Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trump fajëson Kongresin: Ka krijuar tensione të reja me Rusinë

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Presidenti Trump thyen traditën, nuk organizon darkën e Ramazanit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Donald Trump po fajëson Kongresin se ka krijuar tensione të reja me Rusinë, duke miratuar sanksione kundër Moskës. Kremlini është shprehur me të njëjtin konkluzion se ndëshkimet do të dëmtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Marrëdhëniet tona janë në pikën më të ulët dhe më të rrezikshme,” shkruan presidenti sot në një koment në Twitter, një deklaratë që duket se lë në harresë Luftën e Ftohtë apo krizën e raketave në Kubë. Në komentin e tij presidenti shkruan “Për këtë situatë mund të falenderoni Kongresin, të njëjtët njerëz që nuk arrijnë të miratojnë ligjin për kujdes shëndetësor,” duke iu referuar faktit që javën e kaluar Senati nuk votoi për të ndryshuar ligjin Obamacare për kujdes shëndetësor.

Kongresi votoi me shumicë dërrmuese për të miratuar sanksione kundër Moskës. Presidenti Trump, i përballur me rrezikun që vetoja e tij ndaj kësaj mase legjislative të hidhej poshtë nga mbështetja dërrmuese që gëzojnë sanksionet në Kongres, e firmosi dje ligjin.

Sanksionet janë ndëshkim për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane. Presidenti Trump i cilëson sanksionet si një masë “me shumë probleme,” dhe me “shumë klauzola që janë jokushtetuese” të cilat kufizojnë të drejtën e presidentit për të drejtuar politikën e jashtme, ashtu siç e sheh ai të arsyeshme.

Në një seri komentesh në Twitter, Kryeministri rus Dmitri Medvedev tha se me nënshkrimin e paketës ligjore nga zoti Trump, “për sanksione të reja kundër Rusisë, merr fund çdo shpresë për përmirësimin e marrëdhënieve tona”.

Ai shtoi “Administrata Trump ka dëshmuar dobësinë e saj të plotë duke ia dorëzuar kompetencat ekzekutive Kongresit në një mënyrë shumë poshtëruese. Struktura politike amerikane ia hodhi Trumpit. Presidenti amerikan nuk ishte i kënaqur me ligjin, por gjithsesi e nënshkroi”.

Ligji i jep Kongresit 30 ditë afat për të analizuar ndonjë përpjekje nga Presidenti Trump, i cili është përpjekur të afrohet me Presidentin Vladimir Putin, për të zbutur sanksionet kundër Rusisë, përfshirë edhe anulimin e masave të administratës Obama, e cila mbylli dy komplekse ruse në Shtetet e Bashkuara dhe dëboi 35 diplomatë rusë si ndëshkim për ndërhyrjet në procesin zgjedhor. Presidenti Putin u kundërpërgjigj ditët e fundit duke mbyllur një kompleks pushimi të ambasadës amerikane dhe një magazinë në Moskë si dhe duke urdhëruar Shtetet e Bashkuara të shkurtojnë 755 punonjës nga stafi i ambasadës dhe konsullatave, shumë prej të cilëve janë shtetas rusë.

Sanksionet e reja vendosin gjithashtu kufizime mbi aktivitetin që mund të kryejnë kompani amerikane me kompani ruse të naftës dhe gazit dhe kthejnë në ligj sanksionet e miratuara nga administrata Obama.

Presidenti Trump ka injoruar përfundimet e proceseve hetimore nga agjencitë e zbulimit lidhur me përzierjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane dhe akuzat se ndihmësit e tij kanë bashkëpunuar fshehtazi me Moskën, duke i cilësuar këto procese “gjueti shtrigash” dhe justifikim i demokratëve për humbjen e papritur të kandidates së tyre Hillary Clinton në zgjedhje. Ndërkohë Kongresi ka vënë në lëvizje një numër procesesh hetimore, ndërsa hetuesi special Robert Mueller i ngarkuar nga Departamenti i Drejtësisë vazhdon një proces hetimor të pavarur.

Në komente të tjera të postuara sot në Twitter, Presidenti Trump shprehet entuziast për gjendjen e ekonomisë gjatë administratës së tij. Ai gjithashtu përgënjeshtron me forcë një artikull të revistës Sports Illustrated, sipas të cilit presidenti ka thënë se Shtëpia e Bardhë i duket e rëndomtë krahasuar me një nga kompkeset e tij të pushimit, shkruan VOA.

“Më pëlqen shumë Shtëpia e Bardhë, është një ndër ndërtesat më të bukura që kam parë ndonjëherë,” reagon presidenti.

Lidhur me ekonominë amerikane, presidenti tha: “Biznesi po ecën më mirë se kurrë, entuziazmi i biznesit ka arritur nivele rekord. Bursa e aksioneve ka arritur vlerën më të lartë ndonjëherë. Këto gjëra nuk ndodhin vetvetiu”.

Ekonomia amerikane, tha presidenti, po ecën falë politikave të tij.

“Unë po vazhdon të eliminoj rregullore të panevojshme. Mbetet ende shumë punë për të bërë por rezultati do të jetë fantastik. Do të shtohet biznesi dhe vendet e punës,” shkruan në një postim presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Tags: kongresimarredhenierusiaSHBATrump

TË LIDHURA

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar
Bota

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane
Bota

Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane

18:36 | 17/01/2026
Next Post
Ushqimet e konsumit të përditshëm që kanë shkaktuan ngjarje të tmerrshme në histori

Ushqimet e konsumit të përditshëm që kanë shkaktuan ngjarje të tmerrshme në histori

“Kina është kërcënuar me sanksione kundër Koresë së Veriut”

Trump ashpërson gjuhën ndaj Kinës

Studimi/ Frika më e madhe në botë ngrohja globale dhe ISIS

Studimi/ Frika më e madhe në botë ngrohja globale dhe ISIS







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com