E martë, 20 Tetor, 2020
21 C
Tirana

Receta e Senekës kundër ankthit: Ne vuajmë më shpesh në imagjinatë, sesa në realitet

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

E vërteta është, se ne dimë kaq shumë pak mbi jetën, nuk e dimë se cili është lajm i mirë dhe cili i keq”- vërejti shkrimtari Kurt Vonnegut pak kohë më parë, në diskutimin mbi figurën e Hamletit. “I gjithë procesi i natyrës, është një proces i integruar i një kompleksitetit të madh, dhe është vërtet e pamundur të thuhet nëse çdo gjë që ndodh, është në fakt e mirë apo e keqe”-shkroi Alan Watts një gjeneratë më herët, duke u sugjeruar gjithë njerëzve të mos mendojnë vetëm në termat e fitimit apo humbjes.

E megjithatë, ende shumica prej nesh i kalojnë ditët, duke u shqetësuar mbi mundësinë e ngjarjeve që i gjykojmë si negative, mbi humbjet potenciale të nxitura nga ajo që ne i perceptojmë si “lajme të këqija”. Në vitet 1930, një pastor e ndau ankthin në 5 kategori shqetësimesh, katër prej të cilave imagjinare dhe tek e pesta hyjnë “shqetësimet që kanë një bazë të vërtetë”, duke zënë “ndoshta 8 përqind të totalit”.

Një cikël lajmesh prej 24 orësh, që e shqetëson këtë prirje njerëzore, e ka rënduar në mënyrë të pamohueshme problemin, dhe ka bërë që 8 përqindëshin të duket sikur të jetë 98 për qind, por në zemër të këtij shtrembërimi të realitetit, qëndron një tendencë e lashtë e mendjes aq e çuditshme në psikikën tone, saqë ekziston pavarësisht ngjarjeve të jashtme.

Filozofi i madh romak i shekullit I, Seneka e shqyrtoi këtë çështje, dhe të vetmit antidot real për të, e jep nëpërmjet një analize të pazakontë në korrespondencën me mikun e tij Lucilius Junior, botuar më vonë si “Letra nga një stoiku”, mbi miqësinë e vërtetë dhe të rreme, dhe mbi disiplinën mendore të tejkalimit të frikës.

Në letrën e tij të 13, të titulluar “Mbi frikërat e pabaza”, Seneka shkruan:Ka më shumë gjëra…që ka më tepër të ngjarë të na frikësojnë, se sa të na ndrydhin; ne vuajmë më shpesh në imagjinatën tone, sesa në realitet.

Me njërin sy tek zakoni i vetë-mposhtjes dhe lodhjes njerëzore, për ta përgatitur veten për katastrofën imagjinare, Seneka e këshillon mikun e tij të ri:Ajo që unë ju këshilloj të bëni, është të mos jeni të palumtur përpara se të vijë kriza; meqë mund të ndodhë që rreziqet para të cilave ju dridheni sikur ato të jenë duke ju kërcënuar, nuk do të bien kurrë mbi ju; ato me siguri nuk kanë ardhur ende.

Prandaj, disa gjëra na mundojnë më shumë seç duhet; dhe disa të tjera na mundojnë, kur nuk duhet të ishte fare kështu. Ne e kemi zakon ta ekzagjerojmë, duke imagjinuar apo parashikuar kataklizma.

Seneka ofron më pas një vlerësim kritik mbi shqetësimet e arsyeshme dhe të paarsyeshme, duke përdorur një retorikë elegante, për të hedhur dritë mbi marrëzinë e shpenzimit të kotë të energjive tona mendore dhe emocionale në kategorinë e pestë, e cila përfshin shumicën dërrmuese të shqetësimeve tona: Ka të ngjarë që disa telashe të na bien mbi shpinë; por ky nuk është një fakt aktual. Sa herë ka ndodhur diçka e papritur!

