Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Tronditet euro, zhvlerësim historik pas 9 vitesh

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Tronditet euro, zhvlerësim historik pas 9 vitesh

Monedha europiane ka vijuar rënien me ritme të shpejta. Kjo natyrisht është një panoramë aspak e mirë dhe do të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit. Por, kjo situatë paraqitet e tillë për shkak të politikave bankare të Bankës së Shqipërisë për të reduktuar përdorimin e monedhës europiane. 

Euro ka vijuar të nënçmohet më tej në tregun vendas duke shënuar rishtas rekord të ulët të këmbimit përkundrejt lekut vendas.  Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej sot me 131.83 lekë, rreth 0.07 lekë më pak se fundi javës së kaluar.  Euro po luhatet në nivelet më të ulëta të nëntë viteve të fundit.

Aktorët kryesorë të tregut tregojnë se monedha e përbashkët ka tendencë që të humbasë pikë përkundrejt lekut me afrimin e datës së pagesave nga biznesi. Ata argumentojnë se më afrimin e datës 14, e cila është edhe afati i fundit i pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, euro dobësohet duke qenë se bizneset po thyejnë valutën për të mbyllur detyrimet. Sipas ekspertëve euro do të jetë e dobët deri me datë 20, afati i fundit për pagimin e sigurimeve.

Ndërkohë që ekspertët shtojnë se deklaratat e Bankës së Shqipërisë për deeuroizimin e ekonomisë është një tjetër faktor që ka çuar euron në nivelet më të ulëta që prej gushtit të 2009-s. Për shkak të deklaratave të Bankës së Shqipërisë, bankat e nivelit të dytë kanë nisur të marrin masa për uljen e depozitave dhe kredive në valutë të huaj.Historikisht, në 3 muajt e parë të vitit monedha e përbashkët kapte nivelet më të larta të këmbimit me lekun në tregun vendas, kryesisht për shkak të transferimit të fitimit të kompanive me kapital të huaj në vendet mëmë. Ndryshe nga herët e kaluar, fitimet kanë qenë më të ulëta, ndërsa oferta në valutë në treg ka qenë tepër e lartë, aq sa ndikimi ka qenë i papërfillshëm.

Ekspertët presin që me afrimin e efekteve sezonale, ardhja e turistëve të huaj dhe fluksi i emigrantëve, euro do të nënçmohet edhe më tej, pavarësisht ecurisë në tregjet ndërkombëtarë.

“Megjithatë, monedha e përbashkët europiane ka ruajtur qëndrueshmërinë e saj në tregjet europiane. Sipas Financial Times euro këmbehej me 1.231 dollarë, 0.02 më pak se niveli më i lartë i tre viteve të fundit”-shkruan Monitor.

Një dollar është këmbyer sot me 107.02 lekë, rreth 0.16 lekë më pak se të premten sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Dollari po luhatet në nivelet më të ulëta që nga 2008-a duke reflektuar edhe nivelin e dobët të monedhës së gjelbër në tregjet ndërkombëtare.

Tags: eurohistorikpastronditetviteshzhvleresim

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post
Përdhunoi një grua për 12 orë në sy të nënës, e pëson keq shqiptari

Përdhunoi një grua për 12 orë në sy të nënës, e pëson keq shqiptari

Basha: Tahiri në liri. Rama mbron klanet e drogës; Do i fusim shkelmin Arta Markut

Basha: Tahiri në liri. Rama mbron klanet e drogës; Do i fusim shkelmin Arta Markut

Video/Çfarë lufte! Njëri thyen hundën dhe tjetri nofullën, por nuk dorëzohen

Video/Çfarë lufte! Njëri thyen hundën dhe tjetri nofullën, por nuk dorëzohen







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com