Gazeta e njohur amerikane “New York Times” ka zbuluar disa informacione të rëndësishme në detaje për Superligën Evropiane.
Pasi analizuan kontratat mes klubeve, gazeta pretendon se këtë projekt e ka ditur edhe FIFA, që ishte aleat i fshehtë.
Detaji që bie në kontrast me qëndrimin e presidentit Infantino pas njoftimit të 12 klubeve, është sepse klubet ishin në kontakt të vazhdueshëm me numrin një të FIFA-së dhe këtë ia kishin konfirmuar gazetës disa njerëz që ishin të afërt me presidentin.
Ishte vetë FIFA e cila do me deklarata të bujshme kundër Super Ligës dhe duke dalë në krah të UEFA-s, por faktet zbulojnë se mund të ketë qenë vetëm një farsë për të mbuluar përfshirjen e numrit një të futbollit.
Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim, por pritet valë ndryshimesh në radhët e institucioneve më të larta të futbollit.