Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur videos së kryeministrit, ku ajo ngatërrohej keq me shifrat.
Por, nëse pika e dobët e Kryemadhit janë shifrat, duket se ajo e kryeministrit është gramatika. Këtu ka marrë shkas kryetarja e LSI-së që të kapet me Ramën, të cilin e sugjeron më ironi që të shfletojë ndonjëherë gramatikën. Po ashtu, ajo i thotë Ramës që të mos mundohet të garojë me rininë me meme, pasi është shumë i vjetër.
“Ai momenti kur Doktorresha i’a kalon Artistit në aritmetikë (se në gramatikë s’ka konkurent)”– shkruante Rama, ndërsa Kryemadhi i është përgjigjur:
“Mirë aritmetikën, që e ke mbyllur në klasë të katërt fillore, por të paktën gramatikën t’a kishe shfletuar ndonjëherë…
P.s: …dhe mos u përpiq të konkurrosh rininë me meme, je shumë i vjetër dhe me humor bajat, që bën për të qeshur vetëm oborrin tënd”, shkruan Kryemadhi ne reagimin e saj ne FB.