Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Tremujori i dytë, ekonomia në Shqipëri bie me 10%

5 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tremujori i dytë, ekonomia në Shqipëri bie me 10%

Në Shqipëri, Prodhimi i Brendshëm Bruto shënoi një rënie të fortë, duke u tkurrur me 10.29 përqind në tremujorin e dytë të vitit, si pasojë e pandemisë COVID 19. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti i Statistikave, me përjashtim të Bujqësisë dhe sektorit të Pasurive të patundshme, të gjitha degët e tjera të ekonomisë kanë rregjistruar rënie të fortë.

Të dhënat mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare në tremujorin e dytë të 2020, nuk përbëjnë ndonjë surprizë të veçantë, duke qenë se bëhet fjalë për periudhën gjatë së cilës thuajse çdo aktivitet ndali si pasojë e masave shtrënguese të ndërmarra për parandalimin e pandemisë COVID 19. Tkurrja me 10,29 përqind përbën megjithatë rënien më të fortë të rregjistruar që prej vitit 1997.

Sipas Institutit të Statistikave, Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor, ishte grupi me rënien më të madhe me 26,35 përqind. Ky është dhe grupi që kontribuoi me shumë, me 4.11 pikë përqindje, në tkurrjen e përgjithshme të aktivitetit ekonomik.

Industria dhe Ndërtimi, dy sektorë të tjerë me peshë, ranë përkatësisht me 13,14 përqind dhe 10,93 përqind. Së bashku ato kontribuan me 2.35 pikë përqindje në Proshimin e Brendshëm Bruto.

RRITJE NEGATIVE

Grupi i aktiviteteveTregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rënie prej 26,35 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rënie prej 21,68 %. Grupi i aktiviteteve Arte, Argëtim dhe Çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 19,56 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 19,45 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 13,14 %. Ndikimin kryesor në këtë rënie e ka dhënë Industria nxjerrësee cila ka shënuar një rënie me 19,12 %. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rënie me 10,93 %. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënie prej 9,05 %. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pësoi rënie me 5,60 %. Taksat Neto mbi produktet u ulën me 14,26 %.

RRITJE POZITIVE

Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 5,46 %. Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 2,63 %.

Të vetmit sektorë që i rezistuan goditjes së pandemise në tremujorin e dytë rezultojnë të jenë Bujqësia, me një rritje prej 2,63 përqind dhe sektori i Pasurive të Patundshme me 5,46 përqind. Këto dy degë të ekonomisë, janë gjithashtu të vetmet që kontribuan pozitivisht, por vetëm me gati 1 pikë përqindje.

Ky është tremujori i dytë radhazi, kur regjistrohet një rënie e rritjes ekonomike në terren negative. Në tremujorin e parë, aktiviteti ekonomik zbriti në -2,52 përqind, për shkak të efekteve të tërmetit të 26 Nëntorit, dhe pjesërisht të pandemisë e cila ishte në fillimet e saj. Ndërsa në gjashtë muajt e parë të vitit, afro 50 mijë shqiptarë humbën vendet e punës.

Të gjithë bien dakort se ashtu si shumë vende të tjera të botës, dhe Shqipëria, në 2020 do të jetë në recesion. Dy ditë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, përkeqësoi vlerësimet e tij, duke folur për një rënie prej 7.5 përqind të ekonomisë vendase, dhe jo – 5 përqind siç kishte parashikuar në pranverë.

Por një ditë më pas kryeministri Edi Rama i qëndroi parashikimeve për një rënie ndjeshëm më të butë, falë fondeve të marra për rindërtimin e pastërmetit dhe paketave të shpëtimit në periudhën e karantinës, sic deklaroi ai.

Clipp “sot të mund të themi pa frikë, parë edhe rezultatet pasuese të periudhës së hapjes nga pikëpamja ekonomike-financiare se, nëse mund të kishim kaluar lehtësisht në më shumë se minus 10% të Prodhimit të Përgjithshëm, presim të kufizohemi në më pak se 4.5 përqind.

Por por opozita nga ana e saj ka intensifikuar sulmet dhe akuzat ndaj qeverisë se e ka çuar vendin drejt një krize të thellë sipas saj, dhe se ka dështuar me menaxhimin e situatës të pandemisë./ VOA

TË LIDHURA

Sot nis rinumërimi në Durrës/ Betejë e ashpër në kampin blu, në lojë edhe votat e diasporës
Politikë

Sot nis rinumërimi në Durrës/ Betejë e ashpër në kampin blu, në lojë edhe votat e diasporës

08:41 | 03/07/2025
Kuvendi mbyll “derën” e legjislaturës së 10-të/ Sot seanca e fundit plenare, deputetët drejt pushimeve
Politikë

Kuvendi mbyll “derën” e legjislaturës së 10-të/ Sot seanca e fundit plenare, deputetët drejt pushimeve

08:39 | 03/07/2025
Prej tre ditësh vijon djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, tymi toksik vë në rrezik jetën e qytetarëve
Aktualitet

Prej tre ditësh vijon djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, tymi toksik vë në rrezik jetën e qytetarëve

08:35 | 03/07/2025
Next Post
Britani e Madhe, doktorët me kostum fluturues për emergjencat shëndetësore

Britani e Madhe, doktorët me kostum fluturues për emergjencat shëndetësore

Agron Duka: Rama nuk do t’ia dijë për rregulla loje

Agron Duka: Rama nuk do t’ia dijë për rregulla loje

Tajvan, prodhohet roboti që kryen 2 mijë teste virusi në ditë

Tajvan, prodhohet roboti që kryen 2 mijë teste virusi në ditë

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Sot nis rinumërimi në Durrës/ Betejë e ashpër në kampin blu, në lojë edhe votat e diasporës
Politikë

Sot nis rinumërimi në Durrës/ Betejë e ashpër në kampin blu, në lojë edhe votat e diasporës

by mirseda
08:41 | 03/07/2025
0

Pas përfundimit të rinumërimit të kutive në Tiranë dhe Fier, sot në orën 09:00 në Pallatin e...

Kuvendi mbyll “derën” e legjislaturës së 10-të/ Sot seanca e fundit plenare, deputetët drejt pushimeve

Kuvendi mbyll “derën” e legjislaturës së 10-të/ Sot seanca e fundit plenare, deputetët drejt pushimeve

08:39 | 03/07/2025
Prej tre ditësh vijon djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, tymi toksik vë në rrezik jetën e qytetarëve

Prej tre ditësh vijon djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, tymi toksik vë në rrezik jetën e qytetarëve

08:35 | 03/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Optimizëm dhe pozitivitet, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë të horoskopit

08:32 | 03/07/2025
Midis Farage dhe Ramës, u qëlluan fjalë, por u “plagosën” njerëz

Midis Farage dhe Ramës, u qëlluan fjalë, por u “plagosën” njerëz

08:30 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com