Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Topi: PD paguan njerëzit që mbledh në çadër dhe bën moral për demokracinë

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Topi: PD paguan njerëzit që mbledh në çadër dhe bën moral për demokracinë

Kreu i partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi, thekson se në çadrën e protestës së Partisë Demokratike, shkojnë njerëz të paguar për të mbajtur fjalime.

Duke folur para mbështetësve të tij, Topi vë në dukje se opozita bën moral për demokracinë dhe, ndërkohë, paguan njerëz të caktuar për të folur në protestë. 

Fjala e Bamir  Topit:

Politika shqiptare vijon të rrethohet nga kaosi dhe paqartësia. Përballë kësaj situate, Fryma e Re Demokratike ka marrë tashmë vendimin për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit. Në cilësinë e ish-kryetarit të shtetit më duhet të pohoj se nuk duhet të luhet me datën e zgjedhjeve dhe afatet kushtetuese. Ajo që ne kërkojmë sot, edhe ne si Frymë e Re Demokratike, janë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Shqipëria të jetë një zonë zgjedhore. Të mos jetë e ndarë në rajone, në parcela. Të ketë korrektim kombëtar, të rregullohet pragu për partitë politike dhe patjetër të kthehet në seriozitetin minimal që mund të ketë një politika, t’i kthehen stabilitetit institucional.

Kam pasur dhe kam respekt për kauzën e opozitës, është e drejtë e tyre. Nuk bëj komente se për çfarë motivi opozita është futur në protestë, se po të njëjtin motiv e kemi pasur edhe ne, ai për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është e drejta e tyre të kërkojnë “qeveri teknike”, por nuk po i dëgjoj më të thonë se ku është reformimi i Kodit Zgjedhor. Të mos harrojmë, nga 2013-a në 2017-ën nuk janë mbushur ende 4 vjet.

FRD ka qenë e persekutuar edhe nga ata. Kush ka pasur komisionerë, kamikazë të partive politike, kanë persekutuar të drejtën legjitime të FRD për të qenë pjesë e Parlamentit shqiptar. Këto nuk janë imagjinata, nuk janë hipoteza, por gjëra konkrete. Të mos dal pastaj në situata të tjera ku jemi bërë gazi i botës. Ne nuk kemi thënë për të mbivlerësuar rolin e faktorit ndërkombëtar, sepse i kemi në koshiencë të plotë që zgjidhjen e presim nga institucionet e Shqipërisë.

E kam dëgjuar terminologjinë për “qeveri teknike” apo dhe “qeveri besimi”. Kjo është çështje emërtimi, por ajo që nuk konstatoj sot në asnjë element të kësaj marrëdhënie është pikërisht besimi, të cilin nuk e shoh në asnjë vend.

Si mund të ndërtojmë ne një skemë për të pasur besim, kur kredibiliteti ka rënë kudo, ka rënë midis mazhorancës dhe opozitës, ka rënë brenda mazhorancës, midis institucioneve, Kuvendit dhe Presidencës, qeverisë brenda, në komisionet parlamentare. Nuk besoj, përjashto Maqedoninë që po shkon për arsye të tjera, nuk arrij të kuptoj sesi asnjëherë tjetër në vitet e tranzicionit shqiptar, klima e dialogut politik është më mizerabël se asnjëherë tjetër.

Edhe po të bëj një thirrje për faktorin ndërkombëtar, kam frikë se kjo krizë në standardin e ambasadorëve nuk mund të zgjidhet. Ndonëse përpjekja e tyre për shumë gjëra ka qenë e vlerësueshme, por sot nuk po dëgjohen më as zërat që vijnë nga institucionet ndërkombëtare. Atëherë ku po shkojmë? Është e vërtetë dhe kemi dëgjuar gjithmonë me shumë respekt vërejtjet edhe në raportet për çështjet e korrupsionit, korrupsion në të gjitha fushat. Më thoni ku fillon korrupsioni?

Korrupsioni emblematik fillon ditën e zgjedhjeve në Shqipëri, ose aty ku zyrtarizohet, sepse korrupsioni është në vazhdim me mënyrën e sjelljes së partive politike, mënyrës si funksionojnë, si hartojnë listat, si kanë infiltruar njerëz me profile kriminale në politikë, Parlament dhe shtet, në mënyrën si blihet dhe tjetërsohet vota, në mënyrën si vazhdon ky korrupsion kur një njeri që ka marrë një mandat me një parti tjetër vendos dhe ikën në një parti tjetër.

Situata për hir të së vërtetës, edhe pse çdo njeri tenton ta ekuilibrojë fjalën e vet, situata për aq sa ne e njohim pak, është e rëndë. Situata është e rëndë dhe nuk mjaftohet duke thënë se është e rëndë. Çdo ditë që ikën shpejton shpejtësinë e rënies në greminë. Dhe s’e kam fjalën këtu thjesht për kolltukët politikë të disa personave, por e kam fjalën për institucionet, për ekonominë, për biznesin, për reputacionin dhe për shumë gjëra të tjera që lidhen me këtë situatë dhe tek e fundit çdo gjë përkthehet në nivelin dhe standardin ekonomik të njerëzve, të cilët sot, për hir të së vërtetës, janë më të çorientuar se kurrë.

