Britanikja “Daily Mail” i kërkon falje bashkëshortes së presidentit Trump, për akuzat e bëra në një artikull të botuar në gusht të vitit të kaluar.
Bëhet fjalë për një artikull, ku gazeta hidhte dyshime të forta lidhur me punën e Melanie Trump si modele.
Në numrin e sotëm të botuar në “Daily Mail”, thuhet ndër të tjera se gazeta i kërkon ndjesë Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me artikullin e botuar ku nënvizohej se “Melania Trump, pasi shkoi të punonte në SHBA, kreu shërbime përtej modelingut”.
“Kërkojmë falje për shqetësimin që i kemi shkaktuar Melania Trumpit. Për ta zgjidhur çështjen që ajo ka ngritur në gjykatë, ne kemi rënë dakord që të paguajmë të gjitha dëmet e shkaktuara”, thuhet në artikullin e sotëm të gazetës britanike.