E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Nuk duhet të presim, edhe janari është vonë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u bëri thirrje partive politike që të dakordohen sa më shpejt për çështjen e presidentit të vendit, duke thënë se muaji janar është vonë.

Kosova është me ushtruese të detyrës së presidentit që kur Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti në fillim të nëntorit, për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Hagë.

Në bazë të Kushtetutës, ushtruesja e detyrës, Vjosa Osmani, mund ta mbajë këtë pozitë deri në gjashtë muaj. Partitë politike nuk janë pajtuar ende se si të procedojnë me këtë çështje. Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila udhëheq qeverinë, insiston në një marrëveshje midis spektrit politik.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, ka propozuar liderin e saj, Ramush Haradinaj, për president. Ndërkaq, partia më e madhe në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, thotë se duhet të mbahen zgjedhje të reja parlamentare dhe pastaj të zgjidhet presidenti.

Hoti tha se Kushtetuta e Kosovës është e qartë dhe se kjo situatë mund të vazhdojë maksimum për gjashtë muaj.

“Ne nuk duhet të presim ditën e fundit. Duhet të kujdesemi që t’i kryejmë punët me kohë, në mënyrë që vendi të mos mbetet pa institucione. Unë besoj që edhe janari është vonë për zgjidhjen e situatës”, tha Hoti në një konferencë për media në Prishtinë.

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...