Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Transporti/ Si do të përfitohet paga sipas Paketës nr.3, përfitojnë 355 punonjës

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Transporti/ Si do të përfitohet paga sipas Paketës nr.3, përfitojnë 355 punonjës

Drejtoria e tatimeve ka bërë të ditur procedurën për përfitimin e pagës ndihmë për sektorin e transportit. Kjo masë vjen pas vendimit të fundit sipas të cilit, të punësuarit apo ish-të punësuarit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetas do të marrin një ndihme financiare prej 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekësh, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Kjo është një pagesë shtesë, pavarësisht se këta punonjës mund të kenë përfituar nga paketat e mëparshme të ndihmës. Këta punonjës do e marrin automatikisht pagesën shtesë, ndërsa për ata që nuk kanë përfituar nga pagesat e mëparshme, do të duhet të aplikojnë subjektet përkatëse. https://www.monitor.al/zbardhen-kriteret-ndihme-shtese-26-mije-leke-per-per-te-punesuarit-apo-ish-te-punesuarit-ne-transportin-publik/

Tatimet njoftuan se të punësuarit apo ish-të punësuarit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetas do të marrin një ndihme financiare prej 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekësh, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Lista e publikuar nga tatimet ka 355 punonjës. (Kliko këtu për listën: Perfitues paketa 3). 

Vendimi nr.651, datë 13.08.2020 përcakton procedurën, dokumentacionin dhe masën e përfitimit të ndihmës financiare, për të punësuarit apo ish-të punësuarit në subjektet e transporti publik qytetas dhe ndërqytetas, në kuadër të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19.

Punonjësit e sektorit të sipërcituar, të cilët janë deklaruar nga subjektet në listëpagesën e muajit Shkurt 2020, përfitojnë ndihmë financiare në masën 26.000 (njëzet e gjashtë mijë lekë), pavarësisht nëse kanë qenë apo jo përfitues nga paketat ndihmës financiare nr. 1 dhe 2.

Individët përfitues sipas VKM nr.254 datë 27.03.2020 dhe VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar (Paketa 1 dhe 2) janë automatikisht përfitues dhe kalimi i masës së përfitimit do të kryhet sipas të dhënave të llogarive bankare të dorëzuara më parë.

Tatimet informojë individët përfitues sipas VKM nr.651, datë 13.08.2020, të cilët nuk rezultojnë përfitues të paketave 1 dhe 2, sipas listë bashkëngjitur këtij njoftimi, se duhet të plotësojnë të dhënat e llogarisë bankare në linkun  https://docs.google.com/forms/d/1wxSyMQ-IcsfiYutNslCgzT08XptYZbob3sB9l891tYg/viewform?edit_requested=true

Plotësimi i Formularit të të dhënave bankare është i thjeshtë dhe pas dorëzimit të tij do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.

Administrata Tatimore fton të gjithë individët e interesuar të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur dhe të plotësojnë menjëherë formularin e të dhënave bankare për të mundësuar sa më shpejt kalimin e ndihmës financiare në llogarinë e tyre. Për çdo ankesë apo problematikë që mund të keni, ju mund të përcillni një e-mail në adresën [email protected] ose mund të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 0002, e hënë- e enjte në orarin 08.00-16.30 dhe e premte 08.00-14.00. /Monitor

Tags: pagasektori i transportittatimet

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

22:55 | 17/04/2026
Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion
Aktualitet

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë
Aktualitet

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Next Post
COVID-19 i merr jetën nipit të deputetit shqiptar

COVID-19 i merr jetën nipit të deputetit shqiptar

S’ka më vend për dyshime, zbulohet e vërteta e ‘largimit’ të ‘Zonë e lirë’ nga Tv Klan (VIDEO)

S'ka më vend për dyshime, zbulohet e vërteta e ‘largimit’ të ‘Zonë e lirë’ nga Tv Klan (VIDEO)

“Ushtria jugosllave po përqendrohet në kufijtë tanë, ka lëvizje aeroplanësh afër Shkodrës”/ Përgjimet e ‘Shtëpisë me gjethe’, pas ngjarjeve të Çekisë në ’68-ën

“Ushtria jugosllave po përqendrohet në kufijtë tanë, ka lëvizje aeroplanësh afër Shkodrës”/ Përgjimet e ‘Shtëpisë me gjethe’, pas ngjarjeve të Çekisë në ’68-ën







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

by mirseda
22:55 | 17/04/2026
0

Nga QSUT kreu i PD Sali Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve. Berisha vizitoi mbrëmjen e...

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

22:44 | 17/04/2026
Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

22:28 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com