Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Tunelet nën Rripin e Gazës, kur janë hapur dhe përse shërbejnë

2 vjet ago
in Bota, Kryesore
Tunelet nën Rripin e Gazës, kur janë hapur dhe përse shërbejnë

Një tunel i Hamasit fotografuar në korrik 2016 (AP Photo / Adel Hana, Dosje)

Ditët e fundit Izraeli ka kryer sulme ajrore shumë të rënda mbi Rripin e Gazës, me synim shkatërrimin e bazave të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura palestineze, dhe të rrjetit shumë të gjerë të tuneleve që ndodhet nën territorin e Rripit.

Ndër bombardimet më të dhunshme deri më tani, kanë qenë ato të kryera menjëherë pas njoftimit nga ushtria izraelite se Izraeli ishte gati të niste një pushtim tokësor në Rripin e Gazës mbrëmjen e së premtes.

Gazetat izraelite spekuluan se lajmi – që nuk u vërtetua –  ishte trilluar qëllimisht nga autoritetet izraelite për t’i nxitur udhëheqësit e Hamasit që të strehoheshin në tunelet nëntokësore, në mënyrë që t`i godisnin dhe t’i vrisnin këta të fundit përmes bombardimeve ajrore.

Sigurisht që nuk është hera e parë që flitet për tunelet e ndërtuara nën Rripin e Gazës. Ekzistenca e këtyre tuneleve kishte qenë argumenti kryesor i përdorur në vitin 2014 nga qeveria izraelite, për të justifikuar pushtimin tokësor të Rripit, që ndodhi gjatë luftës së fundit të zhvilluar midis Izraelit dhe Hamasit.

Tetë vjet më parë, në vitin 2006, një nga këto tunele ishte përdorur nga Hamasi për të rrëmbyer ushtarin izraelit Gilad Shalit, dhe për ta çuar këtë të fundit në Rripin e Gazës, një ngjarje që pati një jehonë të jashtëzakonshme jashtë Izraelit, dhe që kishte nxitur frikën e izraelitëve afër kufijve me Rripin e Gazës.

Aktualisht nuk dihet se sa tunele ekzistojnë, dhe as sesa prej tyre përdoren për qëllime ushtarake nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik, një grupim tjetër i armatosur në Rripin e Gazës, megjithëse më i vogël. Por dihet që ato ekzistojnë, dhe konsiderohen ende si një kërcënim nga ushtria izraelite.

Tunelet e para, shkruajnë studiueset Nikol Uotksin dhe Alena Xhejms, u ndërtuan fillimisht në vitet 1980 për të lidhur Rripin e Gazës me Egjiptin. Në ato vite ata nuk përdoreshin për  qëllime ushtarake, por për të importuar ilegalisht mallra të llojeve të ndryshme në Gaza, territor që më pas u pushtua nga Izraeli në një mënyrë të ngjashme me ato të përdorura për Bregun Perëndimor, dhe më pas me vendbanimet e ndara nga pjesa tjetër e territorit Palestinez.

Ky rrjet tunelesh iu nënshtrua një zgjerimi të dukshëm duke filluar që nga viti 2007, kur Hamasi rrëzoi me forcë partinë më të moderuar Fatah në fund të së ashtuquajturës “betejë për Gazën”, e cila ishte në fakt një luftë civile midis fraksioneve palestineze.

Marrja e pushtetit nga Hamas, e nxiti Izraelin të vendoste një embargo shumë të rreptë ndaj Rripit të Gazës, që vitet e fundit është përcaktuar nga shumë analistë si “çnjerëzor”, për shkak të ngurtësisë ekstreme të masave të tij.

Për këtë arsye,tunelet vazhduan që të përdoren si rrugë për të importuar mallra të llojeve të ndryshme, disa prej të cilave janë të nevojshme për popullatën palestineze. Megjithatë, Hamasi filloi t’i përdorë tunelet masivisht edhe për qëllime ushtarake.

Episodi më mbresëlënës ndodhi në vitin 2006 me rrëmbimin e ushtarit izraelit Gilad Shalit, që u la i lirë vetëm 5 vjet më vonë, falë një shkëmbimi të burgosurish, që përfshiu lirimin e mbi 1 mijë të arrestuarve palestinezë.

