Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Tregoi gishtin e mesit dhe u sqarua me Ramën”/Vjen dënimi për Elis Bakajn (Video)

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
“Tregoi gishtin e mesit dhe u sqarua me Ramën”/Vjen dënimi për Elis Bakajn (Video)

Komisioni i Disiplinë ka dënuar sulmuesin e Kukësit, Elis bakajn për gjestet e bëra në përballjen e fundit që pati në “Selman Stërmasi” me Partizanin, me dy ndeshje pezullim dhe 100.000 (njëqind mijë) Lek gjobë.. Bakaj kaloi në konflikt personal me tifozët, i provokoi duke u treguar gishtin e mesit dhe më pas situata degradoi në sharje masive drejt futbollistit. Ai u ndëshkua edhe me karton të kuq për këtë gjest nga arbitri në fundin e takimit.

Tensioni është rritur në momentin kur Bakaj po linte fushën e lojës dhe iu drejtua tunelit për në dhomën  e zhveshjes. Por aty ndërhynë drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama dhe e drejton në dhomat e zhveshjes për ta sqaruar. Disiplina ka ndëshkuar edhe ekipin e Partizanit për sjellje josportive me 100.000 (njëqind mijë) Lek gjobë.

Elis Bakaj ka reaguar një ditë pas ndeshjes me anë të një letre, ku sqaron atë që ndodhi. Ai është justifikuar me faktin që “nuk lejon njeri ti prekë familjen”, një gjest që nuk i shkon përshtat një futbollisti profesionist.

Por kjo ndeshje ka qenë mjaft e kontestuar nga ana e të kuqve ku ka reaguar personalisht drejtori i Partizanit, Olsi Rama. Ai ka akuzuar arbitrin Kridens Meta se ishte i njëanshëm dhe se është dorë e FSHF-së, që po bën një garë me dy standarde. Po ashtu kanë publikuar edhe një video ku pretendohet se është ndëshkuar Partizani.

Vendimi i plotë i Komisionit të Disiplinës:

1- F.K “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë fyese dhe hedhur sende brenda rrethimit të lojës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lek.

2- Lojtari i K.F “Kukësi”, Elis Bakaj, për provokim të publikut me fjalë dhe xheste ofenduese, në bazë të nenit 53 të KDS, dënohet me pezullim nga gara për 2 (dy) ndeshje dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lek.

3- KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shpalosur parulla në ndeshjes kundër K.F “Bylis” të datës 18.02.2018, në bazë të nenit 66/2 dhe 66/3.a) të KDS, dënohet me zhvillimin e ndeshjes së rradhës kundër KF “Apollonia” pa pjesëmarrjen e grupit të tyre të spektatorëve.

4- Lojtari i KF “Tomorri”,Aristotel Koleci, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

5- Lojtari i KF “Apollonia”,Aldo Llambro, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

6- Lojtari i KF “Turbina” Eyoh Effion Ekemini, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

7- Zyrtar i i K.F “Shkumbini”, Astrit Isai, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe mos respektim të Vendimit të Komisionit të Disiplinës, në bazë të nenit 49/2/a) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet dhe 100.000 (njëqindmijë) Lek gjobë. Në zbatim të nenit 136/1/a) të KDS gjoba të ekzekutohet në masën 50%. Në zbatim të nenit 20 të KDS Zyrtarit Astrit Isai i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

8- KF “Naftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë.

9- KF “Butrinti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ofenduar në mënyrë të përsëritur me fjalë fyese e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 66/3/b) të KDS, dënohet zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

10- Lojtari i KS “Kastrioti” U-17, Florian Hidri, për prostesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.

11- Lojtari i KS “Kastrioti” U-17, Andi Doku, për prostesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.

12- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Domosdova”,Erjon Duka dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Erjon Duka vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

13- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Delvina”,Ardian Xhibro dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Ardian Xhibro vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Tags: BakajndënimiElisgishtinmesitRamënsqaruatregoiVideovjen

TË LIDHURA

Korçë: Kapet 35-vjeçari në Kapshticë, i shpallur në kërkim, “Arrest me burg”.
Aktualitet

Korçë: Kapet 35-vjeçari në Kapshticë, i shpallur në kërkim, “Arrest me burg”.

19:49 | 18/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut
Aktualitet

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aksidenti fatal, ndërron jetë lojtari 21-vjeçar në Angli. Klubi i Premier League del me njoftim
Sport

Aksidenti fatal, ndërron jetë lojtari 21-vjeçar në Angli. Klubi i Premier League del me njoftim

20:18 | 17/12/2025
Next Post
Ngjela, Ruçit e Xhafajt: Edhe sa do ta duroni Ramën kryeministër

Ngjela, Ruçit e Xhafajt: Edhe sa do ta duroni Ramën kryeministër

(Video) Gardianit i bie infarkt, të burgosurit vendosin …

(Video) Gardianit i bie infarkt, të burgosurit vendosin ...

E trishtë/Dadoja përplas në tokë foshnjën 8-muajshe (Video)

E trishtë/Dadoja përplas në tokë foshnjën 8-muajshe (Video)







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Pjesë e trafikut të kokainës në Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Pjesë e trafikut të kokainës në Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

by mirseda
18:05 | 19/12/2025
0

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një rrjeti të...

Qeveria miratoi sot rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë

Qeveria miratoi sot rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë

17:57 | 19/12/2025
Gati 5 orë mbledhje te “Mandatet”, PS: Qëndrimin do ta bëjmë publik më vonë

Gati 5 orë mbledhje te “Mandatet”, PS: Qëndrimin do ta bëjmë publik më vonë

17:25 | 19/12/2025
Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës, Vjosa Osmani: Vendim historik!

Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës, Vjosa Osmani: Vendim historik!

17:08 | 19/12/2025
Rreth dy orë në ambientet e prokurorisë, Benet Beci del nga SPAK

Rreth dy orë në ambientet e prokurorisë, Benet Beci del nga SPAK

17:04 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com