Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Tuneli i Llogarasë, si korrupsion elitar

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Tuneli i Llogarasë, si korrupsion elitar

Nga: Bujar Leskaj

Sot, kryetari i sektit qeverisës përuroi nisjen e punimeve në tunelin e Llogarasë. Përpara se të mburrej për këtë investim, sipas tij “elitar”, lideri global duhet t’u shpjegonte shqiptarëve faturën e lartë, me të cilën po nis kjo vepër publike, e cila ndërtohet tërësisht me paratë e taksapaguesve të këtij vendi.

Ministria e Infrastrukturës, e cila mund të përkthehet lehtësisht në ministria e keqmenaxhimit, duhet t’u japë përgjigje qytetarëve përse në garën për Tunelin e Llogarasë, një garë e nisur që më 20 qershor 2020 dhe e shtyrë tri herë në mënyrë të pashpjegueshme, zgjodhi ofertën me vlerë 140 milionë euro, kur në mars të vitit 2021, për këtë prokurim, refuzoi një ofertë me vlerë 110 milionë euro të një konsorciumi të përbërë nga një kompani turke dhe një shqiptare?

Dëmi ekonomik dhe abuzimi në këtë vepër është jo pak, por 30 milionë euro. Progres-Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë thekson se “Autoriteteve kontraktuese u mungon aftësia për të menaxhuar proceset e prokurimit publik në mënyrë efektive. Përputhshmëria me ligjet është ende përgjithësisht e dobët, veçanërisht në procedurat më komplekse” (Progres-Raporti 2020, Kapitulli 5 “Prokurimi Publik”, faqe 69, paragrafi i dytë).

Një shqetësim të ngjashëm dhe të lidhur direkt me korrupsionin ngre raporti zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit i vitit 2021 për klimën e investimeve në vend, kur cilëson se “Raportet e korrupsionit në prokurimet qeveritare janë të zakonshme… Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme.” (Raporti “Deklaratat e klimës së investimeve. Shqipëri 2021”, fq.7. https://www.state.gov/ reports/2021-investment-climate-statements/albania/). Edhe pse flet për turizëm elitar, lideri global nuk ka moral të shesë, as zgjidhje të ofrojë, për dukurinë e trukimit dhe abuzimit ekstrem me tenderët publikë, sidomos me ata me vlerë të lartë, si Tuneli i Llogarasë.

Të gjitha prokurimet dhe tenderat me vlerë me dhjetëra e qindra milionë euro janë larg standardeve të BE-së me vite dritë, madje larg edhe të konsideruarit mjaftueshëm transparentë dhe garantues të konkurrencës së lirë. Historia e tenderit të Tunelit të Llogarasë, të deklaruar si i realizuar tri herë që nga qershori 2020 e deri tani dhe të fryrë me 30 milionë euro që nga marsi 2021(për këtë shpjegim duhet të japë Ministria e Infrastrukturës), e dëshmon këtë. Kjo vepër, për fat të keq të të gjithë shqiptarëve, nuk është parathënia e turizmit elitar, por shëmbëlltyra e shëmtuar e korrupsionit elitar të sektit Rama.

Sot, lideri global dhe sekti i tij duken si të fortë, por nuk duhet të harrojnë thënien lapidar të babait të demokracisë amerikane, Presidenti Abraham Linkoln, se “Një shtetar mund të mashtrojë disa nga njerëzit gjatë gjithë kohës, si dhe të gjithë njerëzit në ndonjë kohë, por nuk mund t’i mashtrojë të gjithë njerëzit gjatë gjithë kohës”. Ne si opozitë faktet do të vazhdojmë t’i prezantojmë, pasi të kërkojmë edhe zyrtarisht nga Ministria e Infrastrukturës dokumentet përkatëse të refuzimit të ofertës në mars të vitit 2021 dhe përse në harkun kohor të shtatë muajve pranohet një ofertë 30 milionë euro më e lartë, e cila përbën dëm ekonomik dhe abuzim të pastër me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Tags: Bujar Leskajllogaratuneli

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Ilirit s’i del e keqja me Fifin: Të dhjefsha turinjtë, është tra-la-la (VIDEO)

Ilirit s'i del e keqja me Fifin: Të dhjefsha turinjtë, është tra-la-la (VIDEO)

Pollo: Zgjedhjet e lira për normalitetin demokratik

Në mbrojtje të standardit 2005

A mund të jetë energjia bërthamore, si energji e gjelbër?

A mund të jetë energjia bërthamore, si energji e gjelbër?







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale
Bota

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

by mirseda
22:44 | 13/03/2026
0

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten, 13 mars, se Turqia nuk do të ndërhyjë në tensionet...

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

21:46 | 13/03/2026
Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

21:31 | 13/03/2026
Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

21:02 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com