Mbrojtësi i Kombëtares Kastriot Dermaku, bëri një hap tepër të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u transferuar te Parma në Serinë A nga radhët e Kozencës.
Në një prononcim për “forcaparma.it”, 27-vjeçari flet për aventurën e tij të re duke u shprehur: “Sapo dëgjova për Parmën, menjëherë mendova se ishte zgjidhja më e mirë për mua. Në futboll çdo sezon duhet ta fillosh nga zero dhe të rinisesh. E rëndësishme është të kemi një grup solid dhe një mentalitet gjithmonë pozitiv, duke punuar gjithmonë maksimalisht. Rezultatet janë pasojë e kësaj dhe do të vijnë. Jam shumë i lumtur që jam këtu.
Seria A ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe e shumë lojtarëve. Ai është një profesionist i madh. Ka luajtur në Kupën e Botës, Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kampionëve. Është një pikë referimi, por jam i bindur se të gjithë të tjerët do më japin një dorë të madhe për t’u përshtatur dhe për të dhënë më të mirën e mundshme”.