Në luftën e vitit 2014, u ri-fol sërish shumë për tunelet nëntokësore, kur Izraeli nisi një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës, me synim shkatërrimin e atyre që hynë në territorin izraelit, të përdorur nga Hamasi dhe milicët e Xhihadit Islamik për të organizuar sulme të befasishme kundër ushtrisë armike.

Gjatë asaj lufte, Izraeli shkatërroi rreth 30 tunele, dhe pretendoi se Hamasi kishte ndërtuar më shumë se 1.300 tunele të tillë që nga viti 2007, duke shpenzuar mbi 1.25 miliardë dollarë, tëcilat mund të ishin përdorur për rindërtimin ose përmirësimin e infrastrukturës në Rripin e Gazës. Në vitin 2006, nënkryetari i Hamasit Ismail Hanije tha se grupi kishte ndërtuar një rrjet tunelesh 2 herë më të madh se ai i përdorur nga komunistët kundër ushtarëve amerikanë në Luftën e Vietnamit.

Megjithatë, në fundin e luftës së vitit 2014, ekspertët vunë në pikëpyetje efektivitetin e vërtetë të tuneleve. Ata u përpoqën të kuptonin nëse investimi i shumave kaq të mëdha të parave për ndërtimin e “Gazës nëntokësore”, i kishte sjellë apo jo Hamasit një avantazh të vërtetë strategjik, dhe nëse kishte ndihmuar në zvogëlimin e hendekut të madh ushtarak që ekzistonte atëherë midis dy palëve ndërluftuese (hendeku që ekziston edhe sot).

Gazeta izraelite “Haaretz”, shkroi më pas se nga pikëpamja ushtarake rrjeti i tuneleve i Hamas, ishte i ngjashëm me rrjetet e ndërtuara nga britanikët dhe gjermanët gjatë Luftës së Parë Botërore, në një përpjekje për të krijuar një avantazh strategjik në një ngërç që kishte lindur nga luftimet në llogore.

Ashtu si palestinezët sot, britanikët dhe gjermanët i ndërtuan tunelet kryesisht për të dobësuar linjat armike, në një situatë ku rrugët e tjera të luftës – përleshjet në llogore – ishin futur në një ngërç.

Në rastin e palestinezëve, sistemi anti-raketor izraelit“Iron Dome”, i cili ështëi aftë të shkaktojë shpërthimin në ajër të shumicës së raketave të lëshuara nga Rripi i Gazës drejt Izraelit, kishte krijuar për Hamasin një situatë pafuqie të ngjashme me atë të Luftës së Parë Botërore, kur ngërçi u kapërcyer me mjete të tjera (britanikët filluan të përdornin me sukses tanket, duke e bërë luftën më të lëvizshme, duke shfrytëzuar epërsinë e tyre në det dhe burimet më të mëdha në dispozicion të tyre).

Sipas “Haaretz”, edhe në rastin e luftës në Gaza, tunelet që të çojnë në territorin izraelit nuk e ndryshuan ndjeshëm ekuilibrin e forcave në këtë konflikt. Sulmet sporadike ndaj pozicioneve izraelite nuk ishin aq serioze sa ta detyronin Izraelin të zhvendoste praninë e tij civile dhe ushtarake në pjesën kufitare pranë Rripit.

Me kalimin e viteve, për Hamasin u bë gjithnjë e më i vështirë ndërtimi i tuneleve në territorin izraelit, kjo edhe për shkak se Izraeli nisi të ngrinte një mur nëntokësor prej betoni për të rrethuar Rripin e Gazës. Ndërtimi i këtij muri përfundoi në mars të këtij viti.

Nuk dihet me saktësi se sa i thellë është nëntokë ky mur. Por gazetat izraelite kanë folur për “dhjetëra metra”. Ndërkohë, Izraeli po ndërton barriera shtesë në sipërfaqe përgjatë shtegut të murit nëntokësor, siç është një gardh i gjatë 6 metra që shtrihet rreth 65 kilometra përreth Rripit.

Por rrjeti i tuneleve nën Gaza, nuk u zgjerua vetëm drejt territorit izraelit. Gjatë viteve të fundit, Hamasi ka shfrytëzuar edhe tunelet e ndërtuara midis Rripit dhe Egjiptit për të importuar në mënyrë të paligjshme mallra dhe materiale ndërtimi, armë apo pjesë armësh me ndihmën kryesisht të Iranit dhe Sirisë.

Hamasi dhe grupimet e tjera palestineze, kanë arritur që ta zgjerojnë në mënyrë të konsiderueshme arsenalin e tyre, edhe pse pa fituar realisht një avantazh strategjik mbi Izraelin, që falë “Irom Dome” ka vazhduar të neutralizojë shumicën dërrmuese të raketave të lëshuara nga Rripi.

Kohët e fundit, Egjipti i ka shtuar përpjekjet e tij për të ndalur trafikimin e paligjshëm që kalon përmes territorit të saj, duke e detyruar Hamasin që të zhvillojë struktura dhe aftësi për të mbledhur dhe ndërtuar në mënyrë të pavarur armë të reja.

Sot tunelet përdoren nga Hamasi në mënyra të ndryshme, ashtu siç edhe rrugët e transportit:për shembull, për t’i lejuar udhëheqësit e grupit që të fshihen në rastin e ndonjë sulmi, si dhe për të ruajtur armë dhe materiale të tjera të luftës.

Nga ana e tij, Izraeli tha se ka zhvilluar teknika gjithnjë e më të sofistikuara për të zbuluar  tunelet dhe për t’i shkatërruar ato, megjithëse nuk ka dhënë detajet. Përveç ndërtimit të murit nëntokësor, Izraeli ka deklaruar se mund të përdorë disa armë ideale për të goditur strukturat nëntokësore, të dizenjuara fillimisht kundër bunkerëve iranianë, por edhe ky pretendim është i vështirë të konfirmohet.

burimi: https://www.ilpost.it/2021/05/18/tunnel-hamas-striscia-gaza/

Përshtatur për Tirana Today

Tags: hamasiRripi i Gazestunele

TË LIDHURA

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt
Kryesore

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt

15:46 | 22/03/2023
Ky shtet merr vendimin drastik: Burg përjetë nesë deklarohesh homoseksual
Blog

Ky shtet merr vendimin drastik: Burg përjetë nesë deklarohesh homoseksual

15:38 | 22/03/2023
Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll
Bota

Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll

15:33 | 22/03/2023
Next Post
“Më lër ta mendoj!”/ Gjeorgjiani që vrau 20-vjeçaren, në listën e zezë

“Më lër ta mendoj!"/ Gjeorgjiani që vrau 20-vjeçaren, në listën e zezë

Bufon e ka fituar Kupën me Enriko Kiezën, sonte luan finalen krah të birit

Bufon e ka fituar Kupën me Enriko Kiezën, sonte luan finalen krah të birit

Meta thyen heshtjen zgjedhore: Të zbardhet vrasja në Elbasan, provat ishin aty

KAS i dha goditjen e fortë Bashës e Kryemadhit/ Meta: Asgjë nuk ka përfunduar!

JU REKOMANDJOMË

“Distancimi social në aeroporte, i pamundur”

“Distancimi social në aeroporte, i pamundur”

3 vjet ago
Arrestohet trajneri i kombëtares shqiptare, Rudi Vata: Ja çfarë më bëri në 2012-ën

Trajneri i kombëtares mes ‘të fortëve’ të Shkodrës, pse s’reagon Ministria e Sportit

4 vjet ago
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, Meta: Kjo situatë duhet të marrë fund! 

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, Meta: Kjo situatë duhet të marrë fund! 

4 vjet ago
Bilanci/ Shqipëria vijon të regjistrojë shifra të larta nga pandemia

Rriten rastet e reja me COVID-19, humbin jetën 4 pacientë

3 vjet ago




TË FUNDIT

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt
Kryesore

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt

by mirseda
15:46 | 22/03/2023
0

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se ftesa e Alibeaj për kandidatët e...

Ky shtet merr vendimin drastik: Burg përjetë nesë deklarohesh homoseksual

Ky shtet merr vendimin drastik: Burg përjetë nesë deklarohesh homoseksual

15:38 | 22/03/2023
Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll

Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll

15:33 | 22/03/2023
Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat

Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat

15:31 | 22/03/2023
Rikthehet Instagrami i Luizit, e motra bën veprimin që nuk pritej për Kiara Titon

Rikthehet Instagrami i Luizit, e motra bën veprimin që nuk pritej për Kiara Titon

15:27 | 22/03/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com