Reagon gjyqtari Gjin Gjoni, pas akuzave të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, se KLD KLD i ka dhënë leje prindërore në mënyrë të fshehtë, me argumentin se është bërë baba dhe i duhet të udhëtojë drejt Gjermanisë atje ku jeton bashkëshortja e tij.
Sipas ministres, kërkesa është pranuar në mënyrë haptazi të paligjshme dhe është miratuar me votim nga anëtarët prezent të KLD-së po në mënyrë të paligjshme, duke mos patur kuorumin e nevojshëm.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Gjonit ndaj këtyre akuzave, i cili ka thënë se kërkesa e tij për leje prindërore është brenda kornizës ligjore dhe se kuorumi për vendimmarrjen ka qenë i plotë.
“Kuorumi për vendimmarrjen ka qenë i plotë dhe nuk është e vërtetë që votova për veten time. Nuk është hera e parë që KLD miraton leje të kësaj natyre,” u shpreh gjyqtari Gjoni për Neës24, ndërsa tha se ministrja e Drejtësisë nuk ishte e pranishme në mbledhje.
Ndër të tjera Gjoni e konsideroi deklaratën e ministres Gjonaj si nonsens dhe të pabazë.
“Leja prindërore nuk e përjashton dhe nuk e shtyn vettingun,” u shpreh gjyqtari Gjin Gjoni.