Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Tronditet Korça/ I jep fund jetës babai i dy vajzave

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tronditet Korça/ I jep fund jetës babai i dy vajzave

Një 45 vjeçar, i cili ishte edhe pronari i një lokali, i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Korçës.

Fillimisht policia ka marrë njoftimin për të shtëna me armë një lokal. Dyshimet e para kanë qenë për një ngjarje kriminale. Por, pas verifikimimeve në terren, u konstatua se lokali ishte i mbyllur.

Policia ka kryer veprimet proceduriale duke vendosur fillimisht një perimetër sigurie. Pasi është hapur dera e lokalit është konstatuar 45-vjeçari i pajetë. Në vlerësimin e provave të gjetura, policia ka arritur në përfundimin që kishin të bënin me një vetvrasje.

Viktima është identifikuar si Viktor Bardhoshi, 45 vjeç. Babai i dy vajzave, i cili në kushte të rënduara psikologjike, qëlloi veten me një çifte.

Njoftimi:

“Me datë 03.11.2019, në orën 14:00, jemi njoftuar se në lagjen nr. 9, rruga “1 Maji”, shtetasi V. B., rreth 45 vjeç, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në ambientet e lokalit në pronësi të tij. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, bëhet e ditur zyrtarisht nga Policia lidhur me ngjarjen.

Nga të dhënat e para hetimore, mësohet se Bardhoshi kishte shfaqur probleme psikologjike gjatë muajve të fundit. Madje ai kishte nisur dhe të merrte mjekim për depresion, mësohet nga të afërmit.

Ngjarja ka shkaktuar panik te banorët afër zonës, ndërsa familjarët e 45- vjeçarit kanë mbetur të tronditur nga lajmi i hidhur.

I ardhur në jetë nga nëna nga Shkodra dhe një baba nga Korça, Viktori mësohet se ka kaluar një pjesë të jetës në qytetin e lindjes së nënës. Më pas, familja është vendosur sërish në Korçë, ku jetojnë edhe sot.

45-vjeçari kishte në pronësi lokalin prej disa vitesh, por nisja e problemeve psikologjike ia kishte vështirësuar jetën. Për këtë arsye, lokalin gjatë muajve të fundit më shumë e mbante mbyllur.

Ditën e diel, 45- vjeçari ka shkuar në lokalin e tij dhe në kushte të rënduara psikologjike është vetëqëlluar me armën e gjahut. Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë, ka marrë familjarët e viktimës në pyetje. Ata kanë deklaruar se Viktor Bardhoshi prej disa kohësh kurohej për depresion dhe kjo dyshohet të jetë arsyeja e kryerjes së aktit fatal të vetëflijimit. Nga ana tjetër, familjarët, për shkak edhe të tronditjes nga ngjarja, nuk kanë pranuar që të japin më shumë detaje mbi shkaqet që kanë ndikuar në zhytjen e 45- vjeçarit në depresion.

Hetuesit po hetojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes, në mënyrë që të përjashtohet çdo dyshim. Për këtë arsye, me anë të kamerave të sigurisë në bizneset pranë lokalit të 45-vjeçarit, po verifikohet nëse në lokal ka hyrë person tjetër përveç pronarit gjatë ditës së diel.

Tags: depresionkorcevetvrasje

TË LIDHURA

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë
Aktualitet

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

21:11 | 24/11/2025
Orosh — Vijon ngujimi i dy të armatosurve; policia dërgon motrën e njërit për negociata
Aktualitet

Orosh — Vijon ngujimi i dy të armatosurve; policia dërgon motrën e njërit për negociata

20:21 | 24/11/2025
Korreshi: Ndjesë, jam mësuar të flas para “hajdutëve” në Parlament
Politikë

Korreshi: Ndjesë, jam mësuar të flas para “hajdutëve” në Parlament

19:23 | 24/11/2025
Next Post
“Dentisti”/ Biznesmenit italian në Durrës i sekuestrohen 750 mijë euro pasuri

"Dentisti"/ Biznesmenit italian në Durrës i sekuestrohen 750 mijë euro pasuri

Ekzekutoi vëllain e ish-kreut të PS, ky është vlonjati që u ekstradua nga Greqia

Ekzekutoi vëllain e ish-kreut të PS, ky është vlonjati që u ekstradua nga Greqia

PD-ja nis “Rrugëtimin për Shqipërinë”

PD-ja nis “Rrugëtimin për Shqipërinë”







JU REKOMANDOJMË

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë
Aktualitet

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

by mirseda
21:11 | 24/11/2025
0

Dy personat e armatosur që ditën e sotme kishin qëndruar të izoluar në një banesë të braktisur...

Orosh — Vijon ngujimi i dy të armatosurve; policia dërgon motrën e njërit për negociata

Orosh — Vijon ngujimi i dy të armatosurve; policia dërgon motrën e njërit për negociata

20:21 | 24/11/2025
Trump zhvillon bisedë telefonike me Xi-Jinping: Vizitoj Pekinin prillin e ardhshëm!

Trump zhvillon bisedë telefonike me Xi-Jinping: Vizitoj Pekinin prillin e ardhshëm!

20:06 | 24/11/2025
Korreshi: Ndjesë, jam mësuar të flas para “hajdutëve” në Parlament

Korreshi: Ndjesë, jam mësuar të flas para “hajdutëve” në Parlament

19:23 | 24/11/2025
Fushë-Arrëz — Policia identifikon personin e dytë të armatosur në banesën e rrethuar në Orosh

Fushë-Arrëz — Policia identifikon personin e dytë të armatosur në banesën e rrethuar në Orosh

19:19 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com