Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Tumoret e stomakut, shkakatrët e sëmundjes dhe si mund ta konstatojmë shpejt

4 vjet ago
in Kryesore
Tumoret e stomakut, shkakatrët e sëmundjes dhe si mund ta konstatojmë shpejt

Megjithëse shkaqet e shumë tipeve të kancereve nuk janë plotësisht të qarta, kërkimet kanë bërë një progres real në përcaktimin e faktorëve që shkatërrojnë ADN-në e qelizave të stomakut dhe se si këto dëmtime çojnë në kancer.

Çfarë e shkakton?

Sipas Organizatës Botërore të Shendetësisë, gjysma e rasteve të reja vjetore të kancerit të stomakut i atribohet infeksionit nga Helikobakter Pylori (H P). Rreth dy të tretat e popullsisë në botë është e infektuar me një bakter të tillë, që jeton thellë në palat mukoze të stomakut. Mendohet se ky bakter përhapet nga personi në person, nëpërmjet rrugës fekal-orale, ose nëpërmjet ujit të kontaminuar. Infeksioni nga HP shpesh shfaqet në fëmijëri dhe mund të zgjasë gjatë gjithë jetës në qoftë se nuk trajtohet.

Infeksioni nga HP është i njohur edhe si shkaku kryesor i ulceres së stomakut, në rreth 80% të rasteve, por mund të jetë shkaku kryesor edhe i kancerit të stomakut. Por të kesh ulcer nuk je domosdoshmërisht para një rrisku të lartë për kancer stomaku, por të kesh infeksion me Helikobakter Pylori, është krejt ndryshe. Kjo ndodh sepse, një infeksion i zgjatur shkakton inflamacion qelizor i cili çon në ndryshime prekanceroze të stomakut. Një nga këto ndryshime është dhe gastriti atrofik, një konditë në të cilën qelizat acid-prodhuese janë të shkatërruara. Mendohet që nivelet e ulta të acidit parandalojnë toksinat kancer-shkaktuese nëpërmjet shkatërrimit të tyre ose nxjerrjes jashtë stomakut.

Ndërkaq, faktorët e dytë që shihen si shkaktarë janë nitratet dhe nitritet. Këto janë përbërje kimike natyrale që shfaqen atëherë kur bakteriet shkatërrojnë nitrogenin. Nitratet përdoren në shumë proçese të përpunimit të mishrave. Në stomakun tonë shumë baktere, duke përfshirë edhe HP, konvertojnë nitratet në nitrite, një tjetër bazë kimike e nitrogenit. Nitritet përdoren në disa ushqime me përmbajtje mishi si hamburger, beikon. Nitritet kombinohen me substanca të tjera që përmbajnë nitrogen duke formuar në stomak N-nitrozo-komponimet, që janë karcinogenë të fuqishëm dhe që njihen si shkaktarë të kancerit të stomakut.

Duhani dhe abuzimi me alkool shihen si faktorë të tjerë për këtë sëmundje. Të gërshetuara alkooli dhe duhani  irritojnë stomakun dhe mund të shkaktojnë kancer të pjesës së sipërme të stomakut deri në ezofag.

Shkak tjetër mund të jenë ushqimet e tymosura, të regjura dhe mishi i kuq. Para shpikjes së frigoriferit ushqimet konsevoheshin nëpërmjet tymosjes, kriposjes ose regjies dhe skuqjes. Ushqimet e konservuara përmbajnë sasi të mëdha nitritesh dhe nitratesh, të cilat në stomakun tonë konvertohen në komponime kancer-shkaktuese. Vëndet ku konsumohet shumë mishi apo peshku i regjur si Japonia, kanë një rrisk të lartë për kancer stomaku. Po kështu një diete me përmbajtje të lartë mishi të kuq (mishi i vicit, lopës, gjingjit) sidomos i përdorurr si barbecue, ka një lidhje me kancerin e stomakut.

Mjelët këshillojnë rritjen e nivelit të higjienës pasi  higjiena jo e  mirë ndikon në përhapjen e infeksionit me HP në vëndet në zhvillim.

Shenjat që jep kanceri i stomakut

Shenja e përbashkët dhe më e hershme e tumoreve malinje dhe beninje të stomakut është hemoragjia e brëndëshme mikroskopike, e cila zbulohet vetëm nga testi i feçeve për gjak okult. Në qoftë se hemoragjia vazhdon, me humbje të qelizave të kuqe të gjakut, kjo çon në anemi dhe në shfaqjen e lodhjes. Kur kanceri është shumë i avancuar mund të shfaqen shenja dhe simptoma të tilla si:

Shqetësime dhe dhimbje në pjesën e sipërme dhe të mesme të barkut, që nuk mund të përmirësohet nga ushqimet ose antiacidet.  Shqetësim abdominal që agravohet nga ngrënia. Jashtëqitje me ngjyrë të zezë. Të vjella me gjak. Të vjella pas ushqimit. Dobësi, këputje dhe humbje peshe. Ndjenjë ngopje pas vakteve, megjithëse ngrënia mund të jetë më e pakët se normalisht.