Ndërkohë, nga ana tjetër kemi njërin krah të politikës që bën lobingje dhe nxjerrin para për të bërë lobingje, për të paguar njerëz, për të sjellë njerëz që vijnë e flasin për t’i mësuar qytetarëve demokracinë dhe për t’iu bërë grim fytyrave të politikanëve dhe një pjesë tjetër e cila është totalisht e çorientuar, e pret ditën e zgjedhjeve edhe me një lloj inercie nga zgjedhjet e kaluara dhe e kanë shumë të vështirë sot të orientohen tek ideali i tyre. Cili është ideali i tyre? Kush ua përfaqëson idealin? Apo të shkojnë atje ku ndahen paratë për votat? Dhe dihet, flitet në popull si janë të profilizuara partitë, kush është e pasur dhe kush e varfër. Por, jam i bindur, sado të pasura të jenë partitë politike, kanë pjellë një demokraci super të varfër në Shqipëri.

Dhe fakti është ky, Parlamenti jashtë loje, komisionet parlamentare e kam shumë të vështirë të ndaj nëse janë të sinqertë kur i bëjnë ato debate brenda qeverisë, që shkojnë në komisione, sepse po dëgjojmë akuza nga më të çuditshme dhe në fund fare thonë, e kemi thënë, do të shkojmë në koalicion…Por çfarë projekton ky lloj koalicioni te ndjeshmëria e njerëzve.

Kjo është bërë lojë prestigjiatorësh. Kush perfeksionohet në këto lojëra, ka më shumë shanse për të qenë i suksesshëm në Shqipëri. Kush të mashtrojë më bukur, të jeni të sigurt që e merr votën më bukur. Por kjo nuk është politika jonë. Ne jemi për një politikë të pastër. Ne kemi një program, unë nuk e quaj herezi të kopjosh programin e tjetrit, shumë të mirë, të cilin e kanë huazuar edhe përfaqësues të partive rishtazi, apo të ardhur nga partitë e vjetra. I kam thënë miqve të mi mos u mërzisni, le ta kopjojnë, tregon se programi ynë është i mirë.

Por të mos e përvetësojnë. Duhet të bashkojmë forcat që këtë situatë duhet ta kalojmë. Do thoni ju po kush je ti që e thua këtë? Iu drejtohem këtyre personazheve të politikës se dikush flet nga çadra, dikush tjetër shkon për t’i zgjidhur hallet e këtij vendi nëpër restorante, gjërat e rëndësishme bëhen nëpër zyra.

Mund të kisha dhënë mendim edhe për një institucion tjetër, por nuk e konsideroj institucion mbi palët, sepse të tillë e solli ndryshimi i Kushtetutës. Kështu që, Shqipëria është sot pa arbitër. Ka filluar loja me disa topa dhe nuk i arbitron kush. Prandaj, përsa kohë nuk ka një arbitër të brendshëm, të vijnë dhe ta arbitrojnë ndërkombëtarët.

Unë uroj që lojtarët në fushë të dinë të kuptojnë që gjërat e mira duhet t’i bëjë vetë politika shqiptare, por kjo kohë që po ikën me shpejtësi, nuk garanton asgjë. Sot unë kam merakun e zgjedhjeve, por po flas për stabilitetin e Shqipërisë.

Edhe sikur të mos isha në politikë, një zë do ta kisha për të dhënë alarmin. I bëj thirrje partive politike, të rikthehen tek Komisioni Kushtetues i Reformës Zgjedhore dhe të heqin falangat nga komisionet e administrimit të zgjedhjeve. Fryma e Re Demokratike nuk do të jetë peng i emocioneve të askujt. Gjithçka tjetër është betejë për karrige dhe ne nuk do të jemi pjesë e kësaj beteje.

TË LIDHURA

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes
Aktualitet

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin
Aktualitet

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025
Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë
Aktualitet

Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë

21:27 | 03/07/2025
Next Post
Humbi 3 milionë dollarë, por “Daily Mail” i kërkon falje Melanie Trump

Humbi 3 milionë dollarë, por “Daily Mail” i kërkon falje Melanie Trump

A po cenon kriza politike, sigurinë kombëtare? Nishani thërret në zyrë Visho Ajazin

A po cenon kriza politike, sigurinë kombëtare? Nishani thërret në zyrë Visho Ajazin

KOSOVË/ Tanin: Për mandatin e UNMIK-ut vendos vetëm Këshilli i Sigurimit

KOSOVË/ Tanin: Për mandatin e UNMIK-ut vendos vetëm Këshilli i Sigurimit

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren
Showbizz

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

by mirseda
23:01 | 03/07/2025
0

Pas thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, se Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Denada...

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

22:54 | 03/07/2025
1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

22:10 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com