Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se liderët e NATO-s nuk duhet të ndalin vendosmërinë e tyre për të mposhtur terrorizmin, emigracionin dhe kërcënimet e Rusisë në kufijtë jugorë dhe lindorë të aleancës.
Trump, kërkoi nga aleatët që të shtojnë kontributin e tyre për buxhetin e aleancës, duke i quajtur shpenzimet e mbrojtjes të NATO-s të pamjaftueshme pasi nuk paguajnë kuotat e tyre të plota.
Ai u ndal gjithashtu te sulmet terroriste në Mançester ku humbën jetën 22 persona dhe u demonstrua egërsia e terrorizmit në Evropë.
Presidenti i SHBA-ve ka konfirmuar serish sot në Bruksel se Amerika nuk do të ndalin kurrë luftën kundër terrorizmit.
“E ardhmja e NATO-s duhet të përfshijë një fokus të madh tek terrorizmi dhe imigracioni, si dhe kërcënimet nga Rusia në kufijtë jugorë dhe lindorë të aleancës. Këto shqetësime të thella janë të njëjtat arsye përse kam qënë shumë i drejtëpërdrejtë me sekretarin Stoltenberg dhe anëtarë të aleancës duke thënë se anëtarët e NATO-s duhet të kontribuojnë më në fund në përmbushjen e detyrimeve të tyre financiare. Sulmi i fundit në Mançestër në Britani demonstron thellësinë e së keqes me të cilën përballemi nga terrorizmi. Vajza të vogla të pafajshme dhe shumë të tjerë u vranë në mënyrë të tmerrshme dhe u plagosën rëndë ndërsa po ndiqnin një koncert. Jetë të mrekullueshme me potencial të madh, u ndanë nga familjet e tyre përgjithmonë. Ishte një sulm barbarë dhe i rëndë mbi civilizimin tonë. Unë i kërkoj Departamentit të Drejtësisë dhe agjencive të tjera përkatëse që të fillojnë një rishikim të plotë të kësaj çështjeje dhe nëse është e përshtatshme, fajtori duhet të ndiqet penalisht duke zbatuar plotësisht ligjin ” tha Trump .