Pala shqiptare shpesh i ka mëshuar fort faktit përmes deklaratave zyrtare, se kufijtë e Kosovës janë kufij gjaku dhe askush nuk mund t’i trafikojë. Këto ditë kanë qenë mjaft të vrullshme, por situata ka marrë një tjetër hov, pas qëndrimit të Ramës. Konferenca e kryeministrave të Ballkanit në Durrës, ka shërbyer për të marrë një koment nga komisioneri Hahn, dhe nga Rama, për ndryshimin e kufijve të Kosovës.
“Nuk mund të flas në këtë moment, pasi çështja është ende në diskutim, do të ketë dhe takim tjetër në Bruksel, ku do të shihet më qartë kjo çështje”, ishte kjo përgjigjja e Hahn. Kaq mjaftoi që Rama të plotësonte tablonë, duke refuzuar që të jepte një përgjigje të tijën, duke thënë se mbështet ato që tha Hahn.
https://tiranatoday.com/topalli-dhembe-per-dhembe-me-ramen-pse-sflet-per-pazaret-me-tokat-shqiptare/
Ky qëndrim nuk i është dukur aspak normal ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, e cila përçoi mesazhin se asnjë njeri nuk ka të drejtë dhe as nuk ka mandat për të bërë pazar me tokat shqiptare.
Teksa i tërë qëndrimi ishte ndaj Ramës, ajo po kështu ka hedhur thumbin e radhës ndaj kreut demokrat, Lulzim Basha, duke e cilësuar si një person pa peshë, e që për të nuk ekziston.
Ky reagim vjen pas një heshtje që kishte pllakosur nga një prej zërave me mjaft peshë në PD. Ndonëse nuk kishte një reagim zyrtar prej saj, ajo është aktive në rrjetet sociale.
Qytetarët e shumtë i kanë dhënë shpresë e kurajo për të ngritur një parti të re, pasi janë të zhgënyer nga qeverisja e Bashës. Topalli ka zgjedhur që të mos japë asnjë qëndrim në lidhje me këtë çështje, duke zgjuar kështu dyshimet nëse do të ketë një lëvizje të re.
https://tiranatoday.com/topalli-se-shpejti-me-nje-parti/
TIRANA TODAY











