Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Turqi/ Ekzekutohet gazetari i njohur

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Güngör Arslan, pronari dhe redaktori menaxhues i gazetës lokale Kocaeli Ses, u shënjestrua në një sulm të armatosur në zyrën e tij. I dërguar në Spitalin Shtetëror të Kocaelit pas sulmit të së shtunës (19 shkurt), Arslan humbi jetën. Policia duke kqyrur vendin e ngjarjes, ka kapur të dyshuarin i cili kishte ikur nga vendi i krimit.

Në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga Zyra e Guvernatorit të Kocaelit, bëhet e ditur se i dyshuari me inicialet R.Ö., u kap së bashku me armën e vrasjes. Zyra e Guvernatorit bëri të ditur gjithashtu se ka nisur një hetim gjithëpërfshirës për ngjarjen.

Gazetarët dënojnë sulmin

Shoqata e Gazetarëve të Kocaelit (KOCAGE) lëshoi ​​një deklaratë duke dënuar sulmin. Shoqata gjithashtu shprehu dëshirën e saj, që autori ose autorët të kapeshin në një kohë sa më të shkurtër.

Përfaqësuesi i Reporterëve pa Kufij (RSF) në Turqi, Erol Önderoğlu gjithashtu ka bërë një deklaratë në lidhje me sulmin vdekjeprurës. Duke dënuar sulmin në emër të RSF-së, Önderoğlu ka thënë:

“Ne duam që shkaku i sulmit të zbardhet dhe të gjitha palët përgjegjëse të penalizohen në mënyrën më të ashpër të mundshme. Vitin e kaluar, prezantuesi i radios Hazım Özsu u vra gjithashtu në Bursa, nga një person i audiencës së tij që nuk i pëlqyen komentet e tij. Nëse Güngör Arslan i merret jeta për shkak të profesionit të tij, kjo tregon se Turqia nuk është më një vend i sigurt për gazetarët, mes klimës armiqësore që ekziston prej vitesh”.

Ai raportoi kryetarin në artikullin e fundit

Në artikullin e tij të fundit të botuar një ditë para vrasjes së tij, Güngör Arslan shkroi se kryetari i Bashkisë Metropolitane të Kocaelit, Tahir Büyükakın, i kishte dhënë tenderin për Qytetin Shëndetësor me 502 shtëpi që do të ndërtohej nga Kent Konut në Kartepe, kompanisë së mikut të tij të ngushtë Haldız Construction.

Güngör Arslan shkroi, “Duke rrezikuar gjithçka për të shpëtuar Haldız nga kriza ekonomike në të cilën është gjendur, ai i ka dhënë projektin Kent Housing të Komunës Metropolitane të Kocaelit në Haldız Construction. […] Tahir Büyükakkın duhet t’i përgjigjet këtyre”.

Burimi i lajmit: Bianet. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: gazetarGüngör Arslanturqi

TË LIDHURA

Bota

BE propozon ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë, sanksione të reja kundër Moskës

09:47 | 10/06/2026
Bota

Rriten sulmet ndaj politikanëve në Gjermani, policia regjistron mbi 5 mijë raste në një vit

09:37 | 10/06/2026
Bota

Evropa përballë të nxehtit afrikan, thyhen rekordet historike! Shkencëtarët paralajmërim

09:20 | 10/06/2026
Next Post

Shqiptarët mes Rusisë dhe Ukrainës

"Na e hoqët përsheshin me qumësht", fermerët e Përmetit në protestë

Tani që dihet kush është Sali Berisha, ç’janë këta që brohorasin për të?







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Bordi i Transparencës merr vendimin, ulet çmimi i naftës dhe benzinës

by mirseda
11:56 | 10/06/2026
0

Njoftim për Shtyp Bordi i Transparencës në datë 10 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi...

Ish-zv.ministrja e Mjedisit shpërthen kundër Ramës: Ku i ke institucionet?

11:47 | 10/06/2026

“S’keni turp”, Rama: Shqipëria s’merr leksione nga regjimi iranian

11:00 | 10/06/2026

E rëndë në Gjirokastër, një fëmijë mbytet në pishinë

10:27 | 10/06/2026

Numërimi i votave në Kosovë, ja cilët janë kandidatët më të votuar në partitë kryesore

10:18 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com