Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

U përplas me a*më me autorin, arrestohet administratori i plagosur i Kallmetit

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Detajet/ Vrau motrën me silenciator, pastruesja lajmëroi policinë

Kreu i Njësisë Administrative Kallmet, Besnik Simoni, është arrestuar. Atij i është komunikuar masa e arrestit në Spitalin e Traumës, aty ku është shtruar që dje pasi u plagos me armë. Policia ka njoftuar zyrtarisht se mes administratorit dhe autorit të ngjarjes, Altin Marku, ka pasur shkëmbim zjarri. Kjo pasi edhe Marku, i cili u arrestua pas disa orësh kërkimi, është i plagosur. Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:15, në fshatin Kallmet, Lezhë, pas një konflikti verbal që Simoni ka patur në zyrë me autorin. Më pas ky i fundit i ka bërë pritë në rrugë dhe e ka qëlluar me pistoletë.

Në vendin e krimit u gjetën 19 gëzhoja, teksa mësohet se tre prej plumbave e kanë kapur Simonin në trup. Ai u qëllua me pistoletë në mes të rrugës nga Altin Marku. Fillimisht Besnik Simoni u dërgua në Spitalin e Lezhës dhe më pas u dërgua në Spitalin e Traumës për të marrë mjekim më të specializuar, pasi kishte tre plumba në trup. Policia njofton se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, me një krehër me gjashtë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur nga shtetasi Altin Marku, si dhe dy automjete. Vijon puna për gjetjen e armës tjetër pistoletë, të përdorur gjatë konfliktit.

Njoftimi

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 01.04.2022, në Kallmet të Lezhës, ku si pasojë e një konflikti me armë zjarri mbeti i plagosur kryetari i Njësisë Administrative Kallmet, shtetasi B. S., shërbimet e Policisë, pas disa orë kërkimesh, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit A. M., i cili në momentin e kapjes është konstatuar se ka qenë i plagosur me armë zjarri, për këtë arsye është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes, ku ka rezultuar se:

Më datë 01.04.2022, rreth orës 13:15, në fshatin Kallmet, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit e lartpërmëndur kanë qëlluar me armë zjarri pistoleta, në drejtim të njëri-tjetrit dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi B. S., i cili pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasi A. M. është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u fshehur për disa orë, deri sa është lokalizuar dhe është arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kallmet-Lezhë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”;

B. S., 42 vjeç, banues në fshatin Kallmet, Lezhë, me detyrë administrator i Njësisë Administartive Kallmet, Bashkia Lezhë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, me një krehër me 6 fishekë, e cila dyshohet se është përdorur nga shtetasi A. M., si dhe dy automjete.

Vijon puna për gjetjen e armës tjetër pistoletë, të përdorur gjatë konfliktit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Tags: Altin MarkuBesnik SimoniKreu i Njësisë Administrative Kallmet

TË LIDHURA

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan
Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

22:28 | 15/09/2025
Aksident në aksin Fier–Patos, makina përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Patos, makina përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi

21:13 | 15/09/2025
Nga reklamimi me postera në xhamat e lokalit te roli i “Profesorit”, si u joshën qytetarët drejt skemës piramidale online
Aktualitet

Nga reklamimi me postera në xhamat e lokalit te roli i “Profesorit”, si u joshën qytetarët drejt skemës piramidale online

20:10 | 15/09/2025
Next Post
Gledis Nano takon kreun e SPAK-ut

Gledis Nano takon kreun e SPAK-ut

L*fta kundër krimit, Çuçi nënshkruan marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe

L*fta kundër krimit, Çuçi nënshkruan marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe

Marrëveshje në Stamboll, Rusia lejon evakuimin e civilëve nga Mariupoli

Marrëveshje në Stamboll, Rusia lejon evakuimin e civilëve nga Mariupoli

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

16:28 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë
Showbizz

Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë

by mirseda
22:41 | 15/09/2025
0

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, i është rikthyer televizionit me një sfidë të...

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

22:28 | 15/09/2025
Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

22:24 | 15/09/2025
Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

22:15 | 15/09/2025
Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions

Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions

21:29 | 15/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com