Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Turqia kërcënon SHBA

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Turqia kërcënon SHBA

Turqia i ka kërcënuar SHBA me hakmarrje, nëse ato vendosin sanksione ndaj Ankarasë për blerjen e një sistemi raketash ruse.

Presidenti turk Rexhep Tayipp Erdogan kërcënoi se do të mbyllë dy baza ushtarake strategjike të përdorura nga Shtetet e Bashkuara në Turqi, nëse Uashingtoni vendos sanksione kundër Ankarasë për blerjen e një sistemi raketash ruse.

“Po të jetë e nevojshme, ne do t’i mbyllim Incirlikun dhe gjithashtu Kurecikun”, i tha Presidenti turk Rexhep Tayipp Erdogan stacionit A Haber të dielën, duke iu referuar dy bazave ushtarake të përdorura nga Shtetet e Bashkuara.

“Po të zbatohet kundër nesh kërcënimi i sanksioneve, ne do t’u përgjigjemi atyre në kuadrin e reciprocitetit”.

Incirliku është një bazë ajrore në jug të Turqisë, që ka luajtur një rol të madh në operacionet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Afganistan, dhe së fundmi kundër grupit “Shteti Islamik” (IS) në Siri dhe Irak.

Ushtria amerikane ka strehuar gjithashtu rreth 50 bomba bërthamore me gravitet B-61 në këtë bazë.

Në Kurecik në Turqinë lindore ndodhet një stacion radari i NATO-s.

Në fillim të kësaj jave, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu e ngriti gjithashtu çështjen e mbylljes së dy bazave për SHBA nëse Uashingtoni vendos sanksione.

Sanksionet në horizont

Ligjvënësit amerikanë kanë bërë presion ndaj presidentit amerikan Donald Trump që të vendosë sanksione ndaj Turqisë për blerjen dhe vendosjen e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 të Rusisë, për të cilin Uashingtoni thotë se është i papajtueshëm me NATO-n dhe kërcënon avionët luftarakë F-35.

Si reagim, SHBA e larguan Turqinë nga programi i avionëve luftarakë F-35, në të cilin Ankaraja ishte partner.

Administrata e Trump-it deri tani është përmbajtur për të mos vendosur sanksione ndaj aleates së NATO-s, për blerjen e S-400.

Sipas një ligji amerikan të njohur si Akti i Kundërshtimit të Kundërshtarëve me sanksione (CAATSA), shtetet që blejnë pajisje të caktuara ushtarake nga Rusia duhet të sanksionohen.

Marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s gjithashtu janë tendosur në lidhje me ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në verilindje të Sirisë kundër forcave kurde, që janë partnerë me SHBA kundër IS-it.

Pasi ushtria amerikane u tërhoq nga kufiri turko-sirian, Turqia arriti një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin për të patrulluar veriun e Sirisë, shkruan “DW”.

Turqia e konsideron milicinë YPG siriane kurde një grup terrorist me lidhje me kryengritësit kurdë që luftojnë në një kryengritje 35-vjeçare kundër shtetit turk.

Erdogani kërcënoi të dielën gjithashtu se do të hakmerret ndaj SHBA, pasi Senati dhe Dhoma votuan pro njohjes së vrasjes së armenëve në vitin 1915 si gjenocid.

Trumpi nuk e ka nënshkruar rezolutën.

Tags: HakmarrjekercenonSHBATurqia

TË LIDHURA

Vatikani refuzon ftesën e Trump për ‘Bordin e Paqes’,mbështet OKB-në për zgjidhjen e krizave globale
Bota

Vatikani refuzon ftesën e Trump për ‘Bordin e Paqes’,mbështet OKB-në për zgjidhjen e krizave globale

09:34 | 18/02/2026
OKB për dosjet e Epstein: Akuzat mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit
Analizë

OKB për dosjet e Epstein: Akuzat mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit

09:21 | 18/02/2026
Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune
Analizë

Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune

09:15 | 18/02/2026
Next Post
Raffaele Lorusso: Kush mohon lirinë e medias, nuk hyn në Evropë

Raffaele Lorusso: Kush mohon lirinë e medias, nuk hyn në Evropë

“Instituti rrezikon të shembet”, Hysenlliu: Nuk vë kokën time në rrezik

“Instituti rrezikon të shembet”, Hysenlliu: Nuk vë kokën time në rrezik

Vritet me armë zjarri 17-vjeçarja në Laprakë, plagoset një djalë

Ministri godet në fytyrë gazetarin shqiptar







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Tragjedi në Thumanë-Kashar/ Përplasen dy makina, humb jetën 48-vjeçari
Aktualitet

Tragjedi në Thumanë-Kashar/ Përplasen dy makina, humb jetën 48-vjeçari

by mirseda
10:13 | 18/02/2026
0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës në autostradën Thumanë-Kashar. Burime zyrtare nga policia bënë...

Katër ish-krerët e UÇK-së flasin sot/ Gjyqi në Hagë, dita e fundit e deklaratave përmbyllëse

Katër ish-krerët e UÇK-së flasin sot/ Gjyqi në Hagë, dita e fundit e deklaratave përmbyllëse

10:11 | 18/02/2026
Ndërron jetë në spital 34-vjeçarja nga Fushë-Kruja pasi konsumoi…

Ndërron jetë në spital 34-vjeçarja nga Fushë-Kruja pasi konsumoi…

09:53 | 18/02/2026
Akuzohet për kultivim lëndësh narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

Akuzohet për kultivim lëndësh narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

09:36 | 18/02/2026
Vatikani refuzon ftesën e Trump për ‘Bordin e Paqes’,mbështet OKB-në për zgjidhjen e krizave globale

Vatikani refuzon ftesën e Trump për ‘Bordin e Paqes’,mbështet OKB-në për zgjidhjen e krizave globale

09:34 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com