Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

U largua nga Gjykata e Lartë e KED, kush do e zëvendësojë Ardian Dvoranin

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
U largua nga Gjykata e Lartë e KED, kush do e zëvendësojë Ardian Dvoranin

Në Shqipëri, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), vendosi sot të konsiderojë të përfunduar mandatin e anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani. Për pasojë ai humbet dhe funksionin e tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), të cilin e ushtronte automatikisht si anëtari i vetëm i Gjykatës së Lartë.

Ky funksion pritet t’i kalojë anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, si nënkryetare e Këshillit.

Shumica e anëtarëve të KLGJ-së, të cilët mbështetën idenë e përfundimit të mandatit të zotit Dvorani, e argumentuan këtë me faktin që tanimë, kur tre nga katër anëtarët jo gjyqtarë, të Gjykatës së Lartë janë zgjedhur, atëherë, zoti Dvorani, nuk ka më arsye për të qëndruar në detyrë, përtej mandatit që i ka përfunduar në vitin 2014.

Zoti Dvorani, u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë në vitin 2005, pikërisht nga radhët e jogjyqtarëve. Por pas përfundimit në vitin 2014 të mandatit 9 vjeçar, ai zbatoi klauzolën ligjore e cila i njihte të drejtën e mbajtjes së funksionit, deri në emërimin e pasuesit.

Zoti Dvorani reagoi shkurtimisht ndaj vendimit të sotëm. “Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj. Votimi ka qenë 6 me 4”.

Përmes një letre drejtuar më parë KLGJ-së ai theksonte se mandati i tij, do të mund të konsiderohej i përfunduar, me emërimin dhe të anëtarit të katërt.

KLGJ u vu në lëvizje nga Presidenti Ilir Meta, sipas të cilit “me emërimin dhe fillimin e ushtrimit të mandatit të rregullt të anëtarit të parë në Gjykatën e Lartë, që përkon me fillimin e ushtrimit të mandatit të zotit Sokol Sadushaj, zotit Ardian Dvorani i ka përfunduar tashmë dhe “detyrimi” për vijimin e ushtrimit të detyrës, detyrim ky që sipas tij, e ka mbajtur atë të lidhur me pozicionin si anëtar i Gjykatës së Lartë për thuajse 7 vjet pas përfundimit të mandatit të rregullt”.

Sipas Presidentit të Republikës, anëtari i katërt “i përket plotësimit të vendit vakant të krijuar nga përfundimi para kohe i mandatit të ish-gjyqtarit zotit Xhezair Zaganjori”.

Nga ana tij, zoti Dvorani, në letrën dërguar KLGJ-së e cilësonte nismën e Presidentit, si një lëvizje “me qëllimin e qartë: të ndërhyjë dhe ndikojë në mënyrë të papërshtatshme, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, në veprimtarinë e institucioneve kushtetuese të pavarura siç është KLGJ-ja dhe të arrijë të ndikojë në karrierën gjyqësore të një gjyqtari konkret”.

Kërkesa e zotit Meta, pasoi një përplasjeje të gjatë mes tij dhe zotit Dvorani, lidhur me aktivitetin e këtij të fundit si kryetar i KED-së, përplasje e cila u nxit nga procedurat e ndjekur lidhura me emërimet në Gjykatën Kushtetues, që çuan në një konflikt të hapur mes kreut të Shtetit dhe Parlamentit. Për këtë rast, pritet javën e ardhshme dhe opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias.

Dy draft opinionet e tij, i kanë dhënë të drejtë presidentit Meta, për mënyrën se si ai e trajtoi çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. /Voa

Tags: Ardian Dvoranigjykata e larteKED

TË LIDHURA

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit
Aktualitet

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE
Politikë

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit
Politikë

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Next Post
“Gurë e lopata ndaj policisë”, çfarë nuk u pa nga përplasja në Velipojë (FOTO)

“Gurë e lopata ndaj policisë”, çfarë nuk u pa nga përplasja në Velipojë (FOTO)

Pasuria e presidentit dhe Monika Kryemadhit, pronarë në 13 apartamente

Pasuria e presidentit dhe Monika Kryemadhit, pronarë në 13 apartamente

Të shtëna tek Komuna e Parisit në Tiranë

Të shtëna tek Komuna e Parisit në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë
Bota

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

by mirseda
22:28 | 17/02/2026
0

Presidenti i Perusë, José Jerí, u shkarkua nga detyra pasi Kongresi kritikoi mënyrën e tij të qeverisjes,...

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com