Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Twitter pezullon llogaritë e politikanëve në Serbi

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Twitter pezullon llogaritë e politikanëve në Serbi

Kompania Twitter ka pezulluar llogaritë e disa deputetëve dhe politikanëve të Partisë Përparimtare Serbe, e cila është në pushtet në Serbi, dhe të një zyrtari qeveritar.

Në mesin e personave që u është pezulluar llogaria në rrjetin social Twitter është edhe Arno Gujon, drejtor i Drejtorisë për bashkëpunim me diasporën dhe serbët në rajon, i cili është emëruar në këtë pozitë më 2020 nga Qeveria e Serbisë.

“Twitter sapo pezulloi llogarinë time ku kisha 34.000 ndjekës, pa dhënë asnjë shpjegim”, tha Gujon përmes një postimi në Facebook.

Edhe pse Gujon është i njohur për publikun në Serbi si një humanist që ndihmon serbët në Kosovë, aktiviteti i tij politik është i lidhur me lëvizjen identitare të ekstremit të djathtë.

Twitter pezulloi llogaritë e 12 anëtarëve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), të presidentit aktual, Aleksandar Vuçiq.

Në mesin e llogarive të pezulluara është edhe llogaria e organizatës joqeveritare CRTA që monitoron punën e Kuvendit. Në mesin e personave që u janë pezulluar llogaritë në Twitter janë: Nevena Gjuriq, Sandra Bozhiq, Milica Nikoliq, Jelena Obradoviq, Aleksandar Markoviq, Kërsta Janjusheviq, Dushan Radojeviq, Jelena Zhariq-Kovaçeviq, Aleksandra Tomiq, Stasha Stojanoviq, Zoran Tomiq dhe Andrijana Vasiq.

Kompania Twitter po ashtu pezulloi llogaritë e disa anëtarëve të lartë të SNS-së, përfshirë edhe kryetarit të qytetit të Beogradit, Miroslav Çuçkoviq, si dhe Slavisha Miçanoviqit, që sipas mediave udhëheq ekipin për media të SNS-së.

Kompania Twitter nuk ka komentuar menjëherë lidhur me pezullimin e llogarive të zyrtarëve serbë. Siç thuhet në faqen zyrtare, Twitter ka të drejtë të pezullojë llogari nëse këto llogari shkelin rregullat e kompanisë.

“Shumica e llogarive që ne pezullojmë, pezullohen sepse ato janë të rreme ose paraqesin rreziqe të sigurisë për Twitter apo për këto që përdor Twitter-in”, thuhet në faqen e kësaj kompanie.

Në ueb-faqen e Twitter-it po ashtu thuhet se llogaritë mund të pezullohen nëse të njëjtat dyshohet se janë hakuar. Pezullimi në raste të tilla zgjat derisa llogaria t’i kthehet pronarit. Kompania po ashtu mund të pezullojë llogari nëse janë në kundërshtim me politikat e kompanisë. /evropaelire

Tags: Arno GujonPartisë Përparimtare Serbetwitter

TË LIDHURA

Rajoni

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi
Rajoni

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

11:54 | 09/02/2026
Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali
Rajoni

Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:31 | 05/02/2026
Next Post
Atentati në autostradën Vlorë-Fier, 15 të shoqëruar në polici

Atentati në autostradën Vlorë-Fier, 15 të shoqëruar në polici

Ngazëllimi për “tre kryeministrat” si foklorizëm i shekullit të ri

Skema e shtetësisë për investitorët e huaj/Pollo: Në rrezik liberalizimi i vizave

Alina e Kubës: Film për historinë e vajzës së Fidel Castros

Alina e Kubës: Film për historinë e vajzës së Fidel Castros







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji
Aktualitet

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

by mirseda
13:01 | 09/02/2026
0

Shkëlqim Hajdari ka marrë detyrën zyrtarisht si Prefekti i ri i Tiranës. Në fjalën e mbajtur ai...

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

12:47 | 09/02/2026
Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

12:04 | 09/02/2026

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

11:54 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com