Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Turqia mohon se po shpërfill marrëveshjen me Rusinë për Idlibin

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Turqia mohon se po shpërfill marrëveshjen me Rusinë për Idlibin

Turqia hodhi poshtë të shtunën akuzat e Moskës se nuk po përfillur marrëveshjen e arritur me Rusinë dhe Iranin për uljen e tensioneve në provincën Idlib të Sirisë.

Ankaraja kërcënoi se do ndërmarrë veprime ushtarake në këtë zonë nëse përpjekjet diplomatike me Moskën dështojnë.

Turqia dhe Rusia, të cilat mbështesin palët kundërshtare në konfliktin në Sirisë, ranë dakord në vitin 2018 për të krijuar një zonë ku nuk do të ketë luftime në provincën veriperëndimore.

Por bashkëpunimi i tyre i brishtë u prish nga një ofensivë e qeverisë siriane në Idlib, gjatë së cilës u vranë 13 ushtarë turq gjatë dy javëve të fundit.

Ankaraja ka thënë se do të përdorë ushtrinë për të larguar forcat siriane nëse ato nuk tërhiqen deri në fund të shkurtit.

Presidenti Tayip Erdogan ka thënë se Turqia do të godasë forcat qeveritare kudo përgjatë Sirisë nëse edhe një ushtar tjetër turk plagoset.

Zoti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin të mërkurën dhe të shtunën me Presidentin amerikan Donald Trump, por ende nuk është njoftuar për ndonjë përparimit diplomatik mbi çështjen.

Rusia, e cila mbështet presidentin sirian Bashar al-Asad thotë se Turqia, e ka përkeqësuar situatën dhe nuk ka arritur të neutralizojë militantët atje.

Por Turqia fajëson për situatën forcat e qeverisë siriane në Idlib.

“Ne nuk mund të anashkalojmë mizorinë që po ndodh në fqinjin tonë”, tha Nënpresidenti turk Fuat Oktay për transmetuesin televiziv NTV.

Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu tha se Turqia po kërkon ta zgjidhë çështjet e Idlibit me Rusinë përmes diplomacisë.

Por duke folur gjatë një konference ndërkombëtare të sigurisë në Mynih ai shtoi se “nëse zgjidhja nuk do të funksionojë përmes kanaleve diplomatike, ne do të ndërmarrim hapat e nevojshëm”.

Duke folur në Stamboll të shtunën, presidenti Erdogan tha se Turqia do t’i sprapsë forcat siriane vetëm në rast se ato tërhiqen vetë në kufijtë e përcaktuar nga Ankaraja dhe Moska në vitin 2018.

“Zgjidhja në Idlib është që regjimi (Sirian) t’i jap fund agresionit e të tërhiqet në kufijtë që parashikon marrëveshja.
Përndryshe ne do t’i japim zgjidhje përpara fundit të muajit shkurtit”, tha zotit Erdogan. /Voa

Tags: marreveshjerusishpërfillTurqia

TË LIDHURA

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më
Bota

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

16:51 | 09/02/2026
Rajoni

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
Next Post
Pompeo refuzoi të takohet me Kurtin/ Hashim Thaçi bën deklaratën e fortë

Pompeo refuzoi të takohet me Kurtin/ Hashim Thaçi bën deklaratën e fortë

Lavrov akuzon NATO-n dhe Evropën për nxitje të tensioneve

Lavrov akuzon NATO-n dhe Evropën për nxitje të tensioneve

Po pinte kafe në Yzberisht, policia arreston grabitësin e argjendarisë

Po pinte kafe në Yzberisht, policia arreston grabitësin e argjendarisë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave
Politikë

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

by mirseda
21:50 | 09/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se mazhoranca do të ndërmarrë ndryshime ligjore lidhur me çështjen e pezullimit...

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Kosovë, KQZ çertifikon rezultatet e 28 dhjetorit, hapet rruga për seancën konstituive

Kosovë, KQZ çertifikon rezultatet e 28 dhjetorit, hapet rruga për seancën konstituive

21:09 | 09/02/2026
Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

20:35 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com