Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Toyota do ndërtojë qytetin “e zgjuar”, për të testuar makinat që drejtohen vetë

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga Oscar Holland “CNN”

Kompania e njohur japoneze e prodhimit të automjeteve, Tojota, ka bërë publike planet e saj për të ndërtuar një “qytet të së ardhmes” që do të banohet nga 2.000 njerëz, dhe ku do të testohen automjetet autonome, teknologjia inteligjente dhe jetesa e ndihmuar nga robotët.

Projekti ambicioz i quajtur “Woven City”, do të nisë të zbatohet pranë malit Fuxhi, rreth 96 km Tokios. Duke e prezantuar projektin në panairin Consumer Electronics Show (CES) në Las Vegas, shefi ekzekutiv i Toyota Akio Tojoda, e cilësoi qytetin e ri si një “laborator të gjallë”, që do t’i japë mundësi studiuesve, shkencëtarëve dhe inxhinierëve të testojnë teknologjinë në zhvillim në një “mjedis të jetës reale”.

“Me godinat, njerëzit dhe automjetet, që do jenë të lidhur dhe komunikojnë me njëri-tjetrin përmes të dhënave dhe sensorëve, ne do të jemi në gjendje të testojmë teknologjinë e Inteligjencës Artificiale, në botën virtuale dhe atë fizike, duke e maksimizuar potencialin e saj”, tha ai gjatë prezantimit.

“Ne duam ta shndërrojmë inteligjencën artificiale, në një inteligjencë të amplifikuar”, shtoi Tojoda. Qyteti i ri, do të vendoset në një hapësirë prej 175 hektarësh, ku më herët ndodhej një nga fabrikat e Toyota. Duke e përshkruar qytetin si “tërësisht të qëndrueshëm”, kompania tha se projekti do të mundësohet nga karburanti i hidrogjenit dhe paneleve diellore në çati.

Në rrugët e këtij qyteti, do të lejohen vetëm makinat plotësisht autonome, që nuk emetojnë asnjë sasi karboni në atmosferë. Një flotë automjetesh vetë-drejtuese të njohura si Toyota e-Palettes, do të përdoren për shpërndarjen e sendeve të ndryshme, dhe për shitjet me pakicë.

Pas hapjes, Woven City pritet të jetë shtëpia e rreth 2.000 njerëzve. Banorët e parë do të jenë punonjësit e kompanisë dhe familjet e tyre, por edhe pensionistët, shitësit me pakicë, studiuesit dhe partnerët e tjerë të projektit.

Projekti, është një bashkëpunim midis kompanisë japoneze dhe studios arkitekturore daneze Bjarke Ingels Group (BIG), që hartoi master-planin e qytetit të ri. Godinat do të jenë kryesisht prej druri, dhe do të ndërtohen pjesërisht nga robotët. Por modelet e godinave do të respektojnë edhe të kaluarën e Japonisë, duke përfshirë teknikat tradicionale të ndërtimit të çative karakteristike.

Teknologjia e zgjuar do të shtrihet edhe brenda shtëpive të banorëve, sipas Bjarke Ingels, studioja e të cilit projektoi gjithashtu edhe Qendrën Botërore të Tregtisë II në Nju Jork, dhe selitë e Google në Londër dhe Silicon Valley.

“Shtëpitë në Woven City, do të shërbejnë si vende testimi për teknologjinë e re, sikurse janë robotët e shtëpisë që do t’i ndihmojnë njerëzit gjatë jetës së përditshme”, tha arkitekti danez. “Këto shtëpi ‘të zgjuara’, do të përfitojnë nga lidhja e plotë me teknologjinë AI të bazuar në sensorë, për t’i bërë gjërat në mënyrë të automatizuar, si zhvendosja e frigoriferit, apo nxjerrja jashtë shtëpisë e mbeturinave, apo madje edhe kujdesi mbi shëndetin”.

Instalimet elektrike dhe objektet e filtrimit të ujit, do të vendosen nën tokë. Në të njëjtën kohë, masterplani i BIG përmban një shesh, parqe dhe sheshe pa makina, teksa Ingels thekson rëndësinë që kanë hapësirat publike në projektin e tij.

“Në një epokë kur teknologjia, media sociale dhe shitja online në internet, po zëvendësojnë dhe eliminojnë vendet tona të takimeve natyrale, Woven City do të eksplorojë mënyrat për të stimuluar ndërveprimin njerëzor në hapësirën urbane”, tha ai.

“Tek e fundit, lidhja njerëzore është lloji i lidhshmërie që shkakton mirëqenie dhe lumturi, produktivitet dhe inovacion”, përfundoi arkitekti. Zbatimi i fazës së parë të projektit, për të cilin BIG tha se do të përbëhet nga më shumë se një duzinë strukturash, do të nisë në vitin 2021. Ndërkohë, nuk ka asnjë date paraprake se kur do të përfundojë ai./ TIRANA TODAY

Tags: Japonimakinatqyteti i zgjuarrobotettestuar

TË LIDHURA

Bota

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026
Bota

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026
Rajoni

I dehur në timon u fut me makinë në lokalin në Selanik, lirohet me kusht shqiptari

21:02 | 13/10/2026
Next Post

Temperatura ekstreme -15 gradë, 48 viktima në Afganistan e Pakistan (FOTO)

“Princ Harry dhe William janë përleshur”, reagojnë për herë të parë vëllezërit

Pesë propozimet e Bashës për bizneset e prekura nga tërmeti në Durrës







JU REKOMANDOJMË

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Çfarë po ndodh mes dy këngëtarëve? Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, dorë për dore në SHBA

by mirseda
23:01 | 13/10/2026
0

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe reperi shqiptar Ledri Vula janë bërë pjesë e vëmendjes në...

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com