Një 59-vjeçar nga Korça është nisur me urgjencë drejt spitalit të Tiranës, pasi një ditë më parë, teksa inspektonte prurjet e ujit të përroit Osojë, ka rrëshqitur në borë. Të njëjtat burime shtojnë se ai është nisur me urgjencë drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.
“Më datë 12.01.2019, në rrugën që lidh fshatin Shipskë me Voskopojën, duke inspektuar prurjet e ujit të përroit Osojë, shtetasi Dh.T, 59 vjeç, banues në Korçë, ka rrëshqitur në dëborë, dhe është dëmtuar, i cili pas mjekimit në Spitalin e Korçës, u nis për mjekim më të specializuar në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për “Ngjarje aksidentale”.