Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump po mendon për një tjetër grua si ambasadore në OKB

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Franca kërcënon Amerikën: Evropa do të ngrihet kundër Trumpit

Presidenti Donald Trump tha se ka folur me një nga ish-këshilltaret e tij, Dina Powell, rreth mundësisë për të zënë vendin e zonjës Nikki Haley si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara dhe se ka në plan të bisedojë me kandidatë të tjerë për këtë post.

Zoti Trump tha në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, se Dina Powell është vetëm një nga shumë njerëz kandidatura e të cilëve po shqyrtohet.

Zonja Haley njoftoi të martën se po dorëhiqej nga posti i ambasadores së SHBA dhe se do të largohej para fundit të vitit.

“Ka qenë një nder i jetës sime,” tha zonja Haley dje, duke komentuar pranë Presidentit Trump në Zyrën Ovale, ku ata njoftuan vendimin për largimin e saj.

Ish guvernatorja e Karolinës së Jugut është parë nga analistët si një zë relativisht i moderuar në kabinetin e zotit Trump.

Emërimi i saj si ambasadore në OKB u pa si një surprizë, sepse ajo ishte shihej si kritike e stilit konfrontues ndaj kandidatit Trump gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës, si dhe një përkrahëse e tregjeve të lira dhe tregtisë globale, ndryshe nga politika “Amerika e Para” e zotit Trump.

DORËHEQJA E PAPRITUR

Nikki Haley është një tjetër zyrtare e lartë e administratës Trump që jep dorëheqjen. Por nuk është e qartë se çfarë ndikimi do të ketë largimi i saj në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara:

Largimi i zonjës Haley, nënkupton se një zë republikan tradicional në politikën e jashtme amerikane nuk është më, në një Shtëpi të Bardhë, që nganjëherë nuk ka mbajtur qëndrime aspak tradicionale.

“Kjo detyrë ka qenë një nder për mua”– tha zonja Haley.

“Keni bërë një punë të shkëlqyer dhe për këtë ju falenderoj pa masë,”– tha Presidenti Trump.

Si ambasadore në Kombet e Bashkuara, Haley ka qenë në përkrahëse e zëshme e disa prej politikave më të debatueshme të presidentit Trump, si vendimin për ta çuar ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem, prerjen e ndihmës për udhëheqësit dhe refugjatët palestinezë dhe dhe tërheqjen nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Por nganjëherë, Haley ka mbajtur pozicione të ndryshme nga Presidenti.

Ajo është kritike e hapur e Rusisë, duke krijuar kështu fërkime me të. Dhe ajo mbështet tregtinë e lirë.

Por të martën, marrëdhëniet mes tyre u dukën të mira.

“Pyetjes në se do të kandidoj në zgjedhjet e 2020 do t’i përgjigjesha: Jo, nuk do të kandidoj. Por ju premtoj se do të zhvilloj fushatë për presidentin Trump”, – tha zonja Haley.

Analistët thonë se edhe pa zonjën Haley, në administratën Trump ka zëra të ngjashëm me të për politikën e jashtme, si Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Bolton.

“Unë mendoj se Ambasadori Bolton dhe Sekretari Pompeo kanë qëndrim të ngjashëm me ambasadoren Haley për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe qëndrimin tonë në Kombet e Bashkuara, prandaj, pres që të ketë vazhdimësi,”- thotë analisti Brett Schaffer.

Në kushtet kur nga Shtëpia e Bardhë janë larguar vazhdimisht zyrtarë të nivelit të lartë, zonja Haley ka qëndruar në detyrë më gjatë se çdo zyrtar i lartë i politikës së jashtme. Megjithatë, nuk është e qartë se çfarë ndikimi ka për të patur kjo ngjarje.

“Në këtë adminstratë për shembull, kemi patur deri tani tre këshilltarë për sigurinë kombëtare. Këto ndryshime e bëjnë të vështirë të kihet një politikë koherente. Mendoj se ky president e vështirëson dyfish situatën, sepse ai ndryshon shpesh mendje, duke kaluar në mënyrë radikale nga njëri kah në tjetrin,”– thotë analisti Ben Friedman.

Shumica e vëzhguesve janë të një mendimi, se tani në moshën 46-vjeçare, Nikkie Haley ndoshta nuk po largohet për gjithmonë nga skena e politikës kombëtare.

Tags: ambasadoregruamendonOKBtjeterTrump

TË LIDHURA

Irani rimbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane
Bota

Irani rimbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

11:48 | 18/04/2026
“Jam paqebërës”/ Trump: Kam mbyllur 8 luftëra, me Iranin e Libanin bëhen më shumë
Bota

“Jam paqebërës”/ Trump: Kam mbyllur 8 luftëra, me Iranin e Libanin bëhen më shumë

10:04 | 18/04/2026
“Kam përfunduar 8 luftëra, 10 nëse llogarisim Iranin dhe Libanin”/ Trump nuk i del inati me NATO-n
Bota

“Kam përfunduar 8 luftëra, 10 nëse llogarisim Iranin dhe Libanin”/ Trump nuk i del inati me NATO-n

09:25 | 18/04/2026
Next Post
Panucci nuk i “reziston” Ilda Bejlerit, largohet nga ‘sytë këmbët’

Panucci nuk i “reziston” Ilda Bejlerit, largohet nga 'sytë këmbët'

Ndikimi rus po rritet frikshëm në Ballkan, Balltik dhe Evropën Qendrore

Ndikimi rus po rritet frikshëm në Ballkan, Balltik dhe Evropën Qendrore

Italia ndalet nga Ukraina, ndeshja ishte e veçantë se luhej në ‘Marassi’ (Video)

Italia ndalet nga Ukraina, ndeshja ishte e veçantë se luhej në ‘Marassi’ (Video)







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Grupi i Jetmir Pepajt trafikoi 7.5 ton kokainë nga Ekuadori, 11 të akuzuar (2019–2021)
Aktualitet

Grupi i Jetmir Pepajt trafikoi 7.5 ton kokainë nga Ekuadori, 11 të akuzuar (2019–2021)

by mirseda
13:21 | 18/04/2026
0

Janë zbardhur emrat e anëtareve të grupit të Jetmir Pepajt, të cilët dyshohet se mes viteve 2019-2021,...

Bashkia Gjirokastër: Pretendimet në rrjetet sociale dezinformim, kërkohen hetime

Bashkia Gjirokastër: Pretendimet në rrjetet sociale dezinformim, kërkohen hetime

13:19 | 18/04/2026
Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen në “Air Albania”

Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen në “Air Albania”

13:07 | 18/04/2026
Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

12:01 | 18/04/2026
Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

11:59 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com