Sa shpesh ajo që pritej, nuk ka ndodhur kurrë! Edhe pse është e shkruar të ndodhë, çfarë përfitoni duke i dalë më herët ballazi vuajtjeve tuaja? Ju do të vuani mjaftueshëm sapo fatkeqësia të mbërrijë; kështu që deri atëherë shihni përpara për gjëra më të mira. Çfarë do të përfitoni duke e bërë këtë? Kohën.

Do të ketë ndërkaq shumë ngjarje që do të shërbejnë për të shtyrë, përfunduar ose për të kaluar tek një person tjetër, gjykime që janë afër ose madje edhe në praninë tuaj. Burrat rrëzohen shpejt nga një katastrofë. Ndonjëherë, shpata kontrollohet edhe në fytin e viktimës. Burrat i kanë mbijetuar ekzekutuesit të tyre.

Edhe fati i keq, është i paqëndrueshëm. Ndoshta do të vijë, ndoshta jo; por ndërkohë ai nuk është aktualisht i pranishëm. Prandaj shihni për gjëra më të mira përpara.

Gjashtëmbëdhjetë shekuj para se Dekarti të ekzaminonte marrëdhënien jetike midis frikës dhe shpresës, Seneka e analizon rolin e saj në zbutjen e ankthit tonë: Mendja ndonjëherë krijon për vetveten forma të rreme të së keqes, edhe kur s’ka shenja që flasin për ndonjë fatkeqësi; ajo i jep një kuptim më të keq disa fjalëve me kuptim të dyshimtë; ose dëshiron që një konflikt personal të jetë më serioze nga sa është në të vërtetë, duke mos pasur parasysh se sa i zemëruar është armiku, por se çfarë përmasash mund të marrë mëria.

Por jeta ia vlen të jetohet, dhe nuk ka asnjë kufizim për dhimbjet tona, nëse i lejojmë frikërat tona në masën më të madhe të mundshme; në këtë çështje, lejoni t’ju ndihë kujdesi, dhe sodisni situatën me një shpirt të vendosur, edhe kur ka një fushëpamje të qartë.

Nëse s’mundeni ta bëni këtë, kundërvërini dobësitë me njëra-tjetrën, dhe zbusni frikën tuaj me shpresë. Në përputhje me rrethanat, peshoni me kujdes shpresën dhe frikën tuaj, dhe sa herë që të gjitha elementet janë në dyshim, vendosni në favorin tuaj; besoni tek ajo që preferoni.

Dhe nëse frika fiton ‘shumicën e votave’, anoni disi në drejtimin tjetër, dhe mos e ngacmoni shpirtin tuaj, duke reflektuar vazhdimisht se shumica e të vdekshmëve, edhe kur nuk kanë realisht probleme në një moment të caktuar, dhe as nuk presin të tilla në të ardhmen, sërish shqetësohen.

Por rreziku më i madh i shqetësimit të pavend, paralajmëron Seneka, është se të qenit vazhdimisht të tensionuar ndaj një katastrofe të imagjinuar, na pengon të jetojmë plotësisht jetën. Ai e përfundon letrën me një citim nga Epikuri, që e ilustron më së miri këtë problem: Budallai, pavarësisht të gjitha gabimet të tjera që bën, është gjithmonë i përgatitur ta jetojë jetën!

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ministri i Jashtëm grek: Do e zgjidhim bashkë çështjen e ligjit të luftës

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Pas përfundimit të takmit me kryeministrin Edi Rama, Dendias tha në konferencën...

Së shpejti, mbledhje e përbashket e dy qeverive Shqipëri-Greqi

Së shpejti, do të ketë një mbledhje të përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë. Kështu bëri të ditur kryeministri Edi Rama, gjatë...

Detaji/ Kryeministri Rama me kollare kuqezi në takimin me ministrin grek

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Pas mbarimit të takimit, Rama dhe Dendias kanë dalë...

Rama: Shqipëria dhe Greqia do i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për detin

Kryeminstri, Edi Rama tha sa çështja e detit me Greqinë, do t’i lihet  drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi i. Deklaratën, Rama e dha...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...