Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Turpi i Gjermanisë”

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Turpi i Gjermanisë”

Zgjedhja e kryeministrit të ri të Tyringjisë me votat e partisë AfD shënon shkelje të tabuve.

Kjo dëshmon se sa të thella janë mosmarrëveshjet në luftën e ekstremizmit të djathtë.

Para një jave, më 29 janar 2020, Bundestagu gjerman përkujtoi viktimat e Holocaustit.

Shkas ishte përvjetori i 75-të i çlirimit të kampit të përqendrimit në Auzhvic.

Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin u bëri thirrje gjermanëve në fjalimin e tij në Berlin që kurrë të mos i harrojnë këto tmerre.

Dhe që me ngulm të luftojnë antisemitizmin, recizmin dhe urrejtjen ndaj të huajve.

Rivlin tha se gjermanët dhe partitë e tyre kanë një detyrim të veçantë që të angazhohen për liri, vlera demokratike dhe në veçanti kanë një përgjegjësi për të vepruar në harmoni me hisotrinë e kaluar.

“Gjermania nuk guxon të harrojë”, tha ai.

Por vetëm një javë më vonë erdhi lajmi: Me ndihmën e votave të partisë populiste të djathtë AfD në Tyringji u zgjodh një kryeministër i ri i partisë liberal-demokrate FDP.

Një zgjedhje që e ka tronditur Gjermaninë. Një zgjedhje që është më shumë se dëshmi se politikanët e CDU dhe FDP të këtij landi, të cilët kanë bërë këtë zgjedhje, nuk e kanë kuptuar përgjegjësinë e tyre historike. Një zgjedhje e cila partitë demokratike i vendos para një sprove që në fund mund të rezultojë me zgjedhje të jashtëzakonshme edhe në nivelin federal për Bundestag-un.

A është pushteti më i fortë se arsyeja?

Në javët e ardhshme do të dëshmohet nëse fjalët e politikanëve kryesorë në Berlin, që kurrë të mos kërkojnë krijimin e shumicës me mbështetjen e AfD, vërtet qëndrojnë. Apo dëshira për pushtet është megjithatë më e madhe se arsyeja.

Kryetarja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, ka kërkuar nga dega e CDU-së në Tyringji, që në asnjë mënyrë të mos futet në koalicion me AfD.

Por kjo nuk është respektuar, ndaj shtrohet pyetja: A dëshmon kjo dobësinë e saj? Çfarë do të bëjë kancelarja gjermane Angela Merkel pas vendimit që përfaqësuesit e partisë së saj CDU të kërkojnë mbështetjen pikërisht të shefit të AfD-së në Tyringji Björn Höcke? Dhe çfarë do të bëjë partia socialdemokrate (SPD), e cila është në koalicion me CDU-në në nivelin federal?

Gjermanët që kanë harruar historinë

Kjo ditë duhet ta shqetësojë Gjermaninë deri në palcë.

Forcat demokratike tani duhet të tregojnë se sa janë vërtet të fuqishme. Sa janë të gatshme ato të rrezikojnë dhe çfarë mund të evitojnë, në mënyrë që kjo sjellje të mos shndërrohet në normalitet.

Para pak ditësh presidenti Steinmeier ka deklaruar në Yad Vashem, se “Nacionalsocializmi nuk ka rënë prej qiellit”.

Në këtë ditë të shkurtit, Gjermania e ka kuptuar se sa gjermanë kanë harruar historinë. Fjalët se “Gjermania nuk guxon të harrojë”, të presidentit Reuven Rivlin, kanë të bëjnë me të gjithë ne. Dhe askush nuk guxon të besojë se historia nuk mund të përsëritet. /DW

Tags: “tabu”gjermanikryeministerturpi

TË LIDHURA

I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar
Aktualitet

I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

09:06 | 31/01/2026
Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

22:26 | 30/01/2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen
Bota

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Next Post
Kapen 37 klandestinë afganë dhe sirianë

Kapen 37 klandestinë afganë dhe sirianë

Ndodh mrekullia/ Marvi Mihali bëhet me motër

Ndodh mrekullia/ Marvi Mihali bëhet me motër

Basha: Ju ftoj në një bashkëbisedim live, sot në orën 18:00

Basha: Ju ftoj në një bashkëbisedim live, sot në orën 18:00







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja
Aktualitet

Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja

by mirseda
09:56 | 31/01/2026
0

Matura Shtetërore pritet me padurim nga nxënësit dhe prindërit, pasi përbën një moment kyç në vijimësinë e...

KQZ 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike

KQZ 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike

09:12 | 31/01/2026
I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

09:06 | 31/01/2026
Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

22:26 | 30/01/2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com