm të shqyrtojmë kantidaturat e saj, lëshoi kumtin. Këndej u bë deti kos. Mirazhe me president shfaqesh aty-këtu.

Çdo deputet fap nga xhepi qiti dy president bojallinj e të sertë, një nga Tirana një tjeter nga zona për të qënë brënda!

Nja 16 kandidatë për kandidatë që nuk u doli emri me morën mua vetë ku me kërkonin mbështetje dhe me shpjegonin sa mirë do të bëhej për vatanë nëse ata do të zgjidheshin.

Ndonjë edhe me qortoi pse nuk shfaqa entuziasëm dhe nuk ju drejtova aty për aty me “zoti president”!

Filluan me kriteret! Nga të gjitha gërxhet e atdheut vinin kritere. E duam hollak, të gjatë e deli me syrin rrush të zi!

Një mesoburrë që rrezon mur e ndërton urë! Ushtarak diplomat, antikomunist sovranist, sportist”!

Dikujt i kujtohej një kushëri, tjetrit një komshi, ca përtej eprori, prokurori!

Një listë e madhe u bë dhe mbeti në ajër. Ndërsa kryeministri përsëriste: Na i sillni, dukuni, ti shohim po nuk na pëlqyen i bëjmë hasha pa teklif dhe në raundin e katërt qesim një zylyf.

Opozita me mirë vonë se kurrë doli nga komedia dhe u kthye në spektator. Mund të bëhej një provë ku e gjithë opozita të bashkohej rreth një emri edhe pse mund të mos merrej parasysh. Kjo lypte vullnet, përpjekje dhe lodhje, ndaj u la se tani edhe vapa ka mbërritur e kësisoj shpirti lyp paqë e trupi don gjumë.

Tani po presim presidentin që duam pas policisë që duam, pas arsimit që duam, pas çdo gjëje qe duam e na u dha në këto vite të “Rilindjes”!

Presidenti po vjen, ai do të ketë fytyrën e këtij 9 vjeçari! Më i miri dhe më i bukuri i krejtve!

Gjasat janë të ngjajë me fluturat në muret e zyrës Kryeministrore i bërë taze nga e njëjta dorë artisti.

Ne na duhet një president që të kuptojë, pranojë dhe promovojë gjenialitetin e kryeministrit ose një deshmitare e këtij realiteti!

Pse jo, ndonjë që ka qëne në Paris kur qyteti zalisej e joshej pa fund nga çapkënlliqet e djaloshit që më vonë moti mori në dorë fatet e Shqipërisë!

 

Tags: Agron Gjekmarkajpresidenti

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Putin: Po zbatojmë masat për të stabilizuar ekonominë dhe për të trajtuar sanksionet perëndimore

Shkenca: Ja çfarë i duhet një njeriu për të qenë një gjeni

Publikimi i pagave, Prokuroria mbyll hetimet







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

by mirseda
21:34 | 05/06/2026
0

Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori...

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026

“Më erdhi keq, Leaon e dua shumë”, Bartezagi: Alegrit i uroj më të mirën

21:18 | 05/06/2026

Rama në Vlorë: Popujt ngecin kur udhëhiqen nga sharlatanë, historia e ka treguar këtë gjë

21:10 | 05/06/2026

Tubimi për projektin në Zvërnec, protestës i bashkohen edhe qytetarët në Elbasan, Kukës dhe Korçë

20:55 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com