Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump padi në Gjykatën e Lartë kundër rezultatit të zgjedhjeve në Pensilvani

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Trump: Largohem nëse Biden fiton Kolegjin Elektoral

Zyrtarët e fushatës së Presidentit Donald Trump po vazhdojnë përpjekjet e pashembullta për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit. Ata njoftuan të dielën se kishin depozituar një ankesë të re në Gjykatën e Lartë edhe pas disa dështimesh në procese të ndryshme gjyqësore.

Nëpërmjet ankimit synohet rrëzimi i një vendimi të Gjykatës së Lartë të Pensilvanisë që kanë të bëjnë me fletëvotimet e hedhura me postë, duke i kërkuar asaj të refuzojë vullnetin e zgjedhësve e të lejojë Asamblenë e Përgjithshme të Pensilvanisë që t’i përcaktojë vetë elektorët.

Ndërsa do të ishte jashtëzakonisht e vështirë që gjykata më të lartë e vendit të zhvlerësonte rezultatin e zgjedhjeve demokratike në mungesë të fakteve për manipulim të votave, edhe në rast të një vendimi pro ankimit rezultati nuk do të ndryshonte. Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të ishte fitues i zgjedhjeve edhe pa Pensilvaninë, për shkak të fitores së tij të gjerë në Kolegjin Zgjedhor.

“Ankimi kërkon të vendosë në funksion të gjitha mjetet juridike të përshtatshme, përfshirë lirimin e elektorëve që votuan për Joseph Biden-in dhe lejimin e Asamblesë së Përgjithshme të Pensilvanisë që t’i zëvendësojë ata”, tha në një deklaratë avokati i zotit Trump, Rudy Giuliani.

Zoti Giuliani kërkon që gjykata të veprojë me shpejtësi e të marrë vendim përpara 6 janarit datë kur Kongresi çertifikon rezultatin e shënuar në Kolegjit Zgjedhor, i cili konfirmoi fitoren e zotin Biden me 306 vota elektorale ndaj 232 që mori zoti Trump. Por gjykatësit nuk kanë në plan të mblidhen sërish, as dhe privatisht deri më 8 janar, pra dy ditë pas Kongresi numëron votat e Kolegjit Zgjedhor.

Muajin e kaluar Pensilvania çertifikoi zotin Biden si fitues të 20 votave elektorale të këtij shteti, tre javë pas numërimit të votave dhe një vargu sfidash të dështuara ligjore.

Fushata e zotit Trump dhe aleatët e tij tani kanë ngritur afërsisht 50 padi gjyqësore duke pretenduar për manipulim të gjerë me votat. Pothuajse të gjitha janë hedhur poshtë apo nuk janë shqyrtuar për shkak të mungesës së provave.

Zoti Trump ka humbur beteja ligjore përballë gjykatësve të të dy partive politike, përfshirë dhe atyre që ka emëruar ai vetë. Disa nga kritikat më të forta ndaj tij kanë ardhur nga konservatorët.

Gjykata e Lartë ka refuzuar të shqyrtojë dy çështje, vendime këto që zoti Trump i ka kritikuar.

Padia e re që zyrtarët e fushatës së zotit Trump ose aleatët e tij republikanë kanë çuar në Gjykatën e Lartë është të paktën e katërta që përfshin Pensilvaninë në një përpjekje për të përmbysur fitoren e Biden në këtë shtet ose me synimin për të hedhur poshtë vendimet e gjykatës lidhur me fletëvotimet me postë. Shumë nga paditë janë ngritur në gjykata të nivelit më të ulët. Rreth 10 mijë fletëvotime me postë që mbërritën pas mbylljes së procesit të votimit, por para një afati të përcaktuar nga gjykata shtetërore mbeten në harresë, në pritje të vendimit të gjykatës më të lartë nëse ato duhet të numëroheshin apo jo./VOA/

Tags: Donald TrumppadipensilvaniZgjedhjet presidenciale SHBA

TË LIDHURA

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar
Bota

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij
Bota

Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

17:20 | 12/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel
Bota

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

15:03 | 12/02/2026
Next Post
Rrogën minimale e ka në dorë xha Tarja, jo kryeministri

Rrogën minimale e ka në dorë xha Tarja, jo kryeministri

Hoti mirëpret propozimin e Grenellit që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Nuk duhet të presim, edhe janari është vonë

Shqipëria, vendi më i varfër i Europës me çmimin më të lartë të naftës

Shqipëria, vendi më i varfër i Europës me çmimin më të lartë të naftës







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com