E mërkurë, 16 Qershor, 2021
16.5 C
Tirana

“Më lër ta mendoj!”/ Gjeorgjiani që vrau 20-vjeçaren, në listën e zezë

Një gjeorgjian u vu në pranga ditë më parë, sa i takon vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch në Greqi. Dëshmia e bashkëshortit të së ndjerës, i ka ndihmuar ekspertët që të rikrijojnë skenën makabre dhe të shkojnë drejt zbardhjes së detajeve. 20-vjeçarja Caroline Crouch, u vra në mënyrë brutale në Athinë, pas një grabitje në shtëpinë e saj.

Bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopoulos ka dëshmuar më herët në polici se vrasësi, është një 30-vjeçar ezmer, rreth 1.7 metra i gjatë dhe i shëndetshëm. ‘Espresso’, në shkrimin e publikuar një ditë më parë shkruante se policia ka rënë në gjurmët e personit që vrau të renë. Personi që i mori jetën 20-vjeçares Caroline Crouch është një kriminel i njohur shqiptar, i dënuar për “vrasje në tentativë”, “formimin e një organizate kriminale”, “grabitje” dhe një mori krimesh të tjera.

Dëshmia e gjeorgjianit të arrestuar

36-vjeçari nga Gjeorgjia, i vetmi i arrestuar për vrasjen e Caroline Crouch, është marrë në pyetje nga hetuesit. Media greke ‘Kathimerini’shkruan se 36-vjeçari i identifikuar me inicialin “K”, ka refuzuar që të bashkëpunonte me policinë. Teksa është pyetur nga ana e policisë, ai ka thënë: “Më lër ta mendoj!”.

Në pritje të përgjigjes nga laboratori

Tashmë po priten përgjigjet nga laboratori, të cilat do të saktësojnë nëse gjeorgjiani ka qenë brenda shtëpisë natën e vrasjes së 20-vjeçares. Shtetasi me inicialet “K” do të merret në pyetje përsëri nga policia, pasi deri më tani ai dyshohet të jetë informatori i grupit. Në përballjen me bashkëshortin e viktimës, piloti është shprehur se nuk e ka njohur.

Gjeorgjiani, emër i njohur për policinë

36-vjeçari nuk ishte i panjohur për policinë. Në vitin 2017 ai ëshstë akuzuar për tentativën për vjedhjen e një supermarketi dhe një shtëpie në Atikë. Ai u rendit në listën e zezë, për shkak të lidhjeve që supozohet që ka me anëtarë të mafias në vendin e tij.

Lexo edhe :   “Më arrestoi...”, burg për shqiptarin që goditi policin grek me shufër hekuri

Si ndodhi krimi makabër

Babis Anagnostopoulos, 33-vjeçari që punonte si pilot helikopteri, ishte duke fjetur me bashkëshorten Caroline Crouch, dhe me vajzën e tyre 11-muajshe, kur disa persona të maskuar hynë në banesë rreth orës 5 të mëngjesit.

Anagnostopulos i tha policisë se grabitësit ishin të maskuar dhe armatosur me pistoleta. Ata në fillim lidhën burrin në dysheme dhe më pas lidhën Caroline-n në shtrat, e nisën që të kërkojnë paratë. I riu deklaroi se kishte një shumë të madhe parash në banesë, për shkak se kohët e fundit familja kishte shitur një tokë, dhe se do paguheshin punëtorët që po riparonin banesën.

Lexo edhe :   Rama takohet me Mitsotakis në Bruksel, përshpejtohen negociatat për detin

“Kam dëgjuar gruan time që bërtiste për ndihmë të lidhur në shtrat, ndërsa unë isha i lidhur në dysheme. Foshnja po qante, gruaja ime po thërriste për ndihmë, ndërsa hajdutët po kërkonin në shtëpi për të gjetur më shumë para dhe bizhuteri. Papritmas ata u larguan nga dhoma, dhe unë nuk mund ta dëgjoja më zërin e gruas sime”, tha ai./ Tirana Today

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Autogol, gola të anuluar dhe shtyllë, Franca ”gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih

Përfundon supersfida e grupit F mes Francës dhe Gjermanisë. Gjermania e Lëv tronditet që në fillim të kampionatit europian. Skuadra e Didier Deshamps kaloi...

Pekini akuzon NATO-n për ekzagjerim të kërcënimit nga Kina

Kina ka akuzuar NATO-n se është duke shpifur për zhvillimin e saj paqësor, pasi liderët e aleancës kanë paralajmëruar për “sfida sistematike” që vijnë...

Biden shpall planin e parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm

Presidenti amerikan Joe Biden shpalli atë që ai e quajti plani i parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm. Në një deklaratë të martën,...

A mundet Basha të përjashtojë Berishën? Ja si përgjigjet Nishani

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani deklaroi se kryetari i zgjedhur Lulzim Basha, nuk mund ta përjashtojë Sali Berishën nga grupi...

RENEA kontrolle në terren, vë me shpatulla pas murit disa persona në lokal

Forcat RENEA dhe FNSH kanë dalë sërish në terren mbrëmjen e sotme, në kuadër të aksionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim,...