Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Topalli “lëshon përtokë” Bashën: Fyese të jesh në tavolinë me të

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Topalli “lëshon përtokë” Bashën: Fyese të jesh në tavolinë me të

Njëra nga ish-eksponentët kryesore në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli ka lëshuar sërish akuza ndaj kreut aktual të selisë blu, duke e cilësur si një njeri krejt të pavlerë. Ndërsa e konsideroi fyese që të ulesh në tavolinë, duke shtuar se ai nuk përbën më frymën e opozitës. Sipas Topallit, ai është një figurë krejt e dështuar që vërdallohet kot dhe është i humbur vazhdimisht përballë kryeministrit Rama.

Topalli e ftuar në “Studio e Hapur“ në News 24, analizoi gjithë situatën politike, marrëveshjet e “fshehura” Rama -Basha , por edhe pasionin për tu rikthyer serish në PD.

Sot është një ditë e rëndësishme 8 dhjetori, një ditë që të kujton një gjë të rëndësishme kur studentët brohoritën frazën e famshme “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Pas gati çerek shekulli ata që e premtuan realizimin e kësaj ëndrre duket se e kanë thyer premtimin, kanë dështuar. Është e vërtetë kjo?
Është në tërësi një ëndërr e thyer. Jo vetëm kur themi apo ëndërronim se vendin duhet ta shihnim si gjithë Europa, nuk donim të ishim thjesht në BE, por donim të ishim të barabartë në të gjitha aspektet me qytetarët e Europës, por është një ëndërr e thyer, e largët.

Duhet të ishte një moment reflektimi, por me klasën politike nuk besoj se ka një moment reflektimi, nuk besoj se ka për të pasur një analizë, pse kemi varfëri, pse jemi këtu?

Pse shqiptarët duan të ikin, pse flitet për një rritje të varfërisë. Pse brezi i ri e sheh veten të pamundur, pse ikën jashtë dhe kthehen në korrierë drogë. Kjo është gjëja më e dhimbshme që mund t’i ndodh një vendi nuk kishte kjo ëndrra, pse shqiptarët u dyndën vrapuan pas një ëndrre. Sot nuk ka një ëndërr.Ka, se Europa vijon të jetë ëndërr…
Mendoj që ajo është një projekt, po ëndrrën dua ta shoh ndryshe. Unë them që ëndrra është rrëzuar rrugës. Është një moment për ta ndalur hapin për të parë më me sinqeritet nga qytetarët, për të parë ku janë dhimbjet e tyre. E ndjen se shqiptarët janë në një moment gati depresioni. Ne jemi rebeluar, kur jemi ndjerë keq, por të deprimuar shqiptarët nuk kanë qenë kurrë. Sot shqiptarët janë të deprimuar.

Ju e bëni partinë që keni përfaqësues, a ka ajo një lloj përgjegjësie për ketë ëndërr të thyer?
Unë fola me ne, nuk është vetëm tek klasa politike është më shumë se kaq. Ka shumë shkaqe që ndikojnë, historike, aktuale të tjera arsye që ndërhyjnë në indin dhe fibrën e shoqërisë sonë dhe konvulsionet që kjo shoqëri po jeton sot, por e marrë edhe në mënyrën më të thjeshtë dhe të dhimbshme kur lexon se janë 180 mijë shqiptarë që jetojnë me më pak se 3 dollarë në ditë, është një klithmë. Apo kur lexon raportet e BB-së që 32,8 % e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë i bie të jenë 1 milion shqiptarë. Pak ditë më parë po lexoja për një ekonomist indian që e ftojnë në një universitet në Torino, foli më shumë në planin filozofik se sa për ekonominë. Ai u shpreh se: Nëse kualitetet morale nuk qëndrojnë në një shoqëri, ekonomia nuk rritet. Unë besoj se rasti i tillë është edhe për Shqipërinë.

Zeri ndaj PD u bë më i vogël, pse ka ndodhur kjo?
Koha që kalon mua më jep të drejtë. Pas fushatës , sallat nuk mbusheshin pasi ishte një garë farsë, sot kemi një kryetar që sillet kot, nuk takon asnjë njeri. Ky kryetar sillet nëpër salla bosh, kjo nuk është Partia Demoktraike. Shqiptarët janë të gjithë së bashku, janë tërequr për të parë dhe po mendojnë. Ata janë vetëm.

Ka qenë një periudhë që shpresoja që opozita do ta kapte politikisht, për shkat të vështirësive që po kalon politika aktuale. Shoh që të dyja palët përpiqen të mbulojnë njëra-tjetrën,  herë e shajnë, por kjo është e lexueshme. Shqiptarët do ti japin shqipërisë një dhjetor të ri, kjo klasë politike ka rënë. Unë kam ndal hapin, përpiqen që ta shoh nga jashtë më me objektivitet.  Është fyerje të jesh në një tavolinë më Bashën.

Tags: analiyabashafzesepertokepolitikatopalli

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post
Receta e Senekës kundër ankthit: Ne vuajmë më shpesh në imagjinatë, sesa në realitet

Receta e Senekës kundër ankthit: Ne vuajmë më shpesh në imagjinatë, sesa në realitet

Detajet që ndoshta nuk i dini mbi Luftën e Ftohtë

Detajet që ndoshta nuk i dini mbi Luftën e Ftohtë

Aplikacionet/Amazon po zgjerohet, Shqipëria pjesë e planit

Aplikacionet/Amazon po zgjerohet, Shqipëria pjesë e planit







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com