Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trump nuk gjen qetësi, sërish probleme me ligjin

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
“Media e lajmeve të rreme është çmenduar se…”, Trump sqaron pse e uroi Putinin

Presidenti Donald Trump duket se po irritohet gjithnjë e më tepër nga sfidat e tij ligjore të cilat po tërheqin vëmendjen nga arritjet ekonomike dhe të politikës së jashtme. Trump iu ankua gazetarëve të premten se pyetjet rreth pagesës së aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels, dhe në lidhje me hetimet mbi ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale, heqin vëmendjen nga sukseset ekonomike dhe zhvillimet që kanë zgjuar shpresat për një zgjidhje të mundshme me marrëdhëniet me Korenë e Veriut.

Presidentit Trump iu desh të përballej përsëri të premten me pyetjet rreth problemeve të tij ligjore.

“Ky vend tani po ecën aq mirë, dhe ju po merreni me gjueti shtrigash gjatë gjithë kohës … vetëm për këtë doni të flisni” tha presidenti.

Trump vuri në pikëpyetje deklaratat e fundit nga avokati i tij i ri, Rudy Giuliani. Giuliani pati konfirmuar se presidenti kishte kompensuar avokatin personal Michael Cohen për pagesë që i dha aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels.

Giuliani foli për rrjetin Fox News.

“Kjo ishte për arsye personale. Presidenti ishte lënduar personalisht, jo politikisht, personalisht, po ashtu edhe zonja e parë, nga disa prej njoftimeve të rreme” tha ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut.

Stormy Daniels ka thënë se pati një lidhje të shkurtër me Donald Trump në vitin 2006, gjë që presidenti e ka mohuar.

Muajin e kaluar, Trump mohoi se kishte qenë në dijeni të pagesës për Daniels.

Para Shtëpisë së Bardhë të premten, Trump kundërshtoi deklaratën e Rudy Giulianit.

“Rudy e di se është gjueti shtrigash. Ai filloi punë dje. Do ta marrë informacionin e duhur. Është njeri i mirë”.

Trump gjithashtu u tha gazetarëve se ai është i gatshëm të flasë me prokurorin e posaçëm Robert Mueller, për sa kohë që do të trajtohet në mënyrë të drejtë.

Por ndryshimet e vazhdueshme në shpjegimet që janë dhënë rreth problemeve ligjore të presidentit, vënë në pikëpyetje besueshmërisë e dëshmive që mund të japë presidenti në të ardhmen, thotë analisti ligjor Paul Schiff Berman.

“Nëse ndonjë prej këtyre procedurave gjyqësore vazhdon, deri në pikën ku presidentit i duhet të japë dëshmi, kjo në vetvete ka të ngjarë të bëhet problem për të” thotë analisti.

Të enjten, Trump bisedoi me udhëheqës fetarë në Shtëpinë e Bardhë.

Shumë të krishterë evangjelistë, përfshirë të përndershmin Franklin Graham, i mbeten besnikë presidentit, pavarësisht akuzave që vënë në pikëpyetje karakterin e tij.

“Unë nuk mendoj se ai u bë president gabimisht. Unë mendoj se Perëndia e ka vënë atë në këtë pozitë” thotë ai.

Sfidat ligjore të presidentit duket se e kanë thelluar ndarjen politike në vend gjatë udhëheqjes së tij, thotë vëzhguesi politik John Fortier.

“Të dyja palët i përmbahen me forcë qëndrimit të tyre. Unë sigurisht mendoj se nuk është mirë për presidentin të ketë të bëjë me këtë hetim, por mendoj se asnjëra palë nuk po ndryshon mendim. Nuk ka dalë asgjë e re që të bëjë ndonjërën nga palët të ndryshojë mendim dhe asnjë nga ne nuk e di sa mund të zgjasin hetimet”.

Sikur për të ilustruar ndasitë politike, presidenti Trump mori një pritje të ngrohtë gjatë takimit të Shoqatës Kombëtare të Armëve (NRA) në Dallas të premten, një kujtesë se baza e tij politike vazhdon ta mbështesë, pavarësisht shqetësimeve në rritje rreth rrezikut ligjor me të cilin ai mund të ballafaqohet.

Tags: ligjinproblemeqetësisërishTrump

TË LIDHURA

Cilat janë disa nga pikat e marrëveshjes për paqen që mund të pranojë Putin?
Bota

Cilat janë disa nga pikat e marrëveshjes për paqen që mund të pranojë Putin?

19:09 | 26/11/2025
Zjarri në rrokaqiejt e Hong Kongut shkakton 13 viktima
Bota

Zjarri në rrokaqiejt e Hong Kongut shkakton 13 viktima

17:51 | 26/11/2025
Neymar dëmtohet rëndë, Botërori vihet në dyshim
Bota

Neymar dëmtohet rëndë, Botërori vihet në dyshim

17:18 | 26/11/2025
Next Post
Tërbohet Xhelal Mziu, presion gjirokastritëve të hapin portën

Tërbohet Xhelal Mziu, presion gjirokastritëve të hapin portën

Hipokrizia e antikomunistëve demokratë të kollarisur

Pas vdekjes, zbulohet letra e ish-presidenti të Santosit: Neymar na tradhtoi

Pas vdekjes, zbulohet letra e ish-presidenti të Santosit: Neymar na tradhtoi







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025




TË FUNDIT

Vëllai i Shpat Kasapit: Ai ishte i entuziazmuar për “BBV5”, jemi të shokuar nga vdekja e tij
Aktualitet

Vëllai i Shpat Kasapit: Ai ishte i entuziazmuar për “BBV5”, jemi të shokuar nga vdekja e tij

by mirseda
19:13 | 26/11/2025
0

Ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Lajmi tragjik familjarëve u ka ardhur...

Cilat janë disa nga pikat e marrëveshjes për paqen që mund të pranojë Putin?

Cilat janë disa nga pikat e marrëveshjes për paqen që mund të pranojë Putin?

19:09 | 26/11/2025
Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
Zjarri në rrokaqiejt e Hong Kongut shkakton 13 viktima

Zjarri në rrokaqiejt e Hong Kongut shkakton 13 viktima

17:51 | 26/11/2025
BE thotë se kundërshtimi i Serbisë për Kosovën në Interpol shkel Marrëveshjen e Ohrit

BE thotë se kundërshtimi i Serbisë për Kosovën në Interpol shkel Marrëveshjen e Ohrit

17:27 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com