Tre anëtarë të një bande shqiptare droge janë lënë në burg pasi hetuesit zbuluan rezervat e tyre të kokainës me vlerë 4 milionë dollarë, shkruan Tirana Today.
Krye i grupit, shqiptari Mark Gurini, u arrestua në një stacion benzine pranë shtëpisë së tij në Buckhurst Hill në shtator të vitit të kaluar pas një hetimi nga Agjencia Kombëtare e Krimit dhe Policia Met.
Zyrtarët e Partneritetit të Krimit të Organizuar të Metit kontrolluan makinën e 26-vjeçarit, duke gjetur dy kile kokainë të fshehur brenda, si dhe ai ishte i pajisur me një letërnjoftim të rremë italian.
Nga një kontroll i mëvonshëm në banesës së tij në Queens Road, u gjetën dhe 49 kilogramë kokainë dhe prova të mëtejshme që banda kishte përdorur pronën si një bazë për takimi mes tyre, duke përfshirë peshore dhe 100,000 euro para të gatshme.
Më parë. po atë muaj, dy nga anëtarët e bandës, shqiptari Arbian Celaj, 25 vjeç, nga Eastern Avenue, Walthamstow dhe Abubaker Mohamed, 22 vjeç, nga Beaumont Road, Leyton, ishin arrestuar.
Secili ishte kapur me posedim e një kilogram kokaine. Droga e konfiskuar gjatë operacionit u vlerësua të ketë një vlerë të përgjithshme prej 4.2 milion euro.
Të tre u deklaruan fajtorë dhe të premten, Gurini u dënua me tetë vjet burg, ndërsa Celaj dhe Mohamed morën respektivisht pesë dhe tre vjet. TIRANA TODAY