Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka hedhur akuza tw forta ndaj mazhorancws. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” Shehu akuzon qeverinë se po hakmerret ndaj Lazaratit duke lënë urën e Kordhocës në mëshirën e fatit, për faktin se në atë zonë, Rilindja mori vetëm një “grusht” votash.
POSTIMI I PLOTE
“RILINDJA” PO HAKMERRET NDAJ LAZARATIT!
Ura e Kordhoces eshte e vetmja lidhje e Lazaratit dhe fshatit Kordhoc me fushat e tij.
Gjithashtu nje veper kulturore kjo, e rralle nga arkitektura e saj, pra me vlera te shumellojeshme, po rrezikon te shembet.
Riparimi i fundit i saj eshte realizuar dhjete vite me pare.
PER IRONI PERGJEGJESE PER MIREMBAJTJEN E ASAJ URE ESHTE MINISTRIA E KULTURES, DREJTUSJA E SE CILES ESHTE DHE DEPUTETE E ATIJ QARKU.
Fakti qe ne ate zone Rilindja mori vetem nje “grusht” votash, duket qe eshte shkaku qe e ka lene kete ure te rendesishme ne meshiren e fatit dhe qe po e con Lazaratin ne izolim nga fushat e prodhimit bujqesor te tij.