Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

U përdhunua dhe mbeti shtatzënë nga 55-vjeçari, adoleshentja shpërthen në lot: S’dua ta shoh fëmijën

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
U përdhunua dhe mbeti shtatzënë nga 55-vjeçari, adoleshentja shpërthen në lot: S’dua ta shoh fëmijën

 Lotët nuk mund t’i ndalte sa herë kujtonte ngjarjen e shëmtuar që i rrokullisi gjithë jetën dhe e bëri nënë në moshën 15-vjeçare. Historia e adoleshentes nga fshati Velçan i Pogradecit që u përdhunua nga fqinji i saj 55-vjeçar ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Bashkë me prindërit e saj ajo ka treguar përdhunimin, shtatzëninë dhe më pas lindjen e fëmijës, fryt i këtij akti.

Po familja ka edhe një apel për ndihmë. Ata thonë se kërcënohen nga familja e Ligor Bibës për të tërhequr padinë. Për këtë qëllim iu kanë ofruar dhe para por nuk i kanë pranuar. Mes lotësh e duke u ndalur disa herë, adoleshentja që tani nuk shkon më as në shkollë tha se nuk e ka parë fëmijën që ka braktisur sapo e ka lindur dhe se nuk do ta shohë.

“Kur Ligori erdhi në shtëpi mami dhe babi ishin tek motra, vëllai me lopë. Ai erdhi, ishte pak si i pirë dhe më shtyu dhe…(qan). Më tha se po i tregove njeriu do të vras”, tregon vajza.

Ajo rrëfen se shtatzëninë e kishte kuptuar vetëm pasi kishte bërë vizitë dhe infermierja e fshatit kishte lajmëruar policinë.

“Infermierja nuk më tregoi as mua vetëm lajmëroi policinë. Shefi i krimeve ishte i pari të cilit i tregova. Fëmijën as nuk e kam parë, as nuk ta shoh (qan).
Në shkollë nuk shkoj sepse ata kanë ardhur dhe tek shtëpia dhe kërcënojnë. (qan)”, ka thënë ajo mes lotësh.

Edhe nëna e 16-vjeçares tha se e kishte marrë vesh nga infermierja se vajza kishte mbetur shtatzënë. “Infermierja e fshatit na tregoi që ishte shtatzënë. E dorëzuam fëmijën sepse nuk e mbanim dot”, tha ajo.

Ndërsa i ati jo pak i tronditur tha se do kishte pranuar më mirë ta vrisnin se të ndodhte kjo gjë. “Unë po zieja rakinë, erdhi gruaja dhe më tregoi. Erdhi policia në shtëpi. Më mirë të na kishte vrarë, se të kishte bërë këtë punë. Ai është i lumtur se e gjeti me mua, se ta kishte bërë me ndonjë tjetër do ishte i vrarë”, tha babai i adoleshentes./BW/

 

Tags: 55-vjeçariadoleshentjafemijenlotmbetipërdhunuasduashohshperthenshtatzënëTA

TË LIDHURA

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe
Aktualitet

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar
Aktualitet

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

21:40 | 14/04/2026
Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori
Kryesore

Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori

21:20 | 14/04/2026
Next Post
Zbardhet debati i ashpër në Columbia për Shqipërinë, ja çfarë tha Bushati

Zbardhet debati i ashpër në Columbia për Shqipërinë, ja çfarë tha Bushati

Forca e ligjit/ Ja kush janë pesë prokurorët që marrin në dorë Tiranën

Forca e ligjit/ Ja kush janë pesë prokurorët që marrin në dorë Tiranën

Video/Nga xhamia në mal, manovrat e frikshme të ushtarëve të ISIS

Video/Nga xhamia në mal, manovrat e frikshme të ushtarëve të ISIS







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe
Aktualitet

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

by mirseda
22:22 | 14/04/2026
0

Anëtarët e një bande kriminale shqiptare janë burgosur pasi kanë vjedhur sende me vlerë më shumë se...

Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?

Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?

22:20 | 14/04/2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

21:40 | 14/04/2026
Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori

Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori

21:20 | 14/04/2026
Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet

21:02 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com