Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

U arrestua për 1 kg kokainë, lirohet efektivi i RENEA-s (Emri)

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Tiranë, efektivi i RENEA-s kapet me 1 kg kokainë (Emri)

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu efektivin e Forcave Speciale RENEA, Xhulio Liçi. Ky i fundit, qëndroi 35 ditë në burg me afat, pasi u akuzua se posedonte 1 kg kokainë në automjetin e tij.

Liçi ishte nisur pasditen e 14 majit drejt Tiranës, kur në Plepa të Durrësit kishte parë 62 vjeçarin Dedë Nimani dhe e kishte marrë në makinë. Por, kur ishte futur në makinën e efektivit të RENEAS, Dedë Nimani futi në bagazh një çantë në të cilën më pas u zbulua se kishte kokainë.

Kur arritën në Ndroq, Dedë Nimani kërkoi që të zbriste nga makina dhe aty ndërhyri Policia që i ndiqte, duke i arrestuar në flagrancë. Nga kontrolli, në bagazhin e makinës së Xhulio Liçit, në çantë e vendosur nga 62 vjeçari Dedë Nimani, u gjet 1 kg kokainë.

Nimani pranoi se droga ishte e tija dhe speciali i RENEAS nuk kishte asnjë lidhje, por e kishte marrë rastësisht në makinë.

Çfarë deklaronte policia

Tiranë

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “BARON”

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohet 1 kilogramnë e 88 gramë lëndë narkotike Kokainë.

Vihen në pranga tre persona.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme  kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikeve Specialistët e Seksionit për Hetimin e narkotikëve në DVP Tiranë , bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “BARON”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

L.G, 43 vjeç, banues në Vorë, XH.L, 28 vjeç (punonjës policie)  banues në Fier dhe D.N, 62 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Mbi bazën e informacioneve të marra nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve  në DVP Tiranë se shtetasit D.M dhe L.G, në bashkëpunim me njëri-tjetrin  merreshin me veprimtari kriminale  në fushën e narkotikëve konkretisht duke blerë kokainë në sasi 1 deri në 2 kilogramë,  dhe më pas duke e shitur atë në zona të ndryshme të Tiranës ,si dhe në kufi me qarkun e Durrësit me qëllim shmangien e prezencës policore, kanë organizuar punën duke i mbajtur nën vëzhgim.

Në aksin rrugor  Tiranë -Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit , shtetasi XH.L dhe D.N, janë kapur në flagrancë së bashku me shtetasin L.G, me një pako lëndë narkotike Kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekeustrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i  kaluan Prokurorisë  së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Tags: Apeliburgkokainexhulio lici

TË LIDHURA

E rëndë në Shkodër! Makina del nga rruga dhe bie nga ura e Spatharit
Aktualitet

E rëndë në Shkodër! Makina del nga rruga dhe bie nga ura e Spatharit

16:21 | 28/01/2026
Plagosi me thikë të bijën/ Gjykata lë në burg 56-vjeçarin, autori kërkoi lirimin: Jam i pafajshëm
Aktualitet

Plagosi me thikë të bijën/ Gjykata lë në burg 56-vjeçarin, autori kërkoi lirimin: Jam i pafajshëm

15:04 | 28/01/2026
Qeveria dialog me biznesin eksportues, Rama prezanton platformën e re ExportOn
Aktualitet

Qeveria dialog me biznesin eksportues, Rama prezanton platformën e re ExportOn

15:03 | 28/01/2026
Next Post
Shqipëria, e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin

Shqipëria, e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin

Spiunonte për Moskën, arrestohet shkencëtari rus në Gjermani

Uotergejt, historia e njërit prej skandaleve më të mëdha politike në SHBA

Uotergejt, historia e njërit prej skandaleve më të mëdha politike në SHBA







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Tragjedi në fabrikën e biskotave në Greqi: rrjedhje propani prej muajsh, shpërthimi la 5 viktima
Bota

Tragjedi në fabrikën e biskotave në Greqi: rrjedhje propani prej muajsh, shpërthimi la 5 viktima

by mirseda
16:26 | 28/01/2026
0

Një rrjedhje disamujore e propanit në ambientet e fabrikës së industrisë ushqimore “Violanta”, e cila nuk u...

E rëndë në Shkodër! Makina del nga rruga dhe bie nga ura e Spatharit

E rëndë në Shkodër! Makina del nga rruga dhe bie nga ura e Spatharit

16:21 | 28/01/2026
Plagosi me thikë të bijën/ Gjykata lë në burg 56-vjeçarin, autori kërkoi lirimin: Jam i pafajshëm

Plagosi me thikë të bijën/ Gjykata lë në burg 56-vjeçarin, autori kërkoi lirimin: Jam i pafajshëm

15:04 | 28/01/2026
Qeveria dialog me biznesin eksportues, Rama prezanton platformën e re ExportOn

Qeveria dialog me biznesin eksportues, Rama prezanton platformën e re ExportOn

15:03 | 28/01/2026
Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr foton e “shkelësit” të parë, është një…makinë policie

Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr foton e “shkelësit” të parë, është një…makinë policie

14:42 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com