Megjithatë, mjekët thonë se po të kesh një ose disa nga këto shenja nuk do të thotë se ke kancer stomaku. Ndaj është i rëndësishëm kontrolli pasi edhe ulçera peptike mund të shkaktojnë shenja të tilla.

Faktorët  e rriskut

Të kesh infeksion me HP na ekspozon 2-6 herë më shumë ndaj kancerit në krahasim me ata që nuk e kanë këtë infeksion. Por në shumë njerëz me infeksion nga HP nuk është gjetur kancer stomaku dhe kërkimet tregojnë se faktorët genetikë luajnë një rol të rëndësishëm. Të kesh HP së bashku me një formë geni që shkakton aciditet të ulet në stomak rrit rriskun për kancer të stomakut.  Meshkujt janë  dy herë të rriskuar më shumë se femrat. Mosha ku evidentohet më shpesh kanceri i stomakut është nga 50-60 vjec. Por mund të haset edhe nën moshën 40 vjec.

Dieta ka një rol të rëndësishëm. Konsumimi i ushqimeve të konservuara, të tymosura , të regjura, i ushqimeve me përmbajtje të nitriteve dhe nitrateve, sidomos në mishrat e përpunuar, përben një faktor rrisku që nuk duhet neglizhuar. Nga ana tjetër përdorimi i frutave, zarzavateve, sidomos ato me ngjyre të kuqe ose të verdhe si domatja, karrota, patatja e embël, ndihmojnë në mbrojtjen e organizmit nga kanceri i stomakut.

Alkoli dhe duhani janë të implikuar në kancerin e stomakut. Pirja në mënyrë të moderuar e alkolit, që është përcaktuar jo më shume se nje pije për gratë në ditë, dhe dy pije për burrat mund të ketë rezultat pozitiv në shëndet. Por të pish më shumë, mund të shkaktosh një numër problemesh që përfshijnë irritimin e stomakut dhe të ezofagut të cilat mund të cojnë në kancer.

Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?

Kanceri i stomakut është i trajtueshëm në qoftë se ai kapet herët. Fatkeqësisht rrallë simptomat fillojnë në stadet e hershme. Kur shfaqen simptomat, shpesh janë vagale, dhe lehtësisht mund të gabohet për një problem më pak serioz si një virus,ose një refluks acid.

Në qoftë se pacienti ndjen një shqetësim të vazhdueshëm në zonën e sipërme ose të mesme të barkut, sidomos kur ka lidhje me humbje peshe ose me një dobësi të përgjithshme, duhet t’i drejtohet mjekut. Po kështu duhet të ushtrohen kontrolle nëse pacienti ka të vjella pas vakteve, ose jashtëqitje me ngjyrë të zezë. Por jo gjithmonë shenja të tilla janë rezultat i kancerit.

Testet që rekomandohen

Feçe për gjak okult

Endoskopia e sipërme ose gastroskopia

Ekzaminimi radiologjik i traktit të sipërm gastro- intestinal

Endoskopia me ultrasound ose EUS

Tomografia e kompjuterizuar ose skaner

Rezonanca manjetike

Ekzaminimi radiologjik i kraharorit

Tags: kanceri i stomakutmjekuOBSHshendeti

TË LIDHURA

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht
Aktualitet

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht

21:03 | 07/06/2025
Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit
Aktualitet

Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:41 | 07/06/2025
Shqiptari Arrestohet në Itali për Korrupsion dhe Drogë në Puglia
Aktualitet

Shqiptari Arrestohet në Itali për Korrupsion dhe Drogë në Puglia

19:20 | 07/06/2025
Next Post
Rama në Korçë e Devoll: Disa gjëra nuk i kemi bërë, e dimë  ku duam të shkojmë

Rama në Korçë e Devoll: Disa gjëra nuk i kemi bërë, e dimë ku duam të shkojmë

Fitoi luftën, humbi zgjedhjet:britanikët ndëshkuan Çërçillin në zgjedhjet 1945

Fitoi luftën, humbi zgjedhjet:britanikët ndëshkuan Çërçillin në zgjedhjet 1945

Vjosa Osmani merr edhe zyrtarisht detyrën e presidentes

Vjosa Osmani merr edhe zyrtarisht detyrën e presidentes

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com