E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Në mbrojtje të standardit 2005

Nga: Genc Pollo

Evitimi i rrugës gjyqësore (padi civile e kallzim penal) kur gazetarët e mediat botojnë lajme të pavërteta e shpifëse ndaj një ofiqari publik, ka qenë një standard i vendosur nga qeveria Berisha 2005-2013 (po e quaj shkurt “standardi 2005”). Këtij standardi i është përmbajtur më pas edhe PD në opozitë. Deri dje! Po lexoj se kryetari e sekretari i përgjithshëm i partisë kanë depozituar në 14 nëntor padi e kallzim kundër dy mediave. Këto të fundit me linjë editoriale të afërt me opozitën.

Nuk është çështja ime të kem një opinion nëse lajmet që u bënë shkak për këto dy reagime janë të vërteta apo të rreme. Por dy fjalë mbi standardin 2005: në një demokraci post komuniste si Shqipëria shfaqen dy simptoma problematike.

Së pari, mediat shpesh janë objekt i kapjes nga politikanë e biznesmenë dhe si pasojë  gazetarët e redaktorët e tyre bien në trysni për të shkelur profesionalizmin dhe etikën e zanatit.

Së dyti, ofiqarët publikë shpesh nuk janë llogaridhënës e transparentë për çështje të tyre që lidhen me ofiqin e interesin publik.

Në këto rrethana standardi 2005 është rruga e drejtë dhe e duhur. E dimë që për motive të imagjinueshme disa media jo rrallë raportojnë gënjeshtra e pasaktësira. Kështu ka qenë më parë; kështu është aktualisht në epokën e rrjeteve sociale e me gjasë kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Por ndërkohë që çdo person privat ka të drejtën e mundësinë për të gjetur shpagim në gjykatë, ofiqari ka avantazhin e detyrimin e një gjyqi tjetër: gjyqin e opinionit publik. Të tëra shpifjet e pretendimet e rreme ai mund t’i mohojë në parim dhe mund t’i çmontojë në detaje me prova e fakte. Duke detyruar edhe median e lajmit të kontestuar të botojë përgënjeshtrimin. E kur kjo e fundit refuzon atëhere na rroftë fejsbuku. E prej tij e marrin dhe publikojnë plot media të tjera.

Lexo edhe :   Raporti i auditorëve europianë, si një apologji për demokracinë liberale
Lexo edhe :   Raporti i auditorëve europianë, si një apologji për demokracinë liberale

Standardi 2005, fatkeqësisht u braktis në v.2013 nga qeveria Rama. Për më tepër kjo qeveri aprovoi edhe një ligj antifjalë, i cili hasi në kundërshtim të fortë vendor e ndërkombëtar; madje u bë një nga pengesat në udhën drejt Bashkimit Europian.

Në këto rrethana veprimet e dy zyrtarëve të Partisë Demokratike janë të gabuara, si dhe të dëmshme për interesin publik e për vetë opozitën. Prandaj apeloj të tërheqin cdo padi apo kallzim dhe, nëse preferojnë, të japin versionin e tyre në arenën e opinionit publik.

Ish ministër e deputet*